• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit?

by A R
11/08/2025 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit – por këtë herë me udhëzime më të qarta.

Ata urdhërohen ta konstituojnë Kuvendin brenda një afati 30-ditor dhe ta zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.

Por, kur mund të thirret seanca konstituive?

Nuk dihet saktësisht. Mund të jetë gjatë kësaj jave, apo më së largu javën e ardhshme, varësisht se kur publikohet aktgjykimi i plotë nga Kushtetuesja.

Seanca konstituive nuk mund të mbahet derisa Kushtetuesja ta publikojë aktgjykimin e plotë.

Sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës, bazuar në praktikat e mëparshme, Kushtetueses i nevojiten një deri në dy javë më së shumti për ta publikuar të plotë aktgjykimin.

“Ta zëmë nëse aktgjykimi publikohet të mërkurën, atëherë seanca mund të thirret menjëherë të enjten dhe pastaj të vazhdojë cikli 48-orësh”, tha Cakolli në KTV më 8 gusht.

Seanca konstituive e Kuvendit u thirr për herë të parë më 15 prill nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Që atëherë, deputetët kanë mbajtur 54 vazhdime të kësaj seance, të cilat janë udhëhequr nga kryesuesi Avni Dehari, si deputeti më i vjetër i legjislaturës së re.

Kushtetuesja tha se kryesuesi Dehari nuk ka vepruar në bazë të aktgjykimit të mëhershëm të kësaj gjykate të 26 qershorit, duke shtuar se të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik “të shpallen të pavlefshme”.

Sipas Rregullores së Kuvendit, për mbarëvajtjen e seancës kujdeset kryesuesi i seancës konstituive dhe Dehari pritet ta thërrasë seancën sapo Kushtetuesja ta publikojë aktgjykimin e plotë në Gazetën Zyrtare.

Si është pritur vendimi?

Vendimi është mirëpritur nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, por është kritikuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

LVV-ja e quajti vendimin arbitrar, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cilësuan fitore kushtetuese e demokratike, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) foli për rrëzimin e diktatit.

Sipas LVV-së, njoftimi i Kushtetueses “përbën devijim të rrezikshëm nga roli kushtetues” dhe se është “në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve”.

Deputetja e LVV-së dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thanë një konferencë për media më 10 gusht se “njoftimi i Gjykatës Kushtetuese përbën shqetësim serioz, sepse është tejkalim flagrant i kompetencave që ka Gjykata Kushtetuese”.

E pyetur nëse partia e saj do ta respektojë vendimin, Haxhiu tha: “Se cili do të jetë veprimi jonë pas këtij njoftimi, pas aktvendimit, do ta kuptoni kur të vijë koha”.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se me këtë vendim të Kushtetueses, u vërtetuan qëndrimet e partisë së tij, që LVV-ja “e ka mbajtur peng Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke e bllokuar qëllimisht dhe në mënyrë të planifikuar funksionalizimin e tij për interesa të ngushta pushteti, me veprime tërësisht jashtë Kushtetutës”.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e mirëpriti vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e cilësuar si “fitore të madhe për demokracinë”.

Ardian Gjini nga AAK-ja tha se me vendimin e Kushtetueses, “fitoi demokracia, u rrëzua diktati”.

Çfarë pritet nga aktgjykimi i plotë?

Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses, përveç se hap rrugën për mbajtjen e seancës konstituive në ditën pasuese, pritet të sqarojë më shumë gjëra.

Ajo ka mundësi t’i përgjigjet edhe një kërkese tashmë të tërhequr të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik – afati i përcaktuar më herët nga gjykata përmes një aktgjykimi.

Në aktgjykimin e saj të mëparshëm, të cilin deputetët e shpërfillën, Kushtetuesja nuk kishte treguar pasojat juridike të një shpërfilljeje të tillë.

Kushtetuesja mund të tregojë tani se cilat do të jenë pasojat, nëse deputetët e shpërfillin sërish urdhrin 30-ditor për bërjen e Kuvendit të ri.

“Ndonëse presidentja e ka tërhequr kërkesën, Kushtetuesja ka të drejtë ligjore ta shqyrtojë atë, sepse duhet qartazi se kjo është çështje me interes publik dhe kushtetues”, tha Cakolli.

Cakolli tha se afate të tilla do të jenë të destinuara për të mos u respektuar nga aktorët politikë, pasi atyre “u mungon vullneti politik për të gjetur zgjidhje, jo sepse nuk i dinë procedurat”.

“Partitë do të vazhdojnë t’i shkelin afatet për sa kohë që gjykata nuk e shkruan në mënyrë të qartë se cilat do të jenë pasojat që deputetët dhe Kuvendi do t’i bartin, në rast të dështimeve të mëtejme”, tha ai.

Kush sa vota i ka?

E gjithë kjo krizë disamujore vjen si pasojë e mungesës së një marrëveshje politike mes partive parlamentare, pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.

LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.

Derisa LVV-ja ngul këmbë se Albulena Haxhiu është kandidate meritore, disa prej partive më të mëdha parlamentare, si PDK, LDK dhe AAK, e përjashtojnë atë si “përçarëse”.

PDK-ja doli e dyta me 24 ulëse, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 9, dhe koalicioni mes AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla.

Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave.

Next Post
Korridoret e sotme, përcaktojnë drejtimin e dekadave që vijnë

Korridoret e sotme, përcaktojnë drejtimin e dekadave që vijnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Studentët ishin heronj mbi heronjtë”, Berisha: 8 dhjetori 1990, ditëlindja e lirive të shqiptarëve

“Studentët ishin heronj mbi heronjtë”, Berisha: 8 dhjetori 1990, ditëlindja e lirive të shqiptarëve

December 8, 2025
Trumpit nuk i dalin negociatat politike, përfshihet dhe në marrëveshjen Netflix–Warner Brothers

Trumpit nuk i dalin negociatat politike, përfshihet dhe në marrëveshjen Netflix–Warner Brothers

December 8, 2025
Europa kundër draftit amerikan, Zelensky në Londër për bisedime të reja për luftën në Ukrainë

Europa kundër draftit amerikan, Zelensky në Londër për bisedime të reja për luftën në Ukrainë

December 8, 2025
“Çmenduri” në Unazë, radari kap shoferin më 244 km/h, Policia apel: Rrezik ekstrem, respektoni rregullat e qarkullimit!

“Çmenduri” në Unazë, radari kap shoferin më 244 km/h, Policia apel: Rrezik ekstrem, respektoni rregullat e qarkullimit!

December 8, 2025
Bijtë e Abrahamit dhe toka e premtuar

Tri gjërat që do të ndryshojnë botën sipas Zheremi Rifkin

December 8, 2025
Nga problemet me frymëmarrjen te dhimbja e gjymtyrëve/ Simptomat që nuk duhet t’i injoroni kurrë

Infarkti kardiak po prek gjithnjë e më shumë të rinj, kardiologu shpjegon arsyet

December 8, 2025
Vrau policin dhe djalin e tij 25 vite më parë! Mediat kanadeze: Ëngjëll Brahimi nuk do ekstradohet

Vrau policin dhe djalin e tij 25 vite më parë! Mediat kanadeze: Ëngjëll Brahimi nuk do ekstradohet

December 8, 2025
Arrestohet në qendër të Londrës futbollisti i një skuadre kombëtare

Arrestohet në qendër të Londrës futbollisti i një skuadre kombëtare

December 8, 2025
Skandal në bazën e përbashkët, Izraeli survejon SHBA-të dhe aleatët

Skandal në bazën e përbashkët, Izraeli survejon SHBA-të dhe aleatët

December 8, 2025
Samiti BE – Ballkani Perëndimor 2025 më 17 dhjetor, diskutimet që priten të mbahen

Samiti BE – Ballkani Perëndimor 2025 më 17 dhjetor, diskutimet që priten të mbahen

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In