• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë na mësuan pishinat e Irfanit

by Ilir Yzeiri
06/09/2022 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Ashtu siç ndodh rëndom në këtë vend, kur vjen puna për të gjykuar të mirën dhe të keqen publike, opinioni ndahet sipas atyre që e përfaqësojnë të keqen ose të mirën, pra, ne nuk kemi një mendim të përbashkët për atë që është e mirë dhe pozitive për të gjithë ne dhe atë që është regresive, jo produktive dhe e keqe për të gjithë ne dhe për zhvillimin tonë të përbashkët.

Opinionet për atë që ndodh dhe që bëhet spektakolare në këtë vend i japin të gjithë, por, kur shikon atë që shkruajnë dhe thonë ata që çdo aksion të qeverisë e lidhin me Edi Ramën dhe me këtë rast janë gati të çmenden, atëhere deliri arrin në kufijtë e të paimagjinueshmes. Nga ata tituj që të lënë pa frymë më ka bërë përshtypje metafora « pishinat e lirisë ». Pikërisht në këtë vorbull delirantësh, me të drejtë, Nikollë Lesi, njeriu që duam apo nuk duam ne, na pëlqen apo nuk na pëlqen ne, ka hyrë në historinë e shytpit shqiptar të pas viteve ’90 si kampioni i antiautokracisë dhe me gazetën «Koha Jonë» dha modelin e shtypit të lirë, të drejtë, të pavarur dhe guximtar, botoi këto ditë të gjithë dhunën që pesoi ai vete, gazetaret e tij dhe gazeta e tij nga Berisha e Nano.

Pra në imazhin kolektiv, ata që ndiqnin këtë debat për « pishinat e lirisë » dhe lirinë e medies në këtë vend, sillnin në mendje zyrat e djegura me napalm të gazetës « Koha Jonë » dhe narrativën e Lesit për atë që ka ndodhur në këtë vend në pushtetin e Berishës dhe nga ana tjetër për tre ditë resht shihnin se si një televizon rajonal kombëtar i Irfanit transmetonte 24 orë resht pamje nga « masakra » mbi pishinat e Irfanit. Pikërisht këtë argument doja të prekja në këtë koment.

I marrim të mirëqena të gjitha ato që pretendojnë ata që e denigrojnë aksionin e IKMT-së duke thënë se Rama ka faj që i dha leje dhe pastaj ia hoqi, që pse u kujtuan tani dhe nuk u kujtuan më parë, që gjithçka ndodhi pse Irfani i ka bërë dëm Ramws me politikën editoriale e plot pretendime të tjera. Të gjitha këto i quajmë të vërteta. Por, a është e vërtetë që Irfani ka ndërtuar pa lejë aty dhe nuk i është përmbajtur projektit ? A është e vërtetë që Irfani nuk paguan qeratë e zyrave të kompanisë mediatike, a është e vërtetë që ky njeri, po t’i referohemi revistës autoritare «Monitor» ka bërë evazion të thellë fiskal?

Pra, a janë të vërteta të gjitha këto ? Ose e shtrojmë problemin ndryshe. Kjo është një çështje administrative mes biznesmenit Irfan Hyenbelliu dhe sistemit doganor e tatimor shqiptar dhe IKMT-së. Licensën e televizionit « Nwes 24 » Irfani nuk e ka marrë që të mbrojë shkeljet ligjore të bizneseve të tij. E ka marrë që të respektojë të drejtën e informimit, raportin e duhur të programacionit, e kështu me radhë. Hapësira që kishin zënë dy pishinat e Irfanit nuk mund të krahasohen me hapësirën e televizionit dhe të medieve të tij. Me çfarë guximi ky njeri e ndot edhe këtë hapësirë tre ditë resht duke mos përfillur asnjë ligj që rregullon veprimtarinë audiovizive në këtë vend?

Pra me ç’të drejtë e vë në dispozicion të dy pishinave median e tij 24 orë resht ? Ku janë ata skifterët e lirisë së mediave në këtë vend që ndjekin konferencat e shtypit të Ramës dhe « tmerrohen » kur ai bën batuta me rioshët e medies shqiptare ? Si ka mundësi që ata punonjës të Irfanit pranojnë të vihen në shërbim të tij 24 orë resht për tre ditë dhe raportojnë nga pishinat sikur janë në Ukrainë. A kanë dinjitet këta njerëz ? A ka shoqata gazetarësh këtu që t’i mbrojë këtë të mjerë nga shfytyrimi që ju bën një biznesmen arrogant ?

Dhe problemi i fundit që na treguan pishinat e Irfanit është se në këtë vend nuk ka sipërmarrës ose nëse ka janë të rrallë. Në këtë vend ka bejlerë arrogantë që e konceptojnë biznesin e tyre si një çiflik dhe ata që punësojnë aty i quajnë si skllevër që mund t’i përdhunojnë profesionalisht si të duan. Këta të mjerë për të shpëtuar nga ky përdorim fatal që iu bën Irfani kapen pas lirisë që po u shkel Rama dhe bëhen të fortë duke artikuluar lloj -lloj marrëzirash për lirinë e medies në këtë vend si ai fëmija që kur është vetëm ne pyll këndon nga frika se mos e shqyen Rama, pra mos e lë pa punë Irfani.

Kjo është arsyeja që të rinjtë nuk gjejnë paqe në këtë vend sepse klimën e biznesit e kanë mbytyr sipërmarrës arrogantë si Irfani që mburren në publik se sa para kanë dhe nxjerrin pastaj bijtë e tyre që të tregojnë orët e çmuara jetën luuksoze dhe vanitetin primitiv. Bashkë me këta po rritet edhe një brez tjetër arrogantësh që mendon të vrasë njerëz siç bën e bija e ministrit Niko Peleshi që thotë se po ta linin do të kishte vrarë gjysmën e njerëzve në këtë vend. Kështu hapësira publike e jona është e pushtuar nga arrogantë me para e jetë luksoze. Të rinjtë tanë nuk dinë ku të identifikohen.

Nga mëngjesi në darkë një tufë gazetarësh skandalozë ju paraqesin shqiptarëve sagën e Ervis Mrtinajt duke e thirrur edhe me përkëdheli Vis Martinaj, duke treguar luanin e pasurinë e tij. Në anë tjetër Irfani u tregon të gjithëve se për hallin e tij vë ndër këmbë të gjithë punonjësit e tij dhe i detyrojnë të këndojnë ashtu siç do ai dhe si për t’i vënë kapak del edhe vajza e një ministri socialist e thotë se do të vrasë gjysmën e këtij vendi. Pastaj sa vlen që sot do këndojë Rita Ora në shesh apo që në nëntor do të vijë Dua Lipa. Deri atëherë shpresat tona do të jenë mbytyr në pishinat e Irfanit. Dhe mendoni një gjë tjetër. Shtojuni këtyre që shkrova dhe logorrenë e ligjërimit të Berishës e Metës dhe të tjerat llogaritini vetë.

Next Post
DEBATI / Valteri ‘sherr’ me Kërpaçin: Ilir Meta është kanceri i Shqipërisë. Këtë herë do fitojë sapunin…

DEBATI / Valteri 'sherr' me Kërpaçin: Ilir Meta është kanceri i Shqipërisë. Këtë herë do fitojë sapunin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In