• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë nuk tha gjenerali Wesley Clark!

by Dritan Hila
20/11/2025 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Parë me syrin që të jep largësia në kohë dhe si është situata sot në botë, fakt që e përmendi edhe Clark në fund të dëshmisë së tij, aksioni amerikan i para 26 viteve ishte një ngjarje e cila nuk kishte ndodhur më parë dhe nuk do të ndodhë edhe për shumë kohë.

26 vite më parë, një shtet 4 herë më i madh sesa Kosova (4 herë më e madhe është edhe Rusia krahasuar me Ukrainën), u sul që të mbyllte hesapet me një qendër irredentizmi dhe kokëçarjesh, duke spastruar popullsinë kundërshtare dhe lënë pakicën konformiste.

Në ato mote Kosova ishte ku e ku më keq se Ukraina sot.

Ca më keq se Ukraina që ka një shtet dhe para fillimit të luftës ishte fuqia e 22-të ushtarake në botë, Kosova ato mote kishte vetëm vullnetin dhe guximin (mbase edhe çmendurinë) e një grushti të rinjsh që ose të çliroheshin ose “ta bënin dekën si me le”.

Në ndryshim nga Ukraina e cila pati që në fillim përkrahjen e perëndimit, në fundvitet e shekullit të XX-të, Serbia ende gëzonte simpatitë e perëndimit dhe të së majtës evropiane.

Çlirimtarëve të Kosovës u duhej të përballeshin me paragjykimin e tyre nga terroristë deri në fundamentalistë islamikë, paragjykim që e shlyen me mund e gjak të madh.

Ndryshe nga Ukraina, e cila që në ditët e para u përkrah me armatim dhe logjistikë, shqiptarët e UÇK-së u armatosën me kallashët e ndryshkur që i blinin sa frëngu pulën.

Dhe në ndryshim nga Zhelenski që vinte nga komedia, djemtë e UÇK-së vinin nga drama e rrahjeve, persekutimit të identitetit të tyre kombëtar, burgosjet, dhe përbuzja.

Për një fat të vendosjes së yjeve, amerikanët tërhoqën zvarrë gjithë Evropën që të mbronin një popull të mjerë, të varfër, pa miq, të harruar në një cep të historisë.

Në një botë që po zdërhallej në kënaqësinë e një fitoreje mbi bllokun lindor, të cilës nuk i bënin më përshtypje masakrat si ato të Somalisë, Ruandës, apo ish-Jugosllavisë, të çoje në luftë për një cep të harruar të Evropës, aleancën më të madhe që ka njohur bota, për një vend ku nuk kishte asnjë interes ekonomik apo strategjik, ishte meritë e disa kokave në SHBA, të cilët dolën mbi rregullat e akullta të realpolitikës.

Këtë nuk tha Clark, ish-komandanti i NATO-s që edhe për të çuar avionët në ajër duhet t’i mbushte mendjen aleatëve, ku secili kishte procedurat e tij, e të gjithë niseshin me zemër të thyer të bombardonin një vend që thellë në zemër e donin.

Pa vullnetin amerikan, UÇK-së do mbetej një lëvizje guerile që mund ta kthente Ballkanin në rajon të destabilizuar, por që Kosovën do ta linte tokë të djegur dhe Shqipërinë në teh të krizave.

Si një kavalier i vërtetë, si një shok armësh, 80-vjeçari Clark, njeriu më i fuqishëm i viteve 90-të, e solli në sytë e gjykatës UÇK-në si një krijesë të vyer të lirisë dhe drejtësisë, si një partner të barabartë të fuqisë më të madhe të gjithë kohërave. Fundja kavalierët nuk të matin nga fuqia e numrave, por nga masa e vlerave. Dhe parë me këtë sy, UÇK-ja ishte një aleate e denjë e NATO-s.

26 vite më vonë, për fat, UÇK-ja nuk zhgënjeu aleatët e saj. Liderët e saj mbetën një shembull i luftëtarëve të lirisë, duke bërë që personalitete si Rubin apo Clark të merrnin rrugën e të dëshmonin se liria ka emër, emër të papërlyer./dritare.net

Next Post
Moti i keq, evakuohen 5 familje/ Rrugë të bllokuara në disa qarqe. Pa energji fshatrat në Dibër, Kukës dhe Korçë

Moti i keq, situata më e qetë në disa qarqe! Evakuohet një familje në Librazhd. Vijon puna për zhbllokimin e rrugëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Gafa e Donald Trump, harron se presidentja e Venezuelës është grua

Trump i jep Teheranit 48 orë afat për hapjen e Hormuzit, ose SHBA-ja do të “shkatërrojë” termocentralet e Iranit

March 22, 2026
Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

Çmimi i karburantit, Rama: S’ka abuzime, monitorimi vazhdon! Ulëm akcizën për lehtësimin e shoferëve

March 22, 2026
“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

March 22, 2026
Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

March 22, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

March 22, 2026
Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

March 22, 2026
Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

March 22, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

March 22, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Berisha mbledh sot mbështetësit e tij, protesta e radhës në Tiranë para kryeministrisë

March 22, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

300 mijë me origjinë familjare bektashiane në Shqipëri

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In