• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë na provuan zgjedhjet e 11 majit!

by Denis Dyrnjaja
31/05/2025 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Përveç rezultatit zyrtar ku PS mori një mandat tjetër qeverisës dhe PD e aleatët e saj një mandat tjetër për të qenë në opozitë, për herë të katërt radhazi, procesi zgjedhor na zbuloi atë që ndoshta përfytyrohej, mendohej por nuk pranohej, tjetërsimin e votës dhe brenda vetë partive politike.

Pas certifikimit të rezultatit një proces i paprecedent ka nisur mes kandidatëve në opozitë veçanërisht në PD, të cilët pretendojnë se rezultati është deformuar, duke iu vjedhur votat njëri tjetrit. Kjo ka ndodhur edhe në garën e listës së hapur e të mbyllur në PS, por me fuqinë absolute të pushtetit të tij hegjemonist, Rama i vuri veton procesit të ankimimeve brenda të vetëve.

Vendim jo moral, por pragmatik, pasi nëse do lejonte të niste kjo sagë, do të deligjitimonte procesin zgjedhor në tërësi e do të krijonte një pështjellim total e klimë frustruese brenda llojit por edhe do të merrte përgjegjësi për të gjithë procesin në tërësi. Fakti që Rama e bllokoi e Berisha formalisht e lejoi ankimimin, nuk ndryshon gjë në brendi, pasi fakti ka ndodhur, vota është prekur dhe vullneti i qytetarëve pavarësisht nivelit apo thellësisë, është deformuar.

Kjo na konfirmon realitetin se nuk mund të kemi një proces të drejtë dhe transparent zgjedhjesh pavarësisht përpjekjeve për të krijuar perceptimin e garave reale në përballjet kundërshtare mes kampeve, por edhe përmes primareve, apo lirisë politike për të zgjedhur më të mirët ndër të gjithë brenda kampeve politike.

Në këto rrethana nuk përcaktohet dot kush është më problem një mazhoramcë që pretendohet se prek votat e kundërshtarëve, apo një opozitë ku kandidatët vjedhin votat e njëri tjetrit pa gajle. Krahasimi ndoshta duket disi i zhdrejtë dhe jo korrekt, por në thelb ka të bëjë me mendësinë që dominon sot realitetin politik, qëllimin për të manipuluar vullnetin real të njerëzve si brenda partive, ashtu dhe mes tyre në garën politike për pushtet. Tashmë këtë që na shfaqej here pas here si nocion episodik, tani e kemi faktik si një fenomen epidemik.

Dhe këtu qëndon dhe problemi primar sesi ne e mendojmë dhe ushtrojmë demokracinë. Por kjo sindromë tashmë e përhershme dhe tejet korruptive, nga ana tjetër ka edhe një anë pozitive të rëndësishme, e cila na vë para përgjegjësisë së faktit, se vota preket dhe se në fund ky që kemi nuk është rezultat real qoftë dhe për një kandidat të vetëm që pretendon deformimin e vullnetit të njerëzve, nga kolegët e e tij në parti, apo nga kundërshtarët e tij në qeveri.

Nëse prekja e votës ose ndikimi apo orientimi ndaj saj, ndodh brenda vetë grupimeve politike, atëherë çfarë pritshmërish duhet të kemi për procesin në tërësi?! Kjo pyetje nuk do të marrë dot përgjigje deri ditën kur ata që merren me rregullat e lojës, mos të mendojnë dhe hartojnë ligje e kode zgjedhore, duke patur parasysh skema dhe llogari manipulative zgjedhore për emra konkret ku jo rrallë herë përfshihet edhe vetja e vet. Nëse ka një themel mbi të cilin demokracia qëndon, është vota.

Këtë themel për fat të keq në 3 dekada demokraci vetëm e kemi shtrembëruar ose kemi menduar e tentuar dhe ja kemi arritur për ta deformuar, duke ndërtuar një realitet që të gjithë e dinë se është i gënjeshtër, por njëherësh të gjithë hiqen si jomëkatarë duke mëkatuar.

Demokracia reale në Shqipëri do të nisë ditën kur njerëzit të votojnë të lirë në çdo forum politik apo parti, pastaj të pretendohet për një garë reale mes kundërshtarëve se kush do të marrë besimin e popullit dhe përmes këtij mandati do të drejtojë në qeveri. Deri kur të vijë kjo ditë, Shqipëria nuk ka proces real zgjedhor, por marifet zgjedhor manipulator.

Demokracia fillon nga partia dhe mbi të gjitha nga liria, liria për të zgjedhur jo emëruar, liria për të debatuar e kundërshtuar e jo për t’u vënë në rresht si njerëz të nënshtruar, apo duke bërë demagogji e ndryshe duke vepruar. Jemi ende shumë larg faktit për të qenë të lirë në mendjen tonë, varësia ose autovarësia ndaj udhëheqësisë ka vrarë deri më sot shpirtin e demokracisë, votën, votën reale duke ushqyer gjithmonë e më shumë votën formale!

Next Post
Deklarata e fortë e Bislimit: Brukseli ka qenë i njëanshëm në dialogun Kosovë-Serbi

Deklarata e fortë e Bislimit: Brukseli ka qenë i njëanshëm në dialogun Kosovë-Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

March 27, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Prilli, muaji i sfidave dhe financave! Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit: Kujdes këto data kritike…

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In