Takimi i mbajtur dje në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së BE-së Federica Mogherini, me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë serb Aleksandar Vuçiq, ka qenë takim bilateral.
Darka mes tyre ka zgjatur pak më shumë se një orë, ka qenë konstruktive por s’pati rezultate konkrete, ka thënë korrespodenti i Grupit KOHA, Augustin Palokaj, në një lidhje direkte nga Brukseli.Siç ka raportuar ai pas këtij takimi, Vuçiqi qëllimisht është shfaqur i zhgënjyer për vonesat e formimit të Asociacionit.
Vuçiqi, me këtë rast ka thënë se kanë kaluar 1800 ditë dhe ajo ende nuk është zbatuar.
Palokaj thotë se Vuçiqi ka reaguar edhe pas lajmit të marrë se u është ndaluar hyrja në Kosovë, Marko Gjuriqit dhe Nikolla Selakoviq.
“Ata do të shkojnë në Kosovë dhe do të shohim çka do të bëjnë pra!”, citohet të ketë thënë Vuçiq.Thaçi ka thënë se Kosova do të kryejë pjesën e vet të obligimit për krijimin e Asociacionit duke e formuar së shpejti Ekipin Menaxhues që do të merret me draftimin e statutit për formimin e tij.Sa i përket kësaj marrëveshje gjithëpërfshirëse, Thaçi ka thënë se mund të duket e vështirë por nuk ka rrugëdalje tjetër.Në takim, kujtojmë se Thaçi ka shkuar nga Washington ndërsa Vuçiqi nga New York, por takimi nuk kishte frymë për kompromis.
Për takimet e radhës, Palokaj thotë se nuk është përmendur ndonjë datë, por Thaçi ka thënë se do të ketë takime në një të ardhme të afërt. (b.an)