• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Çfarë i ke këto? Turp të kesh!”/ Konflikti në familjen e Lekos, vajza del kundër të atit dhe mbron kunatin: Do ndaj motrën nga burri?

by Java News
08/05/2022 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artiri ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” vjehrrin e tij, Lekon për një shumë parash që ai i ka borxh prej disa vitesh. Me ndërmjetësimin e kunatës së tij, Artiri pranoi t’i jepte paratë Lekos, por shtëpia që ai  po ndërtonte rezulton se po ngrihej mbi një pronë private, jo shtetërore.

Teksa vjehrri i  Artirit nisi tëpërballej me gjyqe të njëpasnjëshme, vetë ai vuan nga një problem shëndetësor prej të cilit i duhet të operojë këmbën. Ndaj, dhëndri ka nisur t’i kërkojë paratë vjehrrit, i cili thotë se nuk ka ç’ti japë e kjo i ka sjellë në rubrikën e programit “E diela shqiptare”.

Ardit Gjebrea: Për çfarë ia dhe lekët vjehrrit tënd?

Artir: Vjehrri im donte të ndërtonte një shtëpi të vogël në fshat që të punonte atje dhe më tha nuk më mjaftojnë lekët, më jep edhe ti një shumë. Edhe mua meqenëse më ndodheshin nuk ia mbajta, duke e njohur për burrë të mirë atë fytyrën atje por nuk u tregua aq i mirë sa dukej.

Eni Çobani: Për sa kohë ia dhe?

Artir: Nuk bëmë gjë me noter.

Ardit Gjebrea: Para sa kohësh ia ke dhënë këto para?

Artir: Para 10 vjetësh, në 2012 ka filluar ndërtimin dhe tha nuk më mjaftojnë. Unë i tërhoqa, ia dhashë si njeri po ai nuk është as njeri.

Ardit Gjebrea: Brenda këtyre 10 vjetëve, sa herë ia ke kërkuar?

Artir: Pafund, sidomos që kur filloi problemi i këmbës.

Leko: Atë avaz ka patur ai.

Eni Çobani: Po ka problemin e këmbës more zotëri.

Ardit Gjebrea: O Leko, më fal pak, se thua një e dy këtë avaz ka patur. Po ti një e dy e ke patur mirësinë e avazit që ti thuash më prit ose për këtë arsye nuk t’i kthej dot lekët?

Leko: Në 2014 jam thirrur në Policinë e Shtetit në Korçë sikur unë kisha zënë rrugën e të tërë zonës, jo sikur kisha marrë pronë.

Artir: Ty të rrofshin dokumentat. Ç’i dua unë dokumentat? Piju lëngun dokumentave. Unë nuk lëviz që këtu pa më dhënë lekët ai./

Në përballjen e “Shihemi në Gjyq” mes Artirit dhe vjehrrit të tij, Lekos, merr pjesë edhe kunata e dhëndrit, Adiola. Ajo ka qenë ndërmjetëse që Leko të mundte të merrte paratë borxh nga dhëndri i tij sepse Adiola kishte bashkëbiseduar me të motrën.

Por, ajo i kundërvihet të atit sot në rubrikën e emisionit “E diela shqiptare” në Tv Klan sepse borxhi që ai i mori dhëndrit për të ndërtuar shtëpinë, e cila rezultoi të ishte mbi një tokë shtetërore e më pas private, ka sjellë konflikt familjar.

Situata e ndërlikuar rëndohet edhe më tepër sepse Artirit i nevojiten paratë për kryerjen e një operacioni e nuk mundet të punojë, kurse Leko nuk ka mundësi. Adiola i flet të atit ashpër pasi familja e motrës së saj ndodhet në vështirësi e konflikt prej Lekos.

Artir: Unë do ta sjell edhe nipin, edhe vajzën në shtëpi t’i mbash ti se unë nuk punoj dot.

Leko: Mos më prek mua!

Artir: Nuk të preka unë, ti  më preke. Bëj si të duash, gjeji ku të duash.

Adiola: Pse nuk na tregove neve që i kishe me falsifikime? Çfarë i ke këto? Do t’i marr do t’i gris! Çfarë i ke këto? Do ndaj motrën nga burri? Turp të kesh! Të kesh turp!

Leko: Turp të mbajë prokurori!

Artir: Cili prokuror mo?

Leko: Do ta gjej, ata të mbajnë turp për falsifikimet, jo unë.

Adiola: Pse nuk na the më përpara? Ç’i ke këto? Do t’i gris unë këto! Nuk më duhen këto mua! Do ndaj motrën nga burri? Nuk më duhen këto! Nuk më duhen!/m.j

Next Post
Përdorues droge/ Goditi me thikë dy vëllezërit adoleshentë që i shtypën qenin, arrestohet 43-vjeçari në Sarandë

Përdorues droge/ Goditi me thikë dy vëllezërit adoleshentë që i shtypën qenin, arrestohet 43-vjeçari në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In