Ushqimi pikant është i preferuar për shumë persona. Dihet se ky lloj ushqimi stimulon funksionimin e duhur të metabolizmin mirëpo, nëse e teprojmë me ushqim djegëse, këto 5 dëme i ndodhin organizmit.
- Dhimbje e madhe e lukthit dhe përkeqësim i ulçerës së stomakut. Nëse përballeni me diçka të tillë, është koha të hiqni dorë ose të reduktoni ushqimin pikant.
- Barkqitje. Specat djegës irritojnë zorrët dhe kjo bënë që ju të përballeni me barkqitje. Në fakt, kjo ju ndodh shumë shpesh personave që e teprojnë me ushqim pikant.
- Iritim i buzëve. Tharja dhe çarjet e lehta në lëkurën e buzëve janë një tjetër gjë që shkaktohen nga konsumimi i shpeshtë i ushqimit pikant.
- Probleme me shqisën e shijimit. Ushqimi pikant bënë që për pak kohë të mos dalloni shijen e ushqimeve.
- Djersitja. Konsumimi i vazhdueshëm i ushqimit djegës ju bënë që të djersiteni në mënyrë të vazhdueshme dhe të tepërt.











