• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë kërkon Basha! Zgjidhet shumë shpejt ‘dilema e madhe e Ramës’

by A R
07/05/2021 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aranit Muraçi

Pasi siguroi mandatin e tretë, ‘me Opozitë do të nënkuptohet vetëm Partia Demokratike’, tha kryeministri, Edi Rama. Me kundërshtar politik ka kohë që nga PD-ja nënkuptohet vetëm Partia Socialiste. Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, dy partitë e mëdha duket se e realizuan objektivin e tyre,  duke asgjësuar thuajse plotësisht partitë e vogla.

Mbetet për t’u parë, a do të qeverisin ato më tej të ndara apo do të bashkohen, siç edhe mbetet në fuqi oferta zyrtare e kryeministrit Rama, disa muaj para se  të ndahen postet në Shtator.

Interesante është oferta e Ramës, për bashkëpunim, duke e quajtur atë “pa asnjë kufi”, pra e thënë ndryshe, ‘kërko çfarë të duash!’

PD-ja jo rastësisht bëri shumë kujdes duke mbajtur gjatë gjithë fushatës distancë me LSI-në, madje po tregon të njëjtin “kujdes” duke heshtur aktualisht rreth nismës së mazhorancës për shkarkimin e Presidentit.

Përveç postit të presidentit, me siguri edhe atë të kreut të Kuvendit, përveç mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vjeshtë, çfarë “dhuratash” të tjera është gati të bëjë Rama, për të mundësuar bashkëpunimin “pa kufi” të rivalit historik, me qëllim për të zbutur klimën politike, si asnjëherë më parë në këto 30 vite.

Si fakt, kujtojmë se tre kryebashkiakë (Shkodër, Durrës dhe Rrogozhinë) ushtrojnë sot detyrën, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën. Askush nuk flet dhe as shqetësohet!

Deri në shtator, Lulzim Basha, do të konfirmohet në drejtimin e Partisë Demokratike. Shqipëria mbase çel negociatat deri në qershor. Pushimet janë të gjata dhe do të ketë kohë të mjaftueshme gjatë dy muajve të fundit të verës, pasi palët të jenë qetësuar nga kjo periudhë e gjatë dhe stresuese pandemie, për të arritur ‘marrëveshjen pa kufi’ PS-PD.

Për ta bindur, kryetarit të PD-së i është thënë: Eja dhe qeveris me ne më mirë, sepse, ndryshe vetëm nuk do të qeverisësh dot kurrë! Siç e sheh, ke hasur dhe po has vështirësi për të drejtuar PD-në! Mendo pak sikur të drejtosh i vetëm Shqipërinë!

Nëse beson se do t’ia dalësh një ditë; ne edhe në opozitë kemi treguar se dimë ta mbajmë pushtetin fort, por prapë, edhe në këtë rast nevojën tonë do të kesh për të realizuar reforma të rëndësishme, apo për të arritur atë që kërkon!

E do marrëveshjen me garanci ndërkombëtare! Hiq dorë, nëse nuk ke hequr deri tani nga kritikat për Reformën në Drejtësi, dhe je i mirëpritur prej tyre!

Prandaj bjeri shkurt dhe pranoje ofertën! Përpjekjet e kota janë humbje kohe. Propozo gjithçka, çfarë do; për momentin vetëm posti i kryeministrit është i zënë!

Nëse Basha do të refuzojë bashkëpunimin, Rama me shumë mundësi, do të faktorizojë zërat kundër tij, brenda PD-së dhe opozitës.

Shihemi për publikun me surpriza në shtator!

Next Post
EMRI: U kap duke punuar brenda një ferme kanabisi, bie në pranga 25 vjeçari shqiptar në Britani

EMRI: U kap duke punuar brenda një ferme kanabisi, bie në pranga 25 vjeçari shqiptar në Britani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

April 6, 2026
Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

April 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Prill 2026

April 6, 2026
“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

April 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

April 6, 2026
Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

April 6, 2026
Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In