• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë e “shpëtoi” nga Vettingu, Adriatik Llallën?

by Mero Baze
11/06/2018 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Adriatik Llalla është i lirë të mos jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë, por nuk është i lirë të mos gjykohet prej saj. Vendimi i zhurmshëm që ka dhënë sot Kolegji i Posaçëm i Apelimit, duke i njohur Adriatik Llallës të drejtën e dorëheqjes për të mos u rikthyer për 15 vjet në sistemin e drejtësisë, është një debat për një praktikë proceduriale, që ka të bëjë me formatin e dorëheqjes së ish- prokurorit të Përgjithshëm, si pjesë e sistemit të drejtësisë pas dorëheqjes.

Por fokusimi i fortë që ka pas termi “Vetting” në opinionin publik, duke u bërë simbol i ndëshkimit të sistemit, duket se ka krijuar një valë dëshpërimi ndaj ndëshkueshmërisë së tyre. Sidomos ndaj Adriatik Llallës.

Po çfarë e “shpëtoi” nga Vettingu,  Adriatik Llallën?

E vërteta është se subjekt i vettingut në ligjin fillestar ishin të gjithë personat e parashikuar në nenin 179/b të Kushtetutës, që  i kanë plotësuar formularët (pasuri, figurë, aftesi profesionale) brenda 30 diteve nga hyrja ne fuqi e ligjit të vettingut (pra para më shumë se një viti).

Aneksi kushtetues lejonte ndërprerjen e procesit të rivlerësimit (vettingut) vetëm për ata funksionarë që jepnin dorëheqjen, ndërkohë që ishin duke e kryer detyrën. E dhanë gjithësej rreth 10 vetë. Të gjithë ata gjyqtarë/prokurorë që e kanë mbyllur mandatin e plotë në mënyrë normale, nuk përfitonin nga kjo dispozitë. Pra, as Llalla.

Por ky ligj u ndryshua nga Gjykata Kushtetuese.

Ndryshimet që i ka bërë ligjit Gjykata Kushtetuese, ja njohin të drejtën ish- kryeprokurorit dhe gjithë subjekteve të Vettingut, të dorëhiqen nga sistemi në çdo kohë dhe të mos i prekë Vettingu. Më parë ky afat ishte tre muaj para hyrjes së ligjit në fuqi.

Ky ndryshim është jo logjik, pasi nga njëra anë Gjykata Kushtetuese e konsideron ligjin e Vettingut kushtetues, dhe nga ana tjetër ky ndryshim që ka bërë, i heq tërësisht kuptimin ligjit. Pra, jemi para një ndryshimi alogjik të ligjit që e ka prodhuar Gjykata Kushtetuese dhe që vështirë që Kolegji i Apelimit të bëhet interpretues i saj logjik.

Debati këtu u bë nëse Llalla e ka dhënë dorëheqjen nga magjistrat tek presidenti, apo tek KLD, pra nga të qenit pjesë e sistemit, pasi sipas ligjit, ish- kryeprokurorit i takon të jetë gjyqtar Apeli.

Debati thelbësor do të ishte nëse do konsiderohej detyrë ajo e kryeprokurorit, dhe jo mënyra si ