• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë na mungon përveç opozitës!

by Dritan Hila
31/01/2024 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Në vitin 2015, kur Syriza në Greqi sapo kishte marrë mandatin për të nxjerrë nga kriza një vend të zhytur në borxhe dhe në prag të kaosit social, Mario Soares, ish-kryeministër dhe president i Portugalisë i cili bëri tranzicionin e vendit nga diktatura e Salazarit në demokraci dhe njëkohësisht personazh historik i të majtës evropiane, në atë kohë në moshën e nderuar të 90-vjeçëve, jepte një intervistë për italianen Corriere della Sera. Soares e vinte theksin në mungesën e solidaritetit të BE, të harresës së principeve që kishte pësuar ky organizëm që ishte krijuar mbi të gjitha si aleancë e barabartë e kombeve dhe kritikonte të majtën evropiane për mungesën e simpatisë për qeverinë e Syriza-s.

Dy vite më vonë Soares vdiq.

Përveç atyre që veçova më lart, Soares ishte një patriark i së majtës evropiane, themelues i partisë socialiste portugeze, i revolucionit të karafilave që përmbyti diktaturën e Salazarit, i anëtarësimit të Portugalisë në BE. Ishte ndër të fundit politikanë që pasi kryenin një mision për vendin e tyre, tërhiqeshin në fronin e patriarkut për të qenë korrigjues dhe orientues të botës kur ajo humbiste busullën në momente krizash.

Në botë kjo racë politikanësh është në zhdukje.

E citova Soares jo vetëm për intervistën, që edhe pse ka kaluar një dekadë më ka mbetur në mendje, por edhe për faktin se Portugalia ka një popullsi të vogël, vend relativisht i varfër dhe në periferi të BE. Por kjo nuk e ka penguar të nxjerrë udhëheqës të mëdhenj.

Është pikërisht kjo që i mungon vendit tonë. Ne kemi njohur tipa që i ngjiten pushtetit si mastiç këpucari, megjithëse nuk kanë as klas e as tru. Sot ne jemi në momentin kur njëri që ky vend i dha të gjitha postet dhe ofiqet pa bërë 50 vjeç, shkon dhe bën palestër me pantallona terital dhe flet sikur ka ngrënë qofte tek Pazari i Ri, kurse ai që kishte të gjitha shanset të ngjante sadopak me një politikan klasi, vjen vërdallë në tarracë duke folur për revolucione imagjinarë.

Aktualisht vendi nuk ka opozitë dhe ky është një problem i madh. Por nuk ka as pika reference të cilat në këto 33 vite duhet të ishin krijuar, të cilat shpesh herë kanë më vlerë sesa një opozitë institucionale, pasi ato janë pika ankorimi për njerëzit dhe orientimi për politikën. Sot më vlerë do kishte këshilla e një patriarku politik për Ramën, sesa opozita me fishekzjarrë e cila po shkatërron veten dhe institucionin e opozitës. Kurse ajo që duhet të ishte një klasë e re e cila duhet të zëvendësonte atë aktuale, ngjajnë me matrioshkat ruse të dala nga një imitim i Berishës e ca më keq me tipa që e shohin si profesion për të kapur ndonjë lek apo projekt ambasadash.

Next Post
Aksident me 2 të vdekur e 5 të plagosur, dyshohet për akt terrorist. Letra në hotel: Dua të kryej vetëvrasje

Aksidenti/ Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Milot, 2 të plagosur, njëri fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Furnizoi “Benzi-n” me naftë dhe u largua me shpejtësi pa paguar duke rrezikuar punonjësin, pranga të riut në Bulqizë

Furnizoi “Benzi-n” me naftë dhe u largua me shpejtësi pa paguar duke rrezikuar punonjësin, pranga të riut në Bulqizë

February 22, 2026
Banorët kundërshtojnë projektin TID/ Rama: Po keqinterpretohet! Është strategjike për të ardhmen e qytetit të Durrësit

Banorët kundërshtojnë projektin TID/ Rama: Po keqinterpretohet! Është strategjike për të ardhmen e qytetit të Durrësit

February 22, 2026
Fjalimi në Uashington, Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për ish-liderët e UÇK-në! Kërkesë mizore për 45 vjet burg

Fjalimi në Uashington, Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për ish-liderët e UÇK-në! Kërkesë mizore për 45 vjet burg

February 22, 2026
Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

February 22, 2026
Berisha, thirrje të hapur për sulm ndaj selive të PS/ Beqiri: Kërkon përmbysjen e rendit kushtetues

Berisha, thirrje të hapur për sulm ndaj selive të PS/ Beqiri: Kërkon përmbysjen e rendit kushtetues

February 22, 2026
Shpëtohet i riu që u bllokua në ujërat e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin e zhdukur

Shpëtohet i riu që u bllokua në ujërat e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin e zhdukur

February 22, 2026
Irani shpall organizata terroriste forcat ajrore dhe detare të Bashkimit Europian

Irani shpall organizata terroriste forcat ajrore dhe detare të Bashkimit Europian

February 22, 2026
Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

Aksident në aksin Lushnjë–Berat, një person transportohet në gjendje të rëndë në spital

February 22, 2026
Vrasja në Kavajë pas konfliktit për parkimin e makinës, bie në pranga autori i dyshuar

Vrasja në Kavajë pas konfliktit për parkimin e makinës, bie në pranga autori i dyshuar

February 22, 2026
Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In