• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë mund të bëjë Europa ushtarakisht për Kievin?

by A R
07/01/2024 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumica e armëve me të cilat furnizohet Ukraina për t’u mbrojtur nga sulmet ruse ofrohen nga SHBA. Por për momentin SHBA ka ndalur dërgimin e ndihmave ushtarake me pasoja të mëdha. Aleatët janë në dilemë.


Në fund të Dhjetorit SHBA i ofruan Ukrainës të sulmuar nga Rusia edhe njëherë armë dhe pajisje ushtarake në vlerë prej 250 milionë dollarësh, ndoshta një fond të fundit. Pak ditë më vonë, SHBA deklaroi, se mjetet financiare për mbështetjen e Ukrainës janë konsumuar. E për sa kohë Kongresi Amerikan nuk miraton mjete të reja financiare për Ukrainën, nuk mund të miratohet një paketë e re ndihme. Shtrohet pyetja, si dhe për sa kohë do mund t’i zëvendësonte furnizimet amerikane pjesa tjetër e perëndimit – deri sa Kongresi të vendosë për 110 miliardë Dollarë ndihma për Ukrainën dhe Izraelin?

Rezervat e predhave të artilerisë janë konsumuar

Një nga komponentët më të rëndësishëm të ndihmës ushtarake amerikane ishin predhat 155 mm të artilerisë, një municion standard që përdoret edhe nga vendet e NATO-s. Por dy vjet pas luftës dhe furnizimeve të vazhdueshme për Ukrainën janë konsumuar shumë nga rezervat e partnerëve perëndimorë.

Europa megjithë premtimet për mbështetjen e Ukrainës dhe nevojave të veta, nuk e ka rritur sa duhet prodhimin. Këtij boshllëku në rezervat vetjake i shtohet tani edhe mungesa e SHBA si furnizuese. Nga shkurti 2022, vetëm SHBA e ka furnizuar Ukrainën me 1,5 milionë granata. BE ka premtuar, se Ukraina deri në pranverë 2024 do të mbështeste Ukrainën me 1 milionë granata. Por shifrat të thonë, se janë dërguar vetëm 300.000 granata, shumë më pak se ishte planifikuar.

Disa vende të BE e kanë kuptuar nevojën për furnizim: Gjermania psh. planifikon të verë në dispozicion deri në vitin 2024 200.000 granata të tilla. Edhe Britania e Madhe, Finlanda, Norvegjia dhe disa vende të tjera kanë bërë premtime të afërta.

Pa mbështetjen e SHBA krijohen ngushtica furnizimi

Së fundmi u shfaqën në front madje predha 155 mm të prodhuara në Indi, megjithëse origjina e tyre e saktë nuk dihet. Pavarësisht njoftimeve të bëra furnizimet e vendeve të tjera janë në sasi shumë më të vogla krahasuar me furnizimet e SHBA. Nëse SHBA mbetet e pavendosur në mbështetjen ushtarake për Kievin, artileria ukrainase do të përballet me ngushtica serioze furnizimi. Megjithë premtimet perëndimore, prodhimi i municionit kërkon kohë, edhe nëse vendosen linja të reja prodhimi në punë.

E po qe se SHBA ndal furnizimet e sistemeve më komplekse të armëve, pasojat do të ishin edhe më të rënda. Bëhet fjalë për raketat e sistemeve të mbrojtjes ajrore, NASAMS dhe Patriot si edhe raketa për sistemin HIMARS dhe tanket mbrojtës AT-4 e Javelin. Vërtet që ka vende të tjera, që i posedojnë armë të tilla, si Australia, Norvegjia, Holanda, Lituania etj, po sasia e municioneve që kanë ato në dispozicon është shumë më e vogël se ajo e SHBA.

Edhe nëse vende të tilla teorikisht do të zëvendësonin mungesën e furnizimeve të SHBA, kjo nuk do të zgjaste shumë, sepse rezervat e këtyre vendeve do të shteronin shumë më shpejt se ato të SHBA. Kjo vlen edhe për raketat HIMARS, Javelin tanket At-4 dhe sistemet e tjera.

Aleatët para dilemës

Edhe sikur këto vende do të ofronin një pjesë të konsiderueshme të rezervave të tyre për Ukrainën, pyetja tjetër që shtrohet është, -nëse kjo do të ishte e mundur-, sa kohë do u nevojitej atyre për të rimbushur rezervat. Vendet që kanë sisteme të armëve të prodhuar në SHBA janë para një vendimi të vështirë: Sa më shumë që ata furnizojnë Ukrainën, aq më shumë do të kufizoheshin kapacitetet e tyre të mbrojtjes. Në të njëjtën kohë ata e dinë, se sasitë më të vogla që ata ofrojnë, krahasuar me furnizimet e SHBA, edhe dallimin e kanë më të vogël. Dilema nuk është e re, ajo ekziston që nga fillimi i shkallëzimit të luftës. Por tani që furnizimet e SHBA kanë rënë, ajo është shumë akute.

Nga këndvështrimi i Ukrainës ka një rëndësi vendimtare, nëse dhe kur i miraton Kongresi ndihmat e tjera ushtarake. Nëse kjo nuk ndodh në javët e ardhshme, mbrojtja e Ukrainës do të vështirësohej hap pas hapi.

Artikulli u publikua në faqen online të ZDF/ I përgatitur nga Christian Mölling,  drejtor studimor i Shoqatës Gjermanie për Politikën e Jashtme, (DGAP) dhe András Rácz, studiues i asociuar në programin “Siguria dhe Mbrojtja” i Shoqatës Gjermane për Politikën e Jashtme, (DGAP) me qendër në Berlin.

/Deutsche Welle

Next Post
Thasë me rreth 33 kg kanabis në fshatin Plan, policia: Dyshohet se i përkiste grupit kriminal prej 11 pjesëtarësh

Arrestohen 3 të rinj në Tiranë, vodhën me dhunë disa persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

April 12, 2026
Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

April 12, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 12, 2026
Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

April 12, 2026
Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

April 12, 2026
Mediat në Iran: Teherani po dislokon forca të Marinës në bregdetin jugor, përgatitet për një pushtim të mundshëm nga SHBA

Mediat në Iran: Teherani po dislokon forca të Marinës në bregdetin jugor, përgatitet për një pushtim të mundshëm nga SHBA

April 12, 2026
Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

April 12, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 12, 2026
Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

April 12, 2026
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In