• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë fshihet në arkivat e Bill Clinton? Zbardhet pakti me Moskën për çarmatimin e Ukrainës

by A R
04/03/2025 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moskë, 14 janar 1994. Presidenti amerikan, Bill Clinton, ai rus, Boris Jelsin dhe ukrainas, Leonid Kravchuk firmosin marrëveshjen e çarmatimit bërthamor të Ukrainës. Eshtë fillimi i kthesës në marrëdhëniet e vështira Moskë-Kiev, që do të çojë tek një tjetër firmë, atë të Memorandumit për garancitë e sigurisë, në 5 dhjetor 1994 në Budapest. Me atë memorandum, Amerika dhe Rusia angazhohen të respektojnë kufijtë ukrainas.

Eshtë një triumf për Clintonin, që nga njëra anë është i zënë me luftërat në Ballkan dhe nga ana tjetër me krizën e radhës izraelito-palestineze, të cilat të dyja rrezikojnë rendin e ri europian, që ai dëshiron të ndërtojë. Presidenti amerikan ka ndërmjetësuar për dy vite mes Moskës dhe Kievit, por e di mirë që ka fituar vetëm betejën e parë, të një fushate shumë të vështirë.

E demonstrojnë dy dokumenta të Shtëpisë së Bardhë, që i përkasin dhjetorit 1993, të bërë publikë nga Biblioteka Clinton, me titull “Politika amerikane kundrejt Europës Qendrore dhe Lindore”. Mbi 30 vjet më vonë, leximi i tyre hedh jo pak dritë. Pavarësisht mirëkuptimit mes Clintonit dhe Jelsinit, Shtëpia e Bardhë druhet se mos Rusia kërkon një lloj protektorati mbi Ukrainën dhe republikat e tjera sovjetike.

Dokumentat nuk aludojnë për mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake ruse në Kiev në rast krize, por duke iu referuar në mënyrë eksplicite Moskës, ato pohojnë nevojën për “të vendosur parimin që asnjë shtet nuk ka të drejtën të mbrojë minorancën e tij etnike, në një shtet fqinj”. Kjo është pikërisht arsyeja që përdori Putini kur pushtoi Krimenë 10 vjet më parë.

Të drejtat e njeriut

Sipas dokumentave, Organizatës për Sigurinë dhe bashkëpunimin në Europë, OSCE me seli në Varshavë, i takon mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në ata që i quajnë NIS (shtetet që sapo kanë fituar pavarësinë), mes të cilëve edhe Ukraina. “OSCE duhet të ketë prioritetin në këtë drejtim, dhe Komisari i lartë për minorancat duhet që të mbështetet. Ndalohen ndërhyrjet e njëanshme…  OSCE duhet të marrë pjesë gjithashtu në parandalimin e konflikteve dhe misionet e saj afatgjata duhet të përfshijnë edhe personel ushtarak. Duhet që të pajiset me shërbim të fshehtë, logjistikë dhe komunikime për të forcuar grupin e reagimit të shpejtë, për të cilin u diskutua në Romë”.

Operacionet shumëpalëshe, bëjnë të ditur dy dokumentat, mund të jenë më efikase. Shtëpia e Bardhë, megjithatë është e vetëdijshme që OSCE mund të dështojë, dhe për t’i lehtësuar suksesin i propozon presidentit Clinton që “të krijojë një ndjesi stabiliteti dhe sigurie në Europën Qendrore dhe Lindore dhe të vendosë një urë mes saj dhe Rusisë, si dhe vendeve që sapo kanë fituar pavarësinë, duke mos lejuar ngritjen e barrierave të reja”. Si? “Duke i integruar të gjithë. Të parat Rusia dhe Ukraina, në një sistem euro-atlantik sigurie ku marrëdhëniet mes shteteve të jenë paqësore dhe konstruktive, ashtu si ato të vendeve anëtare të NATO-s”.

Shtete satelite

NATO, shtojnë dokumentat, “në këtë kuadër mund të zhvillojë operacione paqeruajtëse dhe menaxhimi krizash, tashmë jo vetëm me mandat të OKB, por edhe OSCE-së”. Për këtë qëllim “është urgjente që ne të nxisim marrëveshjet mes qeverive të ndryshme”. Në retrospektivë, këto propozime Clintonit iu dukën ambicioze. Por i përgjigjeshin asaj që presidenti amerikan e kishte pagëzuar “demokracia e brezit të dytë”, epoka e reformave politike, ekonomike dhe sociale në ish vendet komuniste, duke përfshirë Ukrainën. Shtëpia e Bardhë donte që të të gjithë këta vende “të shihnin që Amerika është me ta për një kohë të gjatë”, dhe do i ndihmojë, ashtu siç do i ndihmojë dhe Bashkimi Europian.

Në dokumenta premtohet “krijimi i një Instituti të demokracisë, qeverisës dhe privat njëkohësisht, me seli në Uashington, dhe krijimi i një Komisioni të demokracisë në ambasadat amerikane, në mbështetje të progameve ndëretnike dhe ndërajonale”. Sugjerohet mobilizimi i shpejtë i OJF-ve.

