• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë ndodh pas kërkesës së SPAK për Ballukun? Hapat që ndjek Kuvendi

by Os De
16/12/2025 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse SPAK paraqet një kërkesë për arrestimin e një deputeti apo anëtari të Këshillit të Ministrave, si në rastin e Ballukut, procedura është e përcaktuar qartë në Rregulloren e Kuvendit, konkretisht në nenet 118 dhe 119. 

Hapi i parë, kërkesa shkon te Kryetari i Kuvendit 

Kërkesa për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi”, apo për çdo formë tjetër të heqjes së lirisë, i paraqitet Kryetarit të Kuvendit nga prokurori i SPAK. Kryetari i Kuvendit e përcjell menjëherë kërkesën për shqyrtim në Këshillin për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni deputetin për të cilin është bërë kërkesa. 

Njoftimi dhe e drejta e mbrojtjes
Deputeti njoftohet zyrtarisht për kërkesën dhe dokumentet shoqëruese, si edhe për datën kur Këshilli do të nisë shqyrtimin. Ai ka të drejtë të japë shpjegime me shkrim ose me gojë, të përfaqësohet nga mbrojtës ligjor, të bëjë pyetje dhe të kërkojë sqarime, në funksion të ushtrimit të plotë të së drejtës së mbrojtjes. 

Raporti i Këshillit 

Pas shqyrtimit, Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet ka afat deri në dy javë për të hartuar raportin, ku rekomandon miratimin ose rrëzimin e kërkesës së SPAK. Ky raport u shpërndahet të gjithë deputetëve. 

Seanca plenare dhe votimit 

Kërkesa për arrestim vendoset si pikë e parë e rendit të ditës në seancën plenare pasardhëse. Fillimisht fjalën e merr deputeti ndaj të cilit është paraqitur kërkesa. Raporti i Këshillit nuk diskutohet. Në fund, Kuvendi vendos me votim të hapur për dhënien ose jo të autorizimit për arrestim apo masë tjetër sigurimi. 

Afati maksimal, 3 muaj 

Nëse Kuvendi nuk merr një vendim brenda tre muajve nga paraqitja e kërkesës, atëherë kërkesa konsiderohet e rrëzuar automatikisht. 

Zbatim edhe për anëtarët e qeverisë
Sipas nenit 118, e njëjta procedurë zbatohet edhe për anëtarët e Këshillit të Ministrave që kanë status deputeti. 

Rasti i arrestimit në flagrancë  

Nëse deputeti arrestohet pa autorizim, në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë, SPAK njofton menjëherë Kryetarin e Kuvendit. Këshilli mblidhet urgjentisht dhe brenda 48 orëve harton raportin, ndërsa seanca plenare thirret po brenda këtij afati për të marrë vendimin përfundimtar. 

Kjo është rruga institucionale që ndjek Kuvendi në çdo rast kur SPAK kërkon arrestimin e një deputeti apo ministri, duke balancuar hetimin penal me garancitë kushtetuese të mandatit parlamentar. 

Next Post
Anglia përgatitet për luftën me Rusinë: “Situata më e rrezikshme se kurrë”

Anglia përgatitet për luftën me Rusinë: “Situata më e rrezikshme se kurrë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Rritet nafta, bien bursat financiare dhe kuotat e Trump-it

March 28, 2026
Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

March 28, 2026
I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

March 28, 2026
Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

March 28, 2026
“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

March 28, 2026
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

March 28, 2026
“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In