• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë fuqie punëtore kërkon konkretisht Gjermania?

by A R
02/04/2023 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 2,5 milionë gjermanë janë të papunë, – në të njëjtën kohë mungojnë gati 2 milionë forca pune të kualifikuara. Çfarë do të thotë ky paradoks e ku vërehet mungesa kryesore e fuqisë punëtore?

Pasojat e pandemisë së Coronës duken se janë tejkaluar nga ana ekonomike, edhe ndaj luftës në Ukrainë dhe kostove që ka sjellë ajo duket se ekonomia gjermane është përshtatur. Kriza bankare në SHBA dhe Zvicër nuk e rëndon ekonomikë gjermane. Një recesion i thellë, si ai i shumëpërfoluri nuk pati dhe tregu i punës mbeti i stabilizuar. Por këtë javë që kaloi dy studime vunë gishtin në plagën e ekonomisë gjermane: mungesa e fuqisë punëtore në Gjermani. Instituti i Ekonomisë Gjermane, IW në Köln në Raportin për Fuqinë Punëtore, Dhjetor 2022 ka përcaktuar se boshllëku i fuqisë punëtore të kualifikuar është zvogëluar disi, por ai mbetet “në nivel të lartë”. Kurse Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, (DIHK) në raportin për fuqinë punëtore, 2022 arrin në përfundimin se “ngushticat e fuqisë punëtore po shtohen”.

Mungesë e ndjeshme në shumë fusha

Eksperti i tregut të punës, Stefan Hardege nga DIHK tha në bisedë me Deutsche Wellen se problemi i fuqisë punëtore nuk prek vetëm disa degë specifike. “Ky është një problem ndërkohë që ekziston përtej degëve të caktuara. Këtu janë të prekur shumë sektorë të ndryshëm.” Ata që kërkohen janë punonjës të transportit të shinave, makinistë dhe punëtorë që komandojnë dhe vëzhgojnë transportin e shinave. Sabine Köhne-Finster, që ka punuar për studimin e IW, Köln thotë se shumë i prekur është edhe sektori social: mungojnë pedagogë socialë, punonjësit socialë, edukatorët. Më së shumti kjo mungesë ndjehet në kujdesin shëndetësor për të moshuarit dhe kujdestarët në spitale”, sipas Köhne-Finster. Në sektorë të tjerë si në profesionet elektronike dhe ato të përpunimit të metalit vihet re mungesa jo vetëm tek punëtorët e kualifikuar, por edhe “tek ekspertët, njerëzit me arsim të lartë. Aty mungojnë shumica e ekspertëve dhe gjendja po keqësohet.”

Paradoksi i vazhdueshëm

Stefan Hardege ka përmendur prej kohësh një paradoks: Nëse shikon numrin e të papunëve në Gjermani, rreth 2,5 milionë të papunë dhe shikon numrin e vendeve të pazëna, shtrohet pyetja, pse ky paradoks.” Hardege vëren se “shpesh shohim, se kualifikimi i të papunëve në shumë raste nuk përshtatet me kualifikimet që kërkojnë sipërmarrjet.” Jo rrallë dëgjohet akuza, se të papunët nuk janë të kualifikuar sa duhet, se janë shumë të rehatuar dhe se të rinjtë nuk duan të punojnë më 8 orë në ditë. Vërtet thotë Hardege, punonjësit sot janë në një situatë më të mirë se kurrë më parë dhe mund të kërkojnë kushte më të mira pune dhe rroga më të larta. Por ata nuk janë aspak shkaku për mungesën e fuqisë punëtore. “Nuk kam asnjë të dhënë, se ky problem është i përgjithshëm.”

Kurse ekspertja, Sabine Köhne-Finster nga ana e saj kërkon më shumë fleksibilitet. “Duhet parë me vëmendje: si kanë ndryshuar profesionet? Ka profesione të tjera të përafërta? A mundem që pëmes një shkollimi tjetër dhe ndërrimit të profesionit të ndihmojë për të zvogëluar mungesën e fuqisë punëtore?” Ekspertja i vlerëson në përgjithësi “përpjekjet e politikës për të mundësuar imigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar.” Por sipas saj duhet të “forcohet orientimi profesional në shkolla, universitete dhe shkollat profesionale”.

Stefan Hardege nga DIHK nxjerr në pah një aspekt tjetër. Sigurisht që nevojiten shumë ide, thotë ai dhe është detyra e kompanive të gjejnë zgjidhje kreative. Të përpiqen të jenë më atraktivë, të bëjnë oferta të mira për të harmonizuar jetën e familjes me profesionin, apo të mundësojnë punën nga shtëpia. Megjitthatë pa kornizën e duhur të kushteve nuk do të lëvizin shumë gjëra, thotë Hardege. “E në këtë drejtim rëndësi kanë kushtet që krijon politika.”

Lehtësimi i imigrimit të punës

Më 29. mars qeveria gjermane miratoi projektligjin për të riorganizuar ardhjen e fuqisë punëtore në Gjermani dhe lehtësimin e ardhjes së punëtorëve të kualifikuar. Stefan Herdege e vlerëson këtë hap. “Kjo është gjë e mirë dhe e rëndësishme. Qeveria gjermane e ka marrë në dorë këtë ligj që në shumë sektorë shkon në drejtimin e duhur.” Por sipas ekspertëve “zbatimi i tij do të jetë shumë i rëndësishëm.” Sipas Hardege rregulloret e reja duhet të “funksionojnë shpejt dhe mirë” dhuet të krijohen strukturat e duhura. Megjithatë ardhja e fuqisë punëtore nuk mund ta zgjidhë vetëm problemin. “Ne duhet të shohim si t’i shfrytëzojmë më mirë potencialet brenda vendit, kujtoj këtu punësimin e grave apo punësimin edhe atyre që kanë moshë të caktuar. Ekspertët mendojnë, se duhen shfrytëzuar të dyja opcionet: fuqi punëtore e kualifikuar nga jashtë dhe të mos harrohen të kualifikohen punëtorët brenda Gjermanisë./DW/

Next Post
Berisha, politikë nga Shkodra me viktimat e 2 Prillit: Jemi sërish në monizëm të plotë

Berisha, politikë nga Shkodra me viktimat e 2 Prillit: Jemi sërish në monizëm të plotë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In