• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Çfarë fshihet në katet e ulta të Kuvendit dhe stalla e kuajve mbretërorë

by
15/09/2015 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/ 

Ministrja e shtetit Ermonela Felaj ka paralajmëruar dje në ekranin e Channel One përballë Roland Qafokut një lëvizje të jashtëzakonshme në politikë. Një ditë më pas mediat janë marrë fare pak me të, ndoshta sepse nuk është kuptuar thelbi i asaj që është thënë. Por deklarimi i ministres ka një peshë vërtet të veçantë dhe të jashtëzakonshme, aq më tepër që ajo nuk ishte thjesht një një ide e saj, por një projekt që ka kaluar edhe nga vetë zyra e kryeministrit. Çka e bën atë shumë më serioze dhe paralajmëron ndryshime dramatike në politikë. “Sigurisht që ligji (i dekriminalizimit) do të ketë efekte prapavepruese”, thotë Felaj duke bërë të qartë se kjo nuk është ideja e saj. Ajo thotë se për këtë pikë është diskutuar gjatë me haruesit e ligjit italian, referenca edhe për versionin shqiptar të dekriminalizimit të politikës. “Kemi pasur fatin që bashkë me kryeministrin të …kemi marrë përgjigje për të gjitha shqetësimet tona”, thotë ajo duke nënvizuar se lëvizja e personave të padëshiruar “…nuk është e lidhur vetëm me ata që kryejnë detyra të larta shtetërore, por në të gjithë kapilarët e shtetit”. Pra, praktikisht një tërmet që nis në Parlament me të gjithë ata që kanë pasur një të shkuar kriminale dhe vazhdon edhe me ata që janë në pushtet lokal si të zgjedhur dhe për të mos u mbyllur me nëpunës civilë që ndodhen në armatën prej dhjetra mijëra vetësh të borderove të shtetit. Që nga financierë e infermierë e deri tek police e policë, punonjës arkivi apo dhe oficerë të Forcave të Armatosura.

Nëse një akt i tillë realizohet atëherë në Shqipëri, së paku Kuvendi do të ketë praktikisht një fytyrë tjetër nga ajo që është votuar në qershorin e dy viteve më parë. Fillimisht, me një inisiativë të kryeministrit, mandati i ministrit u bë “i papajtueshëm” me atë të deputetit. Dhe pothuaj të gjithë ministrat, deri në fund të tre-katër muajve të parë të qeverisjes, njëri pas tjetrit hoqën dorë nga mandati i marrë në 23 qershor. Përjashtim bën ende ministri i financave Shpëtim Cani. Në vend të tyre në Kuvend erdhën fytyra të reja, përgjithësisht ata që vetë Rama i kishte vendosur në katet e ulta të preferencës së tij. Përgjithësiësht të panjohur dhe pa të shkuar të mirëfilltë politike dhe gra në shumicë. Tani duket se e njëjta situatë, por në rrethana të tjera dhe për motive të tjera, do të bëjë sërish “bis”: nëse paralajmërimi i Felajt do të jetë realist, një numër tjetër deputetësh të shumicës dhe të pakicës do të detyrohen të lenë mandatin. Dhe ata do të zëvënedësohen nga numra edhe më thellë listave partiake të ngurtësuara që në 23 qershor. Sipas një logjike normale me një “bjerrje cilësish politike dhe intelektuale” meqë hierarkinë e vlerave të tilla e kanë vendosur hartuesit e listave.

Duke lënë mënjanë shumë e shumë debate dhe hamendje, kryesisht për mënyrën e prapavëeprimit të një ligji, cilido qoftë ai, për ndeshjen që ndalimi i presupozuar kushtetues për t’u zgjedhur i dikujt që ka pasur të shkuar kriminale ka me të drejtat universale të njeriut, një gjë është e qartë: fytyra e re e Kuvendit të nesërm, sipas Ramës tashmë, (cituar nga Felaj), do të jetë e ndryshme me atë që është votuar me një milion vota pro dhe disa qindra mijë vota të tjera kundër dy vjet më parë.

Normalisht është vullneti i qytetarëve që përcakton ngjyrën e qeverisjes në një vend demokratik. Ai vullnet duhet të jetë dhe filtri i vetëm që ndalon hyrjen në politikë të njerëzve që nuk i lidh asgjë me këtë profesion. Në Shqipëri ky është një vullnet i deformuar prej shumë vjetësh tashmë. Sepse, sa për të marrë një shembull, si do të vepronte ky filtër në rastin e Lulzim Bashës, kryetar i opozitës që është akuzuar zyrtarisht për humbjen e nja 220 milion eurove dhe më keq se kaq, ka qenë ministër kur janë ekzekutuar pa gjyq katër qytetarë, dhe më keq akoma, ka firmosur për tjetërsim territori të Republikës së Shqipërisë? Këtë dilemë përpara vullnetit të individëve shqiptarëve, të majtë e të djathtë, nuk ka filtër që e merr përsipër ta zgjidhë. Dikur e kishte bërë Herkuli me hauret e një mbreti. Stallat e kuajve mbretërorë të Avgjisë, Herkuli i pastroi duke devijuar në ta ujin e lumit, por në Tiranë as nuk ka Herkul dhe mes saj rrjedh vetëm Lana që ka nevojë të pastrohet vetë.

Next Post

Khaleesi kundër "Game of Thrones": Skenat e seksit janë të tepërta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In