• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Çfarë miku jeni sipas shenjës së Horoskopit

by A R
21/05/2019 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas marrëdhënieve dashurore, karrierës, rolit si nënë, etj duket se horoskopi ka ndikim edhe tek marrëdhënia që krijoni me miqtë.

Pak rëndësi ka nëse jeni fanatikë të miqësive të vjetra si vera apo të hapur për t’u dhënë mundësi shoqërive të reja, shpeshherë janë yjet ato që përcaktojnë karakteristikat tuaja si shoqe.

Për më tepër lexoni më poshtë:

1.Dashi: Nëse keni ndërmend të bëni mike një Dash, duhet të përgatiteni pasi është shenja më energjike e gjithë zodiakut prandaj nuk është aspak habi që ta gjeni veten nga një festë në tjetrën. Është natyrë shumë sociale dhe gjithmonë e gatshme për t’ju ofruar mbështetjen e saj kur keni nevojë. I urren gënjeshtrat dhe të ushqejë shpresa të kota, prandaj bëni mirë t’i shmangni ato nëse dëshironi ta keni mike për një kohë të gjatë.

2.Demi: Të lindurat nën shenjën e Demit janë mikeshat më besnike të zodiakut, të cilat nuk tradhtojnë kurrë besimin e tyre. Ndryshe nga ç’mund të ndodhë me shenjat e tjera, ato vazhdojnë të ruajnë me fanatizëm miqësitë e krijuara ndër vite, por kjo nuk i pengon t’u hapin dyerve edhe shoqërive të reja.

3.Binjakët: Binjakët njihen ndryshe si ‘’ndërlidhësit” socialë të horoskopit, aq sa përveç miqësive të tyre personale bëhen shpeshherë shkak edhe për krijimin e miqësive të tjera. Kanë një rreth të gjere miqësor, por janë të paktë miqtë e vërtetë që i njohin dhe nuk i braktisin kurrë.

4.Gaforrja: Gaforret i konsiderojnë miqtë pjesëtarë të familjes dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë çdo gjë për ta. U pëlqen të kalojnë kohë me miqtë, prandaj dhe shpeshherë organizojnë festa për të kaluar sa më shumë kohë bashkë. Vetëm se kur shohin që mungon dashuria dhe sinqeriteti reciprok ato ndërpresin gjithçka.

5.Luani: Luani mund të konsiderohet si mbreti ose mbretëresha e dramës, por kur bëhet fjalë për raportet shoqërore është mikesha që çdokush do të donte të kishte. Jeni besnike dhe bujare, dëgjuese e mirë dhe gjithmonë e gjindshme kur miqtë  kanë nevojë për të. Shpeshherë mund të tregoheni edhe autoritare, por e bëni këtë vetëm për të mirën e të tjerëve.

6.Virgjëresha: Nëse keni ndërmend të lidhni miqësi me një Virgjëreshë, duhet të përballeni me shenjën më perfeksioniste dhe kokëfortë të horoskopit. Por, pavarësisht kësaj ajo është shoqja e vërtetë, e sinqertë dhe që nuk i pëlqen të manipulojë situatat në favorin e saj. Mikesha Virgjëreshë është e drejtpërdrejtë dhe nuk flet kurrë pas krahëve

7.Peshorja: Nuk janë të rralla rastet kur Peshorja është zhgënjyer nga shoqëria, madje shpeshherë edhe mund t’i ketë thënë vetes mjaft me kaq ‘’Nuk do të zë kurrë më shoqe.’’, por sërish nuk hiqni dorë lehtë prej tyre. Një shoqe Peshore është e matur, dëgjuese e mirë dhe gjithmonë me mend në kokë.
8.Akrepi: Edhe pse Akrepët mund të duken disi të egër dhe seriozë në pamje të parë, janë miq mjaft besnikë. Janë shumë përzgjedhës kur bëhet fjalë për miqësitë e reja, ndoshta edhe për shkak të natyrës së tyre idealiste. Ju pëlqen të falin siguri tek shoqet dhe e mirëpresin këtë gjë edhe prej tyre.

9.Shigjetari: Shigjetari është një shenjë aventuriere dhe e dashuruar pas lirisë, dy karakteristika që i kërkojnë medoemos edhe tek miqtë. Kjo është arsyeja që i zgjedhin gjithmonë si vetja, nuk ju pëlqejnë personat e mbyllur dhe që nuk dalin jashtë kornizave.

10.Bricjapi: Jeni të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm me ata që i konsideroni miq. Thoni çdo gjë në sy prandaj shumë prej atyre që afrohen mbesin miq tuajit përgjithmonë.

11.Ujori: Fati është zemërgjerë me Ujorin pasi ka krah vetes miq të vërtetë që i ka përzemër. Herë pas here mund të ndodhë që të largoheni për pak kohë, por sa herë miqtë kanë nevojë për ndihme ju jeni të parët që ua ofroni.

12.Peshqit: Peshqit nuk e kanë shumë të lehtë të krijojnë miq, sidomos  miq te afërt, por kur kjo ndodh përkujdeseni mjaft për ta. Disa mund te përtojnë nga bujaria juaj, kështu që është mirë të tregoheni gjithmonë të kujdesshëm./Burimi ”YourTango”

Next Post
“Harku i Triumfit të Qerimajve” / Tre breza artistësh, në Amfiteatrin e Liqenit

"Harku i Triumfit të Qerimajve" / Tre breza artistësh, në Amfiteatrin e Liqenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

March 25, 2026
Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

March 25, 2026
“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

March 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Ina Rama zhduku provat e 21 janarit”/ Beqiri: Nuk ekzekutoi urdhrat për arrestimin e gardistëve

March 25, 2026
Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Nafta mbi 200 lekë/litër! Ku ndryshon Shqipëria nga rajoni?

March 25, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Kali i Saliut, tagjia e Edit

March 25, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In