• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë konsiderohet krim lufte dhe a do të ndiqen penalisht pushtuesit rusë?

by A R
05/04/2022 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Imazhet makabre të trupave të civilëve në rrugët e Bucha-s, kanë shtuar akuzat e mëtejshme se forcat ruse po kryejnë krime lufte në Ukrainë. Gjykata Ndërkombëtare Penale tashmë ka filluar hetimin nëse po ndodhin krime lufte, ndërsa Ukraina nga ana tjetër, ka ngritur një ekip për të mbledhur prova.

Çfarë është një krim lufte?

Civilët nuk mund të sulmohen qëllimisht, as infrastruktura që është jetike për mbijetesën e tyre. Disa armë janë të ndaluara për shkak të vuajtjeve të tmerrshme që shkaktojnë, të tilla si minat tokësore dhe armët kimike ose biologjike. Të sëmurët dhe të plagosurit duhet të jenë nën kujdes, përfshirë dhe ushtarët e lënduar, të cilët kanë të drejta si robër lufte.

Ligjet e tjera ndalojnë torturën, gjenocidin, si dhe përpjekjen e qëllimshme për të shkatërruar një grup të caktuar njerëzish. Veprat e rënda gjatë luftës, si vrasja, përdhunimi ose persekutimi masiv i një grupi, njihen si “krime kundër njerëzimit”.

Çfarë është gjenocidi?

Gjenocidi përkufizohet në të drejtën ndërkombëtare si vrasja e qëllimshme e njerëzve nga një grup i caktuar kombëtar, etnik, racor ose fetar, me qëllim të shkatërrimit të grupit, qoftë tërësisht apo pjesërisht. Si i tillë, gjenocidi është një krim specifik lufte që është më i madh se vrasja e paligjshme e civilëve.

Gjenocidi konsiderohet si krimi më i rëndë kundër njerëzimit. Përpjekjet e nazistëve për të zhdukur popullsinë hebreje në vitet 1940, ishte pikërisht një gjenocid, shfarosje e qëllimshme.

Neni 2 i Konventës së Kombeve të Bashkuara për Gjenocidin, e cila hyri në fuqi në janar 1951 e përkufizon gjenocidin si akt i kryer me qëllim. Konventa përcakton një sërë veprimesh të cilat mund të çojnë në gjenocid:

– Vrasja e anëtarëve të grupit

– Shkaktimi i lëndimeve të rënda trupore ose mendore për anëtarët e grupit

– Shkatërrimi dhe izolimi i një grupi nga kushtet bazike jetësore, për të sjellë shkatërrimin e tyre fizik, tërësisht ose pjesërisht

– Vendosja e masave për parandalimin e lindjeve

– Transferimi me forcë i fëmijëve të grupit në një grup tjetër

Konventa gjithashtu vendos një detyrë të përgjithshme për shtetet nënshkruese për të “parandaluar dhe ndëshkuar” gjenocidin.

Cilat janë akuzat e ngritura për krime lufte në Ukrainë?

Hetuesit dhe gazetarët kanë gjetur dëshmi të vrasjes së qëllimshme të civilëve në Bucha, një qytet në periferi të Kievit dhe zona të tjera aty pranë. Forcat ukrainase thonë se kanë gjetur varre masive dhe ka prova se civilët janë qëlluar për vdekje, pasi u janë lidhur këmbët dhe duart.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka bërë thirrje që presidenti rus të gjykohet për krime lufte, duke thënë se Putin është “një kriminel lufte”. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se sulmet gjithashtu janë prova të krimeve të luftës.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u shpreh se Rusia kishte “shkatërruar ndërtesa banimi, shkolla, spitale, infrastrukturën, automjete civile, qendra tregtare dhe ambulanca, veprime që për SHBA-në përbëjnë krime lufte. Në mars, një sulm rus në një teatër në Mariupol, dukej se ishte vendi i parë i konfirmuar i një vrasjeje masive. Fjala “fëmijë” ishte shkruar me shkronja gjigante jashtë ndërtesës, por kjo nuk i ndali rusët nga bombardimi.

Ka prova edhe se bomba thërrmuese – municione që ndahen në shumë bomba – kanë goditur zonat civile në Kharkiv. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, thotë se Rusia ka përdorur eksploziva termobarikë, të cilët krijojnë vakume masiv duke thithur oksigjen. Këta eksploziva shkatërrues nuk janë të ndaluar, por përdorimi i tyre i qëllimshëm pranë civilëve sigurisht që do të shkelte rregullat e luftës.

Si përndiqen kriminelët e dyshuar të luftës?

