• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çfarë fshihet pas atentatit ndaj Briken Sanajt/ Krimi për një femër që futi në luftë dy familje në Lezhë

by
01/11/2022 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E pritën derisa zbriti bashkëshorten dhe fëmijën. E pritën sa parkoi makinën në garazh dhe pastaj e qëlluan barbarisht me kallashnikov. Mbeti i vrarë në vend, aty në hyrje të parkimit në vendin e quajtur “Kodra e Diellit”, e cila njihet si zona preferenciale, jo vetëm e të pasurve dhe njerëzve me influencë, por edhe e personave të dyshimtë.

Një krim që besohet se ishte paraprirë nga një vazhdë gjaku dhe që policia këmbëngul paraprakisht se u ndez pikërisht për konkurrencën mes meshkujsh për një femër. Policia në të dhënat e para, beson se viktima Briken Sanaj 39 vjeç, u vra për shkak të konflikteve që ka pasur më herët vëllai i tij, Antonio Sanaj. Konflikti që ka shtyrë autoritetet të hapin dosjet, lidhet me sherrin e 29 marsit 2012, që pati të shtëna armësh, e që më pas nuk u la me kaq.

Por për të marrë “barazimin”, palët qëlluan në një lokal në Lezhë, duke vrarë një të pafajshëm.

Historiku i dy familjeve kundërshtare, tregon se si dy të rinjtë që u përplasën me njëri-tjetrin, Gentian Kola nga njëra anë dhe Antonio Sanaj nga ana tjetër, u larguan nga Lezha. Ashtu si i vëllai, edhe viktima e radhës, bëjnë me dije burimet e Gazetasi.al, u larguan nga Shqipëria, por u rikthye me shpresën se hasmëritë i përkisnin të kaluarës.

Një skemë paraprake që ndërtuan agjentët e hetimit të vrasjeve, thuhet se vëllai i Briken Sanajt, pas konfliktit për një vajzë këtu e 10 vite më parë (sherr i ndodhur në Lezhë), qëlloi me armë zjarri dhe plagosi shtetasin Gentian Kola.

Nga ky vit (2012), sipas policisë, meshkujt e të dyja familjeve u vunë në gjurmim të njëri-tjetrit.

Sipas policisë, nga ky atentat i dështuar, familjet shpallën në vitin 2014 “statusin e hasmërisë” dhe në dosjet policore të Lezhës, shkruhet se familja e Viktor Kolës, e cila banon në ishull Lezhë, mund të thuhet se është në hasmëri gjakmarrjeje me familjen e Mark Sanajt, thoshte në atë kohë një agjent terreni, i cili shkruante dhe raportonte tek eprorët situatën e nxehtë.

Hasmëria dhe objektivi i gabuar

Bëhet me dije se tre vjet pas ndezjes së konfliktit për një grua, në vitin 2015, i riu që mbeti i plagosur, Gentian Kola, mori masa dhe në mënyrë gjakftohtë, përgatiti planin për t’u kundërpërgjigjur. Policia dyshoi se në korrik 2015, njerëzit që qëlluan me armë zjarri në drejtim të Antonio Sanajt, i cili gjendej në rrugën “Besëlidhja”, kishin lidhje direkte me kundërshtarët e tij. Por në këtë atentat u dyshua, po ashtu si vrasësit që ngatërruan objektiv dhe nga të shtënat ndërroi jetë aksidentalisht 23-vjeçari Kristjan Marku dhe u plagos Altin Gjonaj. Ngjarja ndodhi para 7 vjetësh rreth orës 21:35 në lokalin “Libraria” në lagjen “Besëlidhja” përballë kompleksit të shkollave, ku viktima sapo dilte nga një lokal.

