“Balena Blu” ose ‘Blue Whale Suicide Game’ është një lojë elektronike vetëvrasëse e krijuar në Rusi dhe mendohet se u ka kushtuar jetën të paktën 130 fëmijëve nga mosha 9-17 vjeç. Loja vdekjeprurëse, tashmë është përhapur si ‘virus’ edhe në shumë vende të Europës, madje është konstatuar edhe në Shqipëri. Fillimisht, loja vrasëse ishte e panjohur për shqiptarët, por rasti i një të miture në Gjirokastër që kishte rënë pre e kësaj loje, ka shqetësuar mbarë opinionin. Përveç rastit të Gjirokastrës, janë konstatuar edhe dy raste të tjera në periferi të Tiranës, çka tregon se vendi ynë nuk është imun ndaj kësaj loje dhe kërkohet marrja e masave të menjëheshme për parandalimin e saj, shkruan javanews.al
Ideatori i kësaj loje vdekjeprurëse është një 26-vjeçar nga Rusia, i cili është arrestuar nga policia. Ilya Sidorove krijoi lojën, pasi mendonte se fëmijët janë “mbetje biologjike” dhe pretendon se me anë të kësaj loje po “pastronte shoqërinë”. Ilya Sidorov tha në polici se ai është administrator i një grupi me 32 anëtarë, të gjithë minorenë. Ai u caktonte atyre detyra duke u nxitur vetëvrasjen. Por Sidorov nuk është i vetmi administrator që është arrestuar. Philipp Budeikin, 21 vjeç është ndaluar gjithashtu nga policia ruse si i akuzuar për nxitjen e 16 vajzave adoleshente për kryerjen e vetëvrasjes.
Javanews.al sjell detaje nga mënyra sesi nis kjo lojë, si kontaktohen të miturit, si shkarkohet aplikacioni, çfarë u kërkohet atyre nga ideatorët e lojës, si prindërit mund të mbrojnë fëmijët e tyre, dhe cilat janë shenjat që ata mund të jenë bërë pjesë e kësaj loje vdekjeprurëse.
Si funksionon loja dhe si bëhen ‘rekrutimet’?
Loja vrasëse është në formën e një aplikacioni në celular. Një person i quajtur ‘kurator’, kontakton fëmijët, kryesisht të moshës 9-17 vjeç, nëpërmjet rrjeteve sociale dhe i fton të bëhen pjesë e saj.
Sipas specialistëve ajo nis si një ftesë miqësie nga një person i panjohur, i cili mundohet vazhdimisht që të blejë mendjen e ‘gjahut’ të tij për të kuptuar këndvështrimin e tij mbi botën dhe dobësitë e tij. Personi enigmatik merr informacione të detajuara rreth ‘viktimës’ dhe automatikisht ai përfshihët në lojë. Ai teston edhe gjendjen emocionale të personit që kontakton. Në kontaktin e parë, personi misterioz nuk jep shumë detaje dhe i paraqet sfidat jo shumë të rrezikshme, por kjo është një lloj strategjie për të tërhequr viktimat. Në momentin që një person pranon të luajë, nuk ka kthim mbrapa.
Zakonisht, fëmijët depresive, vetmitarë dhe që nuk kanë komunikim të vazhdueshëm me prindërit e tyre, janë të rrezikuarit më të mëdhenj, shkruan javanews.al. Fëmijet që kanë pak shokë, që rrinë të mbyllur dhe kalojnë shumë kohë në internet janë të predispozuar të bien pre e kësaj loje të ‘sëmurë’.
Nivelet e lojës dhe dëmtimet fizike
E gjithë loja ka 50 nivele dhe duhet të përmbushet për 50 ditë, ku çdo ditë duhet t’i shkaktosh vetës një dëmtim fizik. Në ditën e 27, personi që luan lojën duhet të prese me bisturi dorën dhe në ditën e 50 duhet të vrasë vetën. Niveli më i rrezikshëm është i parafundit, ku u kërkohet adoleshentëve që të bëjnë tatuash ‘Balenën Blu’ në dorë me sendë të forta, si thikë apo bisturi. Loja parashikon një fund tragjik për fituesin, i cili duhet të vetëvritet, shkruan javanews.al
Sfidat e lojës konsistojnë në prerjen e krahëve për të vizatuar një balenë, zgjimi në orën 4:20 të mëngjesit për të parë video të frikshme, të cilat i dërgon kuratori, dëgjimi i muzikës depresive, dhe në fund sfida finale e cila konsiston në hedhjen nga një ndërtesë e lartë, mbytje në liqen, vetëvarje apo forma të tjera vetëvrasëse. Përmes kësaj loje fëmijët dëmtojnë vetën fizikisht dhe iu dërgojnë foto të dëmtimeve të tyre kriminelëve në distancë, deri në aktin final të vetëflijimit.