Që nga Lufta e Dytë Botërore, ka pasur një sërë gjykatash të njëpasnjëshme, duke përfshirë edhe Gjykatën për krimet e luftës, të kryera pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Shembull tjetër ishte dhe Gjykata e krijuar për të ndjekur penalisht disa nga përgjegjësit për gjenocidin në Ruandë, ku ekstremistët Hutu masakruan 800 000 njerëz në 100 ditë, në vitin 1994.

Sot, Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë luajnë një rol thelbësor sa i takon rregullave të luftës.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë

GJND vendos për mosmarrëveshjet midis shteteve, por nuk mund të ndjekë penalisht asnjë individ. Ukraina ka hapur një çështje në GJND kundër Rusisë për pushtimin. Nëse Gjykata do të vendoste kundër Rusisë, detyra e zbatimit të këtij vendimi do t’i takonte Këshillit të Sigurimit të OKB-së (KSB). Mirëpo Rusia, një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, mund të vërë veton ndaj çdo propozimi, për ta sanksionuar atë.

Gjykata Ndërkombëtare Penale

Kjo Gjykatë heton dhe ndjek penalisht kriminelët e luftës që nuk janë para gjykatave të shteteve individuale. Konsiderohet një institucion pasardhës i Nuremberg-ut, i cili ndoqi penalisht liderët më të rëndësishëm nazistë, pas vitit 1945.

A mundet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të ndjekë penalisht krimet në Ukrainë?

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, avokati britanik, Karim Khan, thotë se ka baza të mjaftueshme për të besuar se krimet e luftës janë kryer në Ukrainë  dhe ai ka lejen e 39 shteteve për të hetuar mbi këtë çështje.

Hetuesit do të shqyrtojnë akuzat e së kaluarës dhe ato aktuale, duke shkuar pas deri në vitin 2013, përpara aneksimit të Krimesë nga Rusia. Nëse ka prova kundër individëve, Prokurori do t’u kërkojë gjyqtarëve të GJNP-së, të lëshojnë urdhërarreste për t’i sjellë ata në gjyq, i cili do të mbahet në Hagë. Gjykata nuk ka policinë e saj, por mbështetet në shtetet përkatëse për të arrestuar të dyshuarit. Çështja është se Rusia nuk është më anëtare e Gjykatës, pasi u tërhoq në vitin 2016. Presidenti Putin, në këtë mënyrë, nuk do të ekstradojë asnjë të dyshuar. Nëse një i dyshuar shkon në një vend tjetër, ai mund të arrestohet, çka sigurisht nuk do të ishte aq e lehtë.

A mund të ndiqet penalisht Presidenti Putin ose udhëheqësit e tjerë rus?

Është shumë më e lehtë të identifikosh një krim lufte të kryer nga një ushtar, sesa liderët që urdhërojnë ekzekutimin e këtyre krimeve makabre. Gjithsesi, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mund të ndjekë penalisht edhe për veprën penale: “Kryerja e një lufte agresive”. Kjo akuzë nënkupton se kemi të bëjmë me pushtimin apo konfliktin e pajustifikuar të një vendi.

Mirëpo, profesor Philippe Sands, një ekspert për të drejtën ndërkombëtare në Kolegjin Universitar të Londrës, thekson edhe njëherë faktin se është e vështirë të ndjekësh penalisht liderët e Rusisë, sepse vendi nuk është nënshkrues i Gjykatës. Në teori, siç shpjeguam edhe më lart, Këshilli i Sigurimit të OKB-së, mund t’i kërkojë Gjykatës Penale të hetojë këtë vepër, por Rusia mund të vërë veton ndaj kësaj, si një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit.

Ndaj në një situatë të tillë, për Profesor Philippe Sands, efektiviteti i Gjykatës Penale nuk varet vetëm nga traktatet, por nga politika dhe diplomacia. Sands dhe shumë ekspertë të tjerë, argumentojnë se ashtu siç u bë në Nuremberg, zgjidhja qëndron te diplomacia dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Ai u bën thirrje liderëve botërorë që të krijojnë një gjykatë të vetme për të ndjekur penalisht krimin e agresionit dhe pushtimit në Ukrainë.

/a.r

Next Post
Berisha: Yuri Kim ose ka studiuar Enver Hoxhën ose është marksiste. E këshilloj guvernatoren t’iu kërkojë falje shqiptarëve se i ka ofenduar

Berisha: Yuri Kim ose ka studiuar Enver Hoxhën ose është marksiste. E këshilloj guvernatoren t'iu kërkojë falje shqiptarëve se i ka ofenduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Rritet nafta, bien bursat financiare dhe kuotat e Trump-it

March 28, 2026
Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

March 28, 2026
I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

March 28, 2026
Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

March 28, 2026
“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

March 28, 2026
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

March 28, 2026
“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In