• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Çfarë ndodh pas arrestimit të Albin Kurtit

by
28/11/2015 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Kosova ka hyrë në vitin e dytë të ngërçit institucional, e që ka marrë një shtysë për thellimin e krizës me arrestimin e liderit de facto të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe disa veprimtarëve të tjerë të VV. Në fakt, të shtunën ka qenë kulmi i kësaj krize, ku të dy palët, qoftë Pozita në fuqi por edhe Opozita kosovare kanë bërë sprovën e fundit të forcës. Ka qenë ‘e mençme’ taktikisht zgjedhja e opozitës që tubimin ta përmblidhte ditën e pavarësisë, për të siguruar një pjesëmarrje të gjerë, por edhe për t’i dhënë një lloj zhvillimi të ardhmes së saj, që në fakt e kish humbur disi. Këtë e kanë arritur, por ndërkohë Opozita ka bërë dhe hapin e saj të ditur që në një farë mënyre e ka ‘vetëdorëzuar’ Albin Kurtin, që është shfaqur para turmës,  i vetëdijshëm ndaj arrestimit.

Por  ndërsa qeveria nuk ka hezituar dhe me anë të mekanizmave të saj ka vepruar fort, reagimi i saj duket disi i turpshëm, kur mendon se ende qëndrojnë barrikadat e serbëve lokalë, që e justifikon direkt Opozitën, në një farë mase …

Paçka shfaqjeve populiste dhe deklaratave në Kosovë, republika e re është futur në një spirale të rrezikshme, me anë të së cilës ka zhgënjyer sponsorat e saj perëndimorë, pasi gjendja e paqëndrueshme politike kosovare tashmë përcillet deri në Këshillin e Sigurimit dhe trajtohet me qesëndi nga kundërshtarët e kësaj pavarësie.

Opozita e Kosovës,  ndërkohë, po vazhdon vetëm në një vektor që e ka të përcaktuar qartë. Qëllimi de facto është heqja e kryeministrit aktual, Isa Mustafa që duhet thënë se lë shumë për të dëshiruar, në këtë stad të qeverisjes së Kosovës. Kjo e bën disi të sikletshme Opozitën, por edhe i ka lënë pa kauzë reale, sepse  të dyja kërkesat janë ende pa  marrë jetë. Që do të thotë se momentalisht presidentja e ka përcjellë  në Gjykatën Kushtetuese, krijimin e “Bashkësisë”, kurse demarkacioni me Malin e Zi është ende i paratifikuar, që nëse mund të kishte një vullnet të mirë mund që të rregullohet lehtësisht  me mekanizmat parlamentarë. Për më tepër  në tavolinë këto ditë, për zbutjen e këtij ngërçi, është një propozim tejet interesant i deputetëve Vjosa Osmani dhe Ilir Deda.

Me pak fjalë janë të gjitha mekanizmat që kërkesat e opozitës të kenë një trajtim, por ajo që shihet nën hije është se ka një sens për shmangien e vëmendjes ndaj Gjykatës Speciale, që do të thotë se shumë personazhe që bëjnë sot ligjin në Kosovë, duan ende  të peshkojnë të qetë. Dhe nëse gjërat shkojnë keq, ashtu siç edhe kanë nisur, atëherë Kosova hyn realisht në vitin e dytë të “ngërçit” politik dhe institucional, që do të thotë edhe shtyrje e afatit të Gjykatës dhe përbën atë stad që Presidenten e vendit duhet ta detyrojë ta shpërbënte Kuvendin dhe të shpallte zgjedhjet e jashtëzakonshme sipas ligjit. Aman, sido që të ndodhë, Gjykata Speciale i pret aty pas derës të gjithë ata që kanë gjynahe.

 

Next Post

Koço Danaj: Arrestimi i Kurtit, akt anti-shqiptar e pro-serb

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

March 5, 2026
Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

March 5, 2026
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, analisti tregon prapaskenat: Berisha po përpiqet të…

Tomor Dosti vdiq i lirë

March 5, 2026
Sekretariati i Etikës merr vendimin, Agron Shehaj përjashtohet nga punimet e Kuvendit për 20 ditë

Sekretariati i Etikës merr vendimin, Agron Shehaj përjashtohet nga punimet e Kuvendit për 20 ditë

March 5, 2026

Votëbesohen në Kuvend 7 ndryshimet në Qeveri, ja votat e ministrave PRO dhe KUNDËR

March 5, 2026
Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

March 5, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

March 5, 2026
‘O ushtar i bandave’, Balla debat me Bardhin për Ballukun: Më 12 mars do jetë gati raporti ynë

‘O ushtar i bandave’, Balla debat me Bardhin për Ballukun: Më 12 mars do jetë gati raporti ynë

March 5, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

March 5, 2026
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

“Brenda vitit vjen Brakiterapia”, Sala për mungesën e barnave të Onkologjiku: Po kërkojmë zgjidhje definitive!

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In