Kush është target-grupi i lojës?
Synimi i organizatorëve të kësaj lojë është që të rekrutohen të mitur dhe adoleshentë nga 9-17 vjeç, pasi kjo grup-moshë është lehtësisht e manipulueshme. Sfidat e njëpasnjëshme që duhet të kalojnë “viktimat” e kësaj loje finalizohen me vetëvrasje. Fëmijët janë një preh e lehtë për mendjen e sëmurë të personave që e kanë krijuar këtë lojë vrastare. Ekspertë nga e gjithë bota bëjnë thirrje të vazhdueshme për prindërit që të tregojnë kujdes maksimal dhe të kontrollojnë kohën që kalon fëmija në internet. Ata janë lehtësisht të manipulueshëm dhe në shumë raste raportohet se e marrin lojen me shumë pasion. Një 15-vjeçare, e cila u shpëtua teksa tentonte të hidhej në liqen për t’u mbytur, e pyetur nëse ishte e vetëdijshme se ishte pranë vdekjes, ka deklaruar; “Jam e vetëdijshme, por një veprim i tillë është cool dhe plot adrenalinë”.
Si mund ta dalloni nëse fëmija është pjesë e kësaj loje?
Një prind i vëmendshëm duhet të dallojë fëmijën kur ndryshon emocionalisht. Nëse vini re sjellje të pazakonta te fëmija juaj, si për shembull të zgjohet çdo ditë shumë më herët se zakonisht, të mbulojë krahët (për të fshehur shenjat e prerjeve), të dëgjojë muzikë depresive dhe të mos flasë me askënd për një ditë të tërë, të shohë filma horror, apo të jetë i përgjumur në mbrëmje, kini kujdes sepse mund të tregojnë se është përfshirë në sfidën vdekjeprurëse. Duhet që të ketë kontroll të vazhdueshëm, sidomos për grupmoshën 9-17 vjeç, pasi sipas specialistëve këta janë vazhdimisht nën shënjestrën e ideatorëve të kësaj loje vrastare. Një vemendje të veçantë duhet të kushtojnë edhe shkollat dhe mësuesit, pasi mund të kontrollojnë gjendjen emocionale të tyre dhe mund të vënë re ndryshimet mes tyre. Një rol të veçantë zënë psikologët e shkollave, të cilët pas publikimit të lajmit, mësohet se janë mobilizuar masivisht.
Si mund të shmangim rrezikun e kësaj loje vrasëse dhe si të ruajmë fëmijët?
Prinderit duhe të jenë të kujdeshëm të kontrollojnë aplikacionet, ëebfaqet dhe gjithçka tjetër para se të përdoret nga fëmijët . Edhe vëllezërit apo motrat më të rritura mund të mbajnë nën vëzhgim ata dhe duhet të kontrollojnë vazhdimisht aplikacionet në celularët e tyre.
“Google” së bashku me “Apple”, kanë lancuar instruksionet se si mund të bëhet kontrolli prindëror në sistemin Android dhe atë iOS.
Balena Blu është krijuar në 2013
Historia e kësaj loje vdekjeprurëse nis që prej vitit 2013, pavarësisht se në vitin 2017 kjo lojë u bë virale për shkak të numrit alarmant të viktimave. Në fillim nisi si një shaka adoleshentësh, e cila në mesin e vitit 2016 fitoi popullaritetin e saj. E gjitha u zbulua nga një gazetar i cili botoi një artikull ku prezantonte rreziqet. Ideatorët e bënë lojën virale dhe u treguan shumë të zgjuar pasi e ndërtuan latë në një për të mos lënë prova fizike për ekzistencën e saj. Gazeta investiguese Novaya Gazeta shkruan: “Kemi numëruar 130 vetëvrasje fëmijësh që kanë ndodhur mes nëntorit 2015 dhe prillit 2016. Pothuaj të gjithë ishin pjesëtarë të të njëjtëve grupe në internet dhe jetonin në familje të mira e të lumtura”. Dy vajza në moshë shkolle, Yulia Konstantinova, 15, dhe Veronika Volkova, 16, u hodhën nga tarracat e pallateve të tyre mbi 14-katëshe.(Alfons Çupaj – Javanews.al)
Lojë e shëmtuar dhe ka faj shteti në këtë shërbim po ashtu edhe familjarët e fëmijëve
Edison ke te drejte Blue Whale challenge po jau merr shpirtin pak e nga pak femijeve prindere te tyre adoleshenteve le te mblidhet bota 1 dhe balena blu lete pirdhet pasaj pith
mund dhe te rrej aj far muti se edhe prank os trren