• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Çfarë jemi ne, agjenci udhëtimi?”/Përplasje në KLP, akuza për abuzim me buxhetin

by A R
02/09/2025 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Lartë i Prokurorisë u përfshi nga debatet gjatë mbledhjes plenare të së hënës në lidhje me mënyrën se si do të shpenzohej buxheti i vitit 2026, por edhe për pakënaqësi që lidhen me drejtimin.

Duke marrë shkas nga vendimi i kryetares së KLP, Mirela Bogdani për të mos përfshirë në buxhet shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga një vendim gjyqësor i formës së prerë, prokurori Sokol Stojani kritikoi ashpër mënyrën se si Bogdani po e drejtonte Këshillin dhe prioritetet e vendosura prej saj.

Stojani e akuzoi Bogdanin se kishte ushtruar presion ndaj shefes së Financës për të penguar zbatimin e vendimit të Gjykatës për dëmshpërblimin e ish-sekretares së Përgjithshme. Ai tha gjithashtu se një email i tij kishte mbetur pa përgjigje, ndërsa i ishte bërë me dije se prioritet do të ishin pagat dhe organizimi i disa trajnimeve.

“O Zot! Garantimi i pagave nuk është diskutuar as në ’97-ën! As në ’97-ën! Ky është vizioni,” pyeti Stojani në diskutimin e dokumentuar me audio në faqen e KLP-së.

“Pastaj thotë se do bëjmë parashikime për 15 ‘retreat’-e…, 15? Çfarë jemi ne, agjenci udhëtimi? Si do kthehet kjo, në KLP Travel?”, shtoi ai.

Sipas tij, planifikimi i buxhetit është problem i Këshillit dhe se ka pasur veprime nga kryetarët për të penguar e sfiduar Këshillin. Sipas tij, Bodani nuk arrin të perceptojë gjëra elementare. “Detyra duhet të bëhet në bazë të ligjit”, tha Stojani.

Kryetarja e KLP, Mirela Bogdani nuk replikoi me Stojanin për çështjet që ai ngriti. E pyetur nga BIRN për akuzat, Bogdani tha se Këshilli ka kultivuar tashmë praktikën e diskutimit mes anëtarëve dhe ndarjen e shqetësimeve dhe mendimeve për çdo çështje.

“Diskutimet e reflektuara në media janë pjesë e debateve dhe optikës së gjithsecilit prej anëtarëve, i cili duhet të jetë brenda rregullave të një komunikimi etik dhe profesional. Secili është i lirë të komentojë çdo detaj të buxhetit dhe të votojë pro ose kundër,” tha Bogdani përmes një mesazhi në aplikacionin Whatsapp.

Bogdani sqaroi se takimet e punës [retreat] ishin propozuar për të trajnuar stafin dhe për të zhvilluar procese diskutimi për një listë të gjatë të rregulloreve që i kanë detyrim ligjor, në kuadrin e proceseve integruese në Bashkimin Evropian. Sipas saj, këto takime janë menduar edhe si forume shkëmbimi përvojash me drejtuesit e prokurorive apo edhe prokurorë të tjerë në sistem për çështje të vlerësimit etiko -profesional, komunikimin me median dhe publikun, etikën etj.

“KLP është institucion relativisht i ri dhe stafi apo anëtarët do duhet të marrin pjesë në aktivitete profesionale qoftë edhe me institucione homologe. Deri tani, një pjesë e aktiviteteve janë mbuluar financiarisht nga projekti i BE EU4Justice ose donatorë të tjerë, por në momentin që ata mbarojnë angazhimin e tyre ne do të duhet t’i organizojmë vetë këto aktivitete dhe kjo fillon me parashikimin në buxhet, sipas VKM që specifikon kuotat e dietave të cilat si mund të jeni në dijeni janë minimale dhe të paindeksuara me çmimet e tregut”, tha Bogdani, ndërsa shtoi se bëhet fjalë për parashikime që do të duhet të miratohen nga Ministria e Financave dhe Kuvendi.

Për akuzat e ngritura nga Stojani për ndikim në zyrën e financës, Bogdani theksoi se bëhet fjalë për diskutime me ta dhe kërkesën e saj të përsëritur për të përllogaritur në mënyrë të saktë detyrimin për pagimin e pagës dhe sigurimeve shoqërore për ish-sekretaren e përgjithshme, e cila sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, do duhet t’i paguhet paga deri në kthimin e saj në punë.

“Në tërësinë e saj, seanca kishte karakteristikat tipike të diskutimeve një një organ kolegjial, ku debatet dhe mendimet e ndryshme janë të pritshme. Qëndrimi im, në cilësinë e titullarit të institucionit, mbetet respektimi i ligjit dhe integritetit profesional në ushtrimin e detyrës me përkushtim nga çdo punonjës, në çdo nivel, për të kërkuar më pas te njëjtën qasje edhe nga të tretët”, përfundoi Bogdani. /Reporter.al

Next Post
Izraeli, bisedime me Hamas! Netanyahu dërgon delegacion në Doha, palët do flasin me ndërmjetës

Mesazhi i fundit për IDF-në, Netanyahu: Ajo që filloi në Gaza duhet të mbyllet atje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In