Ndonëse u vendosën 5 mijë euro shpërblim dhe qytetarët protestuan duke kërkuar arrestimin e vrasësve dhe gjetjen e tyre, autorët nuk u zbuluan. Megjithatë, policia kishte në sirtar një pistë, të cilën e mbajti vetëm teorikisht, pasi edhe ndër vitet që pasuan, ajo nuk u plotësua me prova bindëse. Pavarësisht se patën në skedarë në atë kohë emrin e Gentjan Kolës, një 41- vjeçar nga ky qytet, për autoritetet nuk u realizua zbardhja e krimit, ashtu si edhe as autorësia e plagosjes së tij, që sërish u dyshua se kishte si shkrepës arme Antonio Sanajn.

Megjithatë, Policia e Tiranës thekson për Gazetasi.al se këto të dhëna janë përftuar nga analizimi i parë fill pas atentatit të së dielës. Por nuk përjashtohen edhe pista të tjera, siç është ajo e përplasjeve për ngjarje të tjera, potencialisht të ndodhura jashtë Shqipërisë. Por policia kriminale nuk është në gjendje të sqarojë se për çfarë konfliktesh bëhet fjalë.

“Mënyra si u qëllua 39-vjeçari, tregon se vrasësit e dinin që ai gjendej këtu për një ceremoni martesore të të afërmit të tij. E kanë ndjekur  qetësisht dhe në formë të kalkuluar dhe po ashtu kanë pritur derisa ai të mbetej vetëm për ta vrarë”, – shpjegon një oficer krimesh për Gazetasi.al.

Sipas tij, fakti që vrasësit e dogjën më pas makinën, tregon se krimi u planifikua qetësisht dhe profesionalisht prej autorëve. Sa i takon pistës tjetër, asaj të gjakmarrjes, policia shton se ajo është kryesorja, por ende nuk ka shoqëruar të dyshuar konkretë që janë anëtarë të familjes tjetër./GazetaSi

/e.d

Next Post
Veliaj pret ministren e Kulturës së Egjiptit: Koha për të rilidhur fijet dhe për një fillim të ri të raporteve tona

“Këshilla e vyer që më dha Luan Hajdaraga”, Veliaj rrëfen bisedën: Më tha ‘po të punosh mirë, do të flasë puna vetë’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çudira nga dosja e “Epstein”, ekskursioni (për fosile dinozaurësh) i pedofilit me elitën amerikane

Çudira nga dosja e “Epstein”, ekskursioni (për fosile dinozaurësh) i pedofilit me elitën amerikane

February 8, 2026
Organizatë kriminale brenda burgut të Janinës, drejtohej nga shqiptari i quajtur Modi

Zyrtari i lartë i KiE: Paraburgimi në Shqipëri, pesë herë më i lartë se mesatarja e BE-së

February 8, 2026
“Lëre gangsterin jashtë, me mua mos u merr”/ Rogerti ‘përplaset’ me Luizin: Po ja nxin fytyrën babait tënd

“Lëre gangsterin jashtë, me mua mos u merr”/ Rogerti ‘përplaset’ me Luizin: Po ja nxin fytyrën babait tënd

February 8, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Shkurt 2026

February 8, 2026
Të dehur në timon dhe tentativa korrupsioni, 6 të arrestuar në Durrës

Të dehur në timon dhe tentativa korrupsioni, 6 të arrestuar në Durrës

February 8, 2026
Problematika në bashkinë Tepelenë, rrezikohen disa banesa nga shkarja e dherave në fshatin Nivicë

Sërish rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit, bllokohet aksi që të çon drejt Kallmit

February 8, 2026
Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

February 8, 2026
Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave

Rama: Rihapja e TikTok-ut jo dorëzim e mbyllje sysh, vendosen filtra për mbrojtjen e fëmijëve

February 8, 2026
Ushtria ruse ngadalëson në Ukrainë, shkak i ftohti dhe mungesa e Starlink

Ushtria ruse ngadalëson në Ukrainë, shkak i ftohti dhe mungesa e Starlink

February 8, 2026
Meloni pas samitit Trump–Putin: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë!

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In