• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë i shtyn femrat beqare pas meshkujve të martuar?

by A R
18/04/2016 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ato thjesht nuk e shikojnë më si “njeri të martuar”, por si mashkullin tërheqës dhe të ëmbël nga zyra, i cila ka një grua të tmerrshme.

Edhe pse thonë që nuk do ta bënin kurrsesi…

Nëse i pyesni një mijë beqare nëse do të kishin marrëdhënie seksuale me një mashkull të martuar, rreth 999 prej tyre do të thonë “nuk ka shans!” Por, megjithatë, herët a vonë, shumë nga ato do ta bëjnë pikërisht atë gjë.

Është vështirë të arrihet deri tek të dhënat e besueshme statistikore, por konsensusi i hulumtuesve në lidhje me tradhtinë është që, në ndonjë moment të jetës së tyre, rreth pesëmbëdhjetë deri njëzet për qind e femrave të pamartuara do të kenë aferë me një mashkull të martuar.

Pse ekziston një ndryshim i madh në mes fjalëve dhe veprave? A dëshirojnë femrat e pamartuara të lënë përshtypjen e “vajzës së mirë” në publik, dhe “vajzës së keqe” në shtrat? Ndoshta. Por mendojmë që ka shpjegim edhe më të mirë.

Femrat e pamartuara vërtet mohojnë, në mendje, të kenë seks me meshkujt që janë në martesë, transmeton Koha.net. Por, kur njoftojnë një mashkull të caktuar të martuar, përnjëherë ndalen së menduari për të si për “njeri të martuar”, por e shohin si “mashkull tërheqës dhe të ëmbël nga zyra, i cila ka një grua të tmerrshme.”

Shpesh ndodh rastësisht

Kur femra njofton një mashkull të martuar me të cilin fillon të ndihet mirë, barrierat kanë tendencë për t’u zhdukur, shpesh pa u vënë re. Fillon me bisedat pa sherr për punë, dhe pastaj fillon zbulimi i gjërave për jetën personale, dhe kështu ndizen shkëndijat e flirtit. Vjen deri tek prekja e lehtë e duarve gjatë bisedës, pastaj ndalen për ndonjë pije pas punës, për të arritur deri tek rrëfimi që të dy janë frustruar me jetën e tyre seksuale. Dhe pastaj fillon edhe skena e parë aq shpesh nëpër filma, prekja e këmbëve nën tavolinë…

Askush nuk ka planifikuar asgjë, por ka ndodhur. Dhe në javët apo muajt në vazhdim, ose ndoshta edhe një vit apo më shumë, jeta jetohet në ekstreme: prej periudhave të eksitimit intensiv, deri tek periudhat (më të shumta) të vetmisë, ndjenjës së fajit dhe frustrimit.

Në një moment të caktuar afera mbaron, dhe kjo zakonisht përfundon keq, ndoshta shumë keq. Dhe rrallë përfundon me martesë. Vetëm rreth tre për qind e të martuarve martohen me partneren e vet nga afera e dashurisë, dhe martesat e tilla shpesh përfundojnë me ndarje (sepse thjesht të dy njerëzit nuk i besojnë njeri-tjetrit që do to jenë besnikë përsëri).

Parandalimi është kyç

Nëse ndonjë femër vërtet dëshiron të shmangë aferën me ndonjë person të martuar, ajo duhet që me kujdes ta përcjellë ndërveprimin mes tyre. Flirti është argëtues, por shpejt mund të eskalojë nga loja e pafajshme deri tek marrëdhënia me ngarkesë seksuale.

Ja disa këshilla për të shmangur aferën me një mashkull të zënë:

– Rezistoni tundimit që t’i thoni se si trupi i tij duket mirë dhe që duhet të ushtrojë rregullisht (çka me siguri e bën për t’ju impresionuar juve).- Kurrsesi mos e nxitni që të relaksohet në bisedë, që t’ju thotë se duhet të vishni bluza të ngushta më shpesh.- Nëse ndonjëherë jeni në kafe apo drekë së bashku, fokusojeni bisedën në punë. – Mos dilni të pini pas punës, madje edhe kur janë të pranishëm një mori njerëzish nga zyra. (Aferat duket që gjithmonë fillojnë në grup të madh rreth tavolinës, dhe në fund, tri orë më vonë vetëm ju të dy, ecni dorë për dore deri tek automobili).

Shumica e aferave në mes kolegëve ndodhin rastësisht, në kuptimin që asnjëra palë nuk vërsulet kah tjetra. Përparimi nga të qenit miq në të dashuruar zakonisht nënkupton qindra hapa të vegjël, disa nga ta janë aq të vegjël saqë thjesht nuk vihen re. Por, nëse ktheheni një hap prapa dhe shikoni ku shkon marrëdhënia e juaj “kolegjiale-miqësore”, pamja është zakonisht mjaft e qartë. Sjella juaj e pavetëdijshme mund të çojë deri te katastrofa potenciale për të dy, dhe ndoshta dhe për njerëz të tjerë që as nuk i njihni./Magazina

Next Post

Berisha: Policia me dy standarte, pse nuk publikohen fotot e arrestimit të Shullazit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

March 29, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht! Në linjë me tregun ndërkombëtar

March 29, 2026
SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In