• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Çfarë na tregon dasma e Alex Soros për rolin e SHBA-së së Trump në punët e Shqipërisë

by Ardit Rada
18/06/2025 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada/

Ky Rama është i çmendur apo si? Merr gruan e shkon në dasmën e armikut të Donald Trump në zemër të Amerikës? Po dosja Mcgonigal? Po urimi i thartë për zgjedhjet e 11 majit? Po aleatët e Berishës brenda kompanive të lobimit? Po i madhi Chris Lacivita? Ku shkuan gjithë këto gropa thithëse që do të merrnin me vete Edi Ramën dhe pushtetin e tij 12 vjeçar?

Populli i djathtë (por edhe të tjerë në qendër apo të painteresuar) ka bërë të paktën njërën nga këto pyetje këto ditë teksa ka mësuar se çifti Rama do të merrte pjesë në dasmën e Alex Soros, pasardhësit të “kuçedrës” liberale Xhorxh. Jo vetëm kaq. Do të shtrëngonte duart me çiftin Klinton, me Kamala Harris, shefin e senatorëve demokratë Shumer e plot liberalë të tjerë që në Amerikën e sotme të Donald Trump shihen si një lloj murtaje politike.

E megjithatë Rama shkuar aty dhe ka mbajtur edhe fjalim për nder të mikut të tij Alex. Ka pozuar edhe për albumin fotografik të çiftit të sapomartuar dhe nuk është fshehur askund. Me një fjalë ka vajtur “si për dasëm” në Amerikën që vetëm pak orë më parë prangoste një kandidat demokrat për kryetar të Bashkisë së Nju Jorkut!

Sfidë më të madhe se kaq për një politikan të vockël Ballkani zor se gjen. Një sfidë nga ato që të fshijnë të gjithë paragrafin që kishe ndërtuar në kokë para 11 majit, në lidhje me fatin e zi që SHBA po gatuanin për Edi Ramën.

Dasma e Alex Soros na tregon indirekt disa gjëra të rëndësisme që lidhen me raportin aktual mes vendit tonë dhe Amerikës trumpiste. Së pari na provon edhe një herë, nëse kishim nevojë, se politika e re e Uashingtonit ndaj nesh është indiferenca. Ajo indiferencë që aplikohet sot si një doktrinë e mirëfilltë e administratës Trump ndaj vendeve deri dje aleate e mike. Merruni me veten tuaj, ne kemi punët tona – kjo është maksima e re e qeverisësve të SHBA për reston e botës. Dhe natyrisht edhe për Shqipërinë e vogël.

Nga të gjitha mënyrat për të kuptuar pozicionin e sotëm të Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë, mesa duket më e qarta dhe më sarkastikja rezultoi të jetë një dasmë. Jo çfarëdo dasme, por dasma e Alex Soros, djalit të armikut të Donald Trump!
Tani, hajde thuaj që SHBA-ja “e vërtetë” është me çiftin Berisha-Meta dhe se Rama është i izoluar ndërkombëtarisht. Në një botë ku simbolika vlen më shumë se 300 konferenca shtypi, kjo është një shuplakë që flet vetë. Sepse nëse Edi Rama guxon të shfaqet me krerët e administratës Biden, Sorosët dhe gjithë atë elitë politike që Trumpi fajëson, kjo tregon dy gjëra: Se Rama nuk është as në hall dhe as në kërkim faljeje, dhe se SHBA-ja nuk e konsideron Shqipërinë më shumë sesa rreshtat e pakët të urimit për zgjedhjet e 11 majit.

Nëse dikush në PD vazhdon të mendojë ende se rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë do prodhojë një tjetër politikë amerikane ndaj Shqipërisë,atëhere le të shohë albumin fotografik të dasmës së Alex Soros që të kuptojë të vërtetën e fshehur mes fotove.

Dasma e Soros tregoi pa dashje, një realitet që opozita shqiptare refuzon ta pranojë: SHBA-ja nuk ka më kohë për t’u marrë as me vendin tonë, as me “gjuetinë” ndaj kryeministrit të tij. Aq më pak ka kohë të merret me opozitën tonë. Lacivita i mori dollarët, pjesa tjetër është legjendë dhe teori konspirative. /JavaNews

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Qershor 2025

Comments 2

  1. Anonymous says:
    9 months ago

    Kjo eshte,nji e vertet e hidhur,per ni si shqiptare,perfundimisht edhe SHBA qe mendonim se do na ndihmonin.SHBA vendi me i fuqishem i botes,me sa duke na braktisen,nga kta ndytsira,qe na shkatrruan,jeten e vendin.,Mbetemi me shprese se vendi me fuqishem i botes,nuke do braktse,popllin pro amerikan,A hajdutet,me emrin pushtetare,e te quajturen opozite,le ti fundose, sic e kane hake,bashke me sorosin e tyre.

    Reply
  2. Emër mbiemër says:
    9 months ago

    Pirdh në meçe, pirdh o anonymous. Mbaje me shkumē ti me salën.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 2026 / 46 amendamente nga PD, dy nga Erion Braçe

Shtrenjtimi i karburanteve, Braçe paralajmëron: Çmimet e vendosura nga karteli, jo tregu

March 16, 2026
“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

March 16, 2026
Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

“Qëllimi i Rithemelimit ishte që ta kthente partinë në emër të Sali Berishës”

March 16, 2026
“Nuk është një mision i NATO”, Londra dhe Berlini hedhin poshtë kërkesat e SHBA për Hormuzin

“Nuk është një mision i NATO”, Londra dhe Berlini hedhin poshtë kërkesat e SHBA për Hormuzin

March 16, 2026
Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Rivlerësim me referencat e vjetra, në 60 bashki të vendit janë ende në fuqi çmimet e vitit 2016-të

March 16, 2026
Plas debati për projektligjin/ “Zegjine Balluku ka tre seanca që nuk vjen”/ Balla-opozitës: Mos na humbni kohë

Bojkoti i Parlamentit nga PD, Balla: Nesër pr/rezolutë kundër Iranit. Kush mungon, s’ia do të mirën Shqipërisë

March 16, 2026
Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

March 16, 2026
“Më bezdisi deklarata e tij”, Gonzato i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë për ndonjë komision që të gjykojë jetën time

Arsyet e sulmit të ri të Sali Berishës ndaj Ambasadorit të BE-së

March 16, 2026
Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

March 16, 2026
Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In