Një seancë shumë larg asaj të zakonshmes. Nga njëra anë deputetë të opozitës që tentonin të hynin në Kuvend dhe përplaseshin me Gardën, të tjerë që kthenin përmbysë karrige në sallë.
Në disa foto të publikuara nga LSA, pasi kryeparlamentarja Lindita Nikolla nisi zyrtarisht seancën, deputetë të opozitës u organizuan të zbatonin planin e tyre të radhës. Siç shihet nga pamjet, Gazment Bardhi nxjerr nga xhepi i xhupit një çakmak dhe ia jep Flamur Nokës, dhe ky i fundit ndez tymuese.
Opozitarët kishin menduar mirë që këto tymuese të ishin me ngjyrë blu, simboli i demokratëve. Mes tensioneve dhe protestave, ku opozitarët i binin tavolinave, maxhoranca me forcën e kartonit miratoi me 75 vota pro heqjen e imunitetit të Berishës, duke i hapur kështu rrugë arrestimit të tij.
/f.s