• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë është sistemi kundërajror THAAD dhe pse SHBA po ia dërgon atë Izraelit tani?

by A R
16/10/2024 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do ta dërgojnë në Izrael një sistem të përparuar kundërajror dhe rreth 100 ushtarakë për të punuar me të.

Pentagoni theksoi më 13 tetor se Sistemi për Mbrojtje Terminale të Zonës në Lartësi të Lartë (THAAD), do ta forcojë mbrojtjen e fuqishme ajrore të Izraelit. Nuk është e qartë se kur do të mbërrijnë ky kundërajror dhe ushtarët amerikanë në Izrael.

Çfarë është THAAD?
THAAD-i është një nga sistemet kundërajrore më të përparuara dhe më të fuqishme në arsenalin e Shteteve të Bashkuara.

Izraeli i përdor disa sisteme kundërajrore të zhvilluara bashkërisht me Shtetet e Bashkuara – Kupolën e Hekurt, Hobën e Davidit dhe Shigjetat – për t’i shkatërruar raketat dhe dronët në lartësi dhe largësi të ndryshme.

Sistemi THAAD ka radar të përparuar që i vëren raketat në distanca më të largëta. Raketat e tij parandaluese fluturojnë më gjatë gjithashtu.

Si funksionon sistemi THAAD?

Sistemi i mbrojtjes raketore THAAD (Terminal High Altitude Area Defense apo Mbrojtja Terminale e Zonës në Lartësi të Lartë) shkatërron raketat balistike në ardhje gjatë fazës së tyre përfundimtare apo “terminale” të fluturimit. Një bateri e sistemit THAAD përbëhet nga 95 ushtarë, 6 lëshues, një njësi radari, mjete të kontrollimit të të shtënave, dhe një modul komunikimesh.

Çfarë është sistemi kundërajror THAAD dhe pse SHBA-ja

“Ky është një sistem kundërajror shumë më superior”, tha Hossein Aryan, ekspert i mbrojtjes nga Britania.

“Gama e tij është shumë [më] e gjerë” krahasuar me sistemet kundërajrore të Izraelit, sipas tij.

Pse SHBA-ja po i dërgon THAAD Izraelit?

Shtetet e Bashkuara e morën këtë vendim pasi Irani i hodhi rreth 180 raketa balistike drejt Izraelit më 1 tetor. Ky sulm, sipas ekspertëve, vuri në pah të metat e mbrojtjes ajrore të Izraelit.

Aryan tha se sulmi i Iranit e nxiti Uashingtonin ta forcojë mbrojtjen ajrore të Izraelit në rast të “ndonjë sulmi të tjetër mundshëm nga Teherani”.

Breshëria e madhe raketash e Teheranit – që ishte sulmi më i madh i drejtpërdrejtë nga Irani kundër armikut të vet të përbetuar – u bë si përgjigje ndaj inkursionit të Izraelit rishtazi në Liban, si dhe si hakmarrje për vrasjen e aleatëve kyçë të Iranit në rajon.

Izraeli e uli rëndësinë e dëmit të shkaktuar nga sulmi i Iranit. Megjithatë, pamjet satelitore tregojnë se rreth 30 raketa balistike ranë në apo përreth bazës ajrore Nevatim në jug të Izraelit. Ato shfaqin dëmet e shkaktuara në ndërtesa dhe vrima në pistën e bazës.

Baza Nevatim strehon avionë luftarakë F-35 të prodhimit amerikan. Ekspertët thonë se raketat iraniane për pak sa nuk i goditën disa prej avionëve luftarakë të vendosur atje.

Ndërkohë, një raketë ra afër shtabit të Mossadit, agjencisë së inteligjencës izraelite, në Tel Aviv, duke e krijuar një gropë të thellë.

Izraeli është zotuar se do të përgjigjet ashpër ndaj sulmit raketor të Iranit.

Ndërkohë, një sulm me dronë nga Hezbollahu – grupi i armatosur dhe partia politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – i vrau katër ushtarë izraelitë në një bazë më 13 tetor.

Shahank Johsi, hulumtues nga Kings College në Londër, tha se Uashingtoni po e zhvendos kundërajrorin THAAD “sepse parashikon se hakmarrja e Izraelit ndaj sulmit raketor iranian do të jetë një sulm i madh dhe i jashtëzakonshëm”.

Kjo “ka shumë mundësi ta nxitë një sulm tjetër iranian”, shtoi ai.

Joshi, i cili është redaktor në revistën The Economist, tha se Izraeli e ka një varg opsionesh, nga sulmimi i objekteve të armatimit të Iranit te sulmimi i lidershipit apo zonave bërthamore.

“Cilindo opsion që e zgjedh, lidershipi i Iranit me gjasë do të hakmerret me forcë”, theksoi ai./REL/

Next Post
Vdekja e komandantit të parë të KFOR-it në Kosovë, Haradinaj: Kontributi i tij i paharrueshëm

Vdekja e komandantit të parë të KFOR-it në Kosovë, Haradinaj: Kontributi i tij i paharrueshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In