Për herë të parë pas lufte, një shqiptar zbret me helikopter në Serbi. Ishte ky mjeku ligjor Arsim Gërxhaliu, i cili në këtë shtet kishte shkuar për të kërkuar trupat e pajetë të shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit në Kosovë.
“Kam pasë probleme. 60 minuta më ka mbajt Policia, derisa kanalet diplomatike të UNMIK-ut nuk kanë intervenuar. Përndryshe, me kolegët serbë nuk kam pasë ndonjë problem. Bile, me të parin që kemi punuar në Batajnicë, njiheshim prej kongreseve.
Më tha: ‘Ndihem keq për atë çfarë ka ndodhë, por ne duhet ta vazhdojmë punën tonë’. Dhe, për 17 vite kishim bashkëpunim korrekt”, ka thënë ai për emisionin “Personale”, në RTV Dukagjini. (b.an)