• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Çfarë mesazhi jep kryeprokurori Llalla duke larguar familjen nga Shqipëria?!

by Aalison Pearse Stevens
23/09/2016 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Përgjithshme nuk i ka mohuar informacionet e dhëna nga Top Channel, në lidhje me largimin e familjes së kryeprokurorit drejt Gjermanisë, për shkak të kërcënimeve që Adriatik Llalla ka patur për shkak të detyrës. Formulimi ka qenë i tillë, që të linte të kuptohej se familja e kryeprokurorit vërtet ndodhet jashtë vendit dhe se e gjitha kjo ka si shkak cënimin e jetës së zotit Llalla dhe të familjarëve të tij, për shkak të hetimeve që po kryhen ndaj grupeve të caktuara kriminale.

E parë në këtë prizëm, situata rreth imazhit dhe pozitës aktuale të kryeprokurorit Llalla duket alarmante. Ai kërcënohet në një shkallë të tuillë, saqë është i detyruar të largojë gruan dhe fëmijët jashtë vendit! Nuk ka kërcënim më serioz sesa të detyrosh kreun e organit që “të fut në burg”, deri në atë masë sa ta detyrosh atë të marrë masa kaq drastike, sa ndarja në dysh e familjes.

Tani që lajmi doli, pritet që vetë zoti Llalla dhe stafi i tij t’i shkojnë me urgjencë në fund hetimeve që kërcëcojnë jetën e të afërmve të tij. Kjo për shkak të detyrës por edhe të pozitës së kryefamiljarit të kërcënuar. Megjithatë pozicioni i kreut të Prokurorisë së Përgjithshme e ka edhe këtë risk në fletën e tij të punës, ndonëse jo në kufinjtë e largimit nga Shqipëria të personave të familjes së tij. Vetëm se përtej hetimeve, Adriatik Llalla i detyrohet sot opinionit publik diçka më shumë se një deklaratë e thatë dhe lakonike.

Sepse mesazhi që ky lajm përcjell në eter për qindra mijë shqiptarët që e kanë parë e dëgjuar, është thjesht kobzi: ai duket sikur na thotë që përderisa edhe kryeprokurori e gjeti zgjidhjen duke larguar familjarët, në vend që ta gjente duke kërkuar dhe gjetur drejtësi ndaj kriminelëve, ne të tjerët, shtetasit e thjeshtë e pa badigardë të këtij vendi, kushedi se ku duhet arratisemi për të shpëtuar kokën. Natyrshëm që shqiptari zakonshëm riskon sot me më pak se kryeprokurori i Republikës, por kjo rrethanë nuk e bën më të lehtë dhe më të tretshme atë që mësuam në drekë nga mediat. Përkundrazi. Është mëse e kuptueshme që një kryefamiljar të ketë të gjithë preokupimin e imagjinueshëm për jetën dhe sigurinë e njerëzve të tij të dashur. Por një familjar që është njëherësh edhe kryeprokuror, duhet të ketë preokupim edhe për postin që ban dhe mesazhin që jep.

A nuk do të ishte më me vend që kryeprokurori të mos gjente një zgjidhje kaq “komode”, sa ajo e largimit të familjarëve nga vendi? A nuk është një gjest rezistence edhe në këto kushte, pjesë e integritetit dhe dinjitetit të shtetarit që përplaset me krimin, e nuk ikën prej tij? Apo që në fund të fundit, në rast se nuk e duron dot presionin e detyrës së vështirë që ka marrë mbi vete, të japë dorëheqjen, për të siguruar paprekshmërinë e vetes dhe të familjarëve? Nëse hedhim një sy në Italinë fqinje dhe në vitet e saj të errëta të Mafies, do të gjejmë plot shembuj ku prokurorët e gjyqtarët kanë rrezikuar jetën megjithe familjet e tyre.

Next Post
Guteresh në krye të votave për sekretar të OKB, Jeremiç i dyti

Guteresh në krye të votave për sekretar të OKB, Jeremiç i dyti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

April 13, 2026
Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

April 13, 2026
“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

April 13, 2026
Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

April 13, 2026
“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

April 13, 2026
Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

April 13, 2026
Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

April 13, 2026
Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

April 13, 2026
DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

April 13, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Galilei nuk di të lexojë hartat

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In