• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë ndryshimi mund të sjellin 500 milionë dozat e vaksinave që do të dhurohen nga SHBA?

by A R
11/06/2021 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara u zotuan se do të blejnë dhe dhurojnë 500 milionë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit, në kohën kur vendet e varfra po luftojnë për imunizimin e qytetarëve të tyre. Presidenti amerikan, Joe Biden, i cili ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar për samitin e vendeve më të industrializuara, G7, tha se ky është donacioni “më i madh i vaksinave”, i bërë nga një vend i vetëm.

“Derisa ekonomia amerikane po rimëkëmbet, është në interesin tonë që edhe ekonomia globale të fillojë rimëkëmbjen. Kjo nuk do të ndodhë nëse nuk e vëmë pandeminë nën kontroll në të gjithë botën”, tha Biden. Duke folur përkrah tij, shefi i kompanisë farmaceutike amerikane Pfizer, Albert Bourla, tha se ai mund të shohë “dritë në fund të tunelit”.

Shifra prej 500 milionësh tingëllon shumë, por çfarë ndryshimi do të bëjë? Biden tha se vaksinat “do të fillojnë të transportohen në gusht” në “gati 100 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme”. Një kontingjent prej 200 milionë dozash – të mjaftueshme për të vaksinuar plotësisht 100 milionë njerëz – do të shpërndahet këtë vit. Kontingjenti tjetër prej 300 milionë dozash do të shpërndahet në gjysmën e parë të vitit 2022.

Vaksinat do t’u ndahen vendeve përmes programit Covax të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe një programi të drejtuar nga Bashkimi Afrikan. Covax shpërndan vaksina në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Më herët, Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do shpërndajnë 80 milionë doza në vendet rreth botës.

Edhe disa vende të tjera të G7-ës kanë nisur të dhurojnë doza. Përveç SHBA-së, në këtë grup bëjnë pjesë edhe Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania e Madhe. Në një samit në fillim të qershorit, të organizuar nga Aleanca Globale për Vaksinim dhe Imunizim (Gavi), u njoftua se deri më tani, vendet e ndryshme kanë shpërndarë më shumë se 132 milionë doza.

Shkalla e sfidës është e madhe dhe vaksinat duhen menjëherë. “Për të vaksinuar së paku 10% të popullsisë në çdo vend deri në shtator, na duhen 250 milionë doza shtesë”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai tha se 100 milionë nga këto doza duhen në qershor dhe korrik. “Shpërndarja e vaksinave tani është thelbësore për t’i dhënë fund fazës akute të pandemisë”, tha ai. Synim fillestar i Covax-it ishte shpërndarja e dy miliardë dozave të vaksinave në të gjithë botën deri në fund të këtij viti, por objektivi tani është për 1.8 miliard doza në 92 ekonomi në zhvillim, deri në fillim të vitit 2022.

“Ne kemi shumë nevojë për një politikë të jashtme të SHBA-së dhe për udhëheqjen amerikane në këtë sfidë”, tha përmes një postimi në Twitter profesori Peter Hotez, ekspert i vaksinave nga Kolegji i Mjekësisë Baylor në SHBA. Zotimet e bëra janë ende larg 11 miliardë dozave që OBSH-ja llogarit se duhen për të vaksinuar 70 për qind të popullsisë së botës.

Arritja e këtij pragu nënkupton të ashtuquajturin imunitet të tufës. “Bota ka nevojë për fabrika të reja për të prodhuar miliarda doza më shumë brenda një viti”, shkroi në Twitter Peter Maybarduk, drejtor i Programit të Qasjes Globale në Medikamente.

Niko Lusiani, nga organizata bamirëse Oxfam America, tha se dozat e SHBA-së janë të mirëseardhura, por ato janë “një pikë në kovë në krahasim me nevojën”. Sipas Universitetit Johns Hopkins, i cili ndjek të dhënat për pandeminë, në të gjithë botën janë dhënë deri më tash mbi 2.2 miliardë vaksina./REL

/a.r

Next Post
“Çadra pistoletë dhe tritol”, si gënjeu Berisha për 21 Janarin, fshirja e serverave dhe deklaratat e rreme të mjekëve

Berisha rikthehet në krye të PD?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In