Një gjumë i mirë është i rëndësishëm për nivelin tuaj të energjisë, si dhe shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Ai është gjithashtu i varur nga aktiviteti ditor, ajo që ju hani dhe pini, dhe si mendërisht sa të stimuluar jeni , sidomos në orët e para të zgjimit nga shtrati.
“Kur njerëzit vuajnë nga pagjumësia apo probleme të tjera për të fjetur, është shpesh për shkak të diçkaje që ata po bëjnë, ndoshta pa dashje, dhe gjëra që ndikojnë prishjen e gjumit,” thotë Michael Grandner, një instruktor i psikiatrisë në Universitetin e Pensilvanisë. Këtu janë disa gjëra që ju duhet shmangur gjatë natës.
Disa specialistë kanë sugjeruar se nuk duhet të përdorni pajisje elektronike, apo edhe të shikoni televizion para se të flini sepse mund ta prishë gjumin.
Një pilulë gjumi nuk është gjithmonë përgjigje. Ato në përgjithësi janë të rekomanduar vetëm për afat të shkurtër përdorimi, veçanërisht nëse i merrni ato rregullisht, bisedoni me mjekun tuaj në lidhje me opsionet tjera.
Nëse ju flini me telefonin afër shtratit tuaj, ju mund të shqetësoheni nga mesazhet që ju dërgon një mik apo familjar.
Një filxhan kafe përmban diku 80-120 miligram kafeinë në filxhan, dhe për këtë arsye ju duhet ta shmangni kafen para se të flini.