• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë i sjell opozitës 6 dhjetori i Sali Berishës?

by Ylli Pata
21/11/2022 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Deri tani janë vënë re disa qëndrime të përgjithshme në qasjet mbi protesën e 6 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha, ditën e samitit të nivelit të lartë të udhëheqësve të vendeve të Bashkimit Europian me ata të Ballkanit Perëndimor.

Njëri është ai i mazhorancës, ku spikat më shumë kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, i cili ka sulmuar ashpër Sali Berishën, se nxitet nga ndëshkimi që Perëndimi i ka bërë atij dhe familjes së tij.

Një tjetër nga gazetarë që mendojnë se një event i tillë i nivelit të lartë, nuk ka përse të grishet nga çështje që i takojnë politikës lokale. Ndërkaq mbështetësit e grupit politik Berisha-Meta e shikojnë këtë protestë si një akt politik që ka tmerruar mazhorancën dhe pengon atë që ata e quajnë “emërim të opozitës” nga Rama  aleatët e tij perëndimorë.

Ka edhe një qasje të grupit të fortë anti-berishist në PD, që  shikojnë këtë aksion politik, thjesht si një grimasë pantonimike të doktorit për interesat e tij të ngushta dhe jo për fatin e opozitës politike.

Praktikisht, Sali Berisha, ka zgjedhur këtë mënyrë komunikimi me Perëndimin, pasi ai është i përjashtuar nga çdo takim apo kontakt diplomatik me çdo përfaqësus shteti të NATO-s apo edhe Bashkimit Europian.

Shpallja Non Grata nga qeveria e SHBA-së dhe ajo e Mbretërisë së Bashkuar, e ka kthyer Sali Berishën në politikanin e lartë unik të një vendi të NATO-s, i cili është izoluar nga çdo kontakt apo event që politikanët e kësaj hapësire kryejnë në mënyrë rutinore.

Siç shikojmë edhe deputetë të Partisë Demokratike që marrin pjesë së bashku me kolegët e tyre nga mazhoranca, apo edhe PL-ja, në Asamblenë e NATO-s, Asamblenë e Këshillit të Europës, strukturat e Parlamentit Europian, apo të tjera.

Politikisht, të gjithë deputetët e tjerë të opozitës, si ato që janë me Berishën të rreshtuar, si ata që nuk janë me të, janë në kontakt të vazhdueshëm ndërkombëtar. Natyrisht dikush më shumë e dikush më pak, sipas peshës dhe rolit të tyre politik, apo hapësirës që zë në debatin publik.

Në fjalë të tjera, Berisha e bën këtë për tu përfillur, për të treguar se edhe pse s’e do Amerika apo Britania, vende që nuk janë në Bashkimin Europian, ai po tenton të komunikojë alla majë krahu me këtë organizëm, i cili siç dihet nuk është unik.

Brenda shteteve të BE-së ka edhe qëndrime që nuk përputhen gjithmonë me SHBA-në, që pas Brex-itit janë pa relacione me Londrën, e ku i dihet, mund të dalë ndonjë qark, një zë, një tv, apo portal nga vendet e Europës që ta fusë diku në një hapësirë, faktin se një politikan shqiptar që e konsideron veten të persekutuar nga Uashingtoni e Londra, kërkon ta dëgjojë Europa.

Po ç’farë të dëgjojë Europa? Akuzat apo kundërshtimet që opozita shqiptare ka ndaj Edi Ramës dhe mazhorancës socialiste?

Sipas të gjitha gjasave ato i di, si nga kontaktet, apo edhe nga qëndrimet publike që opozita bën çdo ditë. Ambasadat janë pikërisht për këtë gjë, për të përcjellë në kryeqytetet kryesore të gjitha zërat rilevantë që vijnë nga vendet ku shërbejnë. Plus edhe mediave apo qëndrimeve publike.

Sipas çdo logjike, Berisha nuk do që të dëgjohet, por synon me anë të akteve të tij të bëhet interlekutor. Qoftë edhe duke çuar mesazh që ky interlekutim të jetë provizor, të paktën për një farë kohe. A nuk ka Europa shumë probleme sot me krizën në Ukrainë apo atë ekonomike? Pse atëherë t’i shtohet edhe një pikë të gjithë axhendës, siç mund të jetë sanksionet si SHBA e Britania e Madhe siç thotë Taulant Balla?

Ramofili, antiopozitarizëm, janë frazat që mbështetësit e Berishës përdorin në këtë kontekst, kundër zërave që e kritikojnë atë.

Po ama, nuk i përgjigjen pyetjes krejt të thjeshtë: çfarë arrin opozita nga një protestë e sikletshme në një eveniment aq të rëndësishëm për Shqipërinë?

Thjesht vetëm ndonjë lajm në mediat e vendeve të BE-së që proteston një politikan i lartë që është dnëshkuar për korrupsion, krim të organizuar, minim demokracie e pengim drejtësie. E si backraund, siç bëjnë mediat normale do të shtojnë se në Ballkan ka shumë politikanë që janë ndëshkuar, e kështu do të përmendin: Dodikun, Sheshelin e me radhë.

E ku fiton opozita këtu? Nëse Sali Berisha, i lënduar në sedrën e tij nga SHBA e Britania, le t’i shkruajë letra pafund deri sa t’i besdisë liderëve të BE-së për çështjen e tij. Të bëjë dhe konferenca shtypi në Paris, berlin, Vjenë, Romë etj, që të bindë opinionin e atyre vendeve se ai është realisht një politikan që shqiptarët e duan, por ja kanë me hile të tjerët.

Por çdo lider i BE-së e ka lexuar sipas të gjitha gjasave dosjen e Shqipërisë përpara se të vendoosnin në mënyrë unanime për Samitin e Tiranës. Ku ndodhet natyrisht edhe perceptimi popullor për Sali Berishën. Madje, sipas të gjitha gjasave prandaj e kanë marrë, për të dhënë një sinjal politik ndaj tij por edhe aleatit të ngushtë Ilir Metës.

E sipas gjasave, të dy e dijnë mirë, por thjesht duan të japin sinjale se “ata nuk dorëzohen”. Po pra; ata, por jo opozita. Ka shumë gjasa që liderët e BE-së edhe të takojnë apo darkojnëe me opozitën. E këtu nuk ka fare lidhje argument i emërimit të opozitës. Pasi tjetri nëse nuk do të takojë apo hajë darkë me ty, është çështje dëshire e jo imponimi…

Next Post
Tragjedia/ Kush ishte Vera Myrtaj, shqiptarja në Itali që u vra nga bashkëshorti: Njërën prej vajzave e kishte në karrocë

Tragjedia/ Kush ishte Vera Myrtaj, shqiptarja në Itali që u vra nga bashkëshorti: Njërën prej vajzave e kishte në karrocë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In