Projekti është ambicioz dhe i mbështetur edhe nga Europa perëndimore, por, siç informohet Clintoni përmes dokumentave, jo nga Europa Qendrore dhe Lindore, ish shtetet satelitë të BRSS. Disa prej tyre vazhdojnë të shohin tek Rusia një armik dhe në futjen e tyre në NATO, një garanci që nuk do i nënshtrohen më kurrë asaj. Për këtë arsye, Shtëpia e Bardhë kërkon “një koordinim në rritje mes BE dhe organizmave të tjerë rajonalë, si ai ekonomik i Detit të Zi, që udhëhiqet nga Rusia dhe nga Ukraina”.

Dokumenti nënvizon që “nga ana jonë nuk duhet të ketë dallim në rajtimin mes vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore si dhe shteteve që sapo kanë fituar pavarësinë. Veç kësaj, ashtu sikurse Rusia nuk mund të ketë të drejtën e vetos mbi vendimet e ish shteteve të saj satelite, ashtu edhe ish shtetet satelite nuk mund të vihen kundër Rusisë”.

Jo planit Marshall

Ai që dokumentat e përjashtojnë në mënyrë eksplicite është një Plan i ri Marshall i cili të përfshijë Europën Qendrore dhe Lindore si dhe shtetet që sapo kanë fituar pavarësinë, dhe që do të hidhte themelet për një rimëkëmbje ekonomike paneuropiane dhe një paqe jetëgjatë. SHBA nuk kanë më mjete. Mund të nxisin vetëm investime private, të japin hua, të promovojnë ndërtimin e infrastrukturave transrajonale, e kështu me radhë. “Ndonëse në vitin 1989 procesi i reformës ka patur progres të fortë – është konkluzioni – sidoqoftë suksesi nuk është ende i sigurt”. Shtëpia e Bardhë është e vetëdijshme që, nëse reformat do të ishin të pjesshme apo shumë të ngadalta, mund të shpërthenin konflikte. Por nuk ndalet në vatrat e mundshme të tensionit. Në periudhën menjëherë pas Luftës së Ftohtë, është e përqëndruar në Europën lindore dhe Rusinë.

Në dritën e kësaj dosjeje, administrata Clinton mund të shfaqet shumë optimiste, në mos jorealiste. Por në vitet nëntëdhjetë, vite lufte por edhe shprese, ndodhën ndryshime të mëdha. Ndër arsyet përse nuk vazhduan, përmenden padyshim terrorizmi dhe kriza financiare e vitit 2008. Por përmenden edhe ndryshimi i krerëve në Uashington dhe Moskë.

Pas një muaji mjalti të shkurtër, marëdhëniet mes Bushit të vogël dhe Putinit u prishën dhe Obama nuk diti t’i përmirësojë. Parandalimi i krizave nuk është shfaqur më në axhendën e Amerikës, aq më pak në atë të BE-së. Putini ka mundur kështu t’i rikthejë Rusisë ëndrrën e superfuqisë. / Bota.al

Next Post
“Më kanë ndaluar çdo takim e komunikim”, Veliaj:  Jam në burg me një letër anonime, çfarë mund të më bëjnë më shumë?

Erion Veliaj kërkon kthimin e celularit të sekuestruar, mbahet sot seanca në GJKKO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

January 7, 2026
Ilir Demaliaj mllef me të gjithë: “Ermal ti se përmende fare Shqipërinë, përse janë kaq krenar me ty?”

“Më thanë hidh firmën bëhu spiun”, Ilir Demalia hap dosjen në studio e tregon si e ndiqte Sigurimi i Shtetit

January 7, 2026
Moti i keq, 800 banesa me ujë në Durrës/ Ministri Vengu: 180 persona janë evakuuar. Rreziku nuk ka kaluar

Përmbytet vendi… po dëmshpërblimet?/ Ministri Vengu: Asnjë nuk do përjashtohet, është detyrim ligjor!

January 7, 2026
Bisedimet e paqes, sekretari amerikan Rubio: Ukraina do të jetë e pavarur dhe e begatë

Rubio paralajmëron takim me Danimarkën për Groenlandën, NATO përballet me krizë nga kërcënimet e Trumpit

January 7, 2026
Ligji për Barazinë Gjinore, Gjin Gjoni bën thirrje për referendum: Duhet të ngrihemi, për të mbrojtur vlerat familjare!

Gjin Gjoni: Pas Janarit do të ketë lëvizje tektonike ndaj qeverisë Rama

January 7, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Berisha i ftoi në tryezë të Premten, deputeti i Lëvizjes Bashkë e refuzon: Jeni bashkim qelbësirash, në PD nuk ka vend për Salianjin

January 7, 2026
Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

January 7, 2026
Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

January 7, 2026
Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

January 7, 2026
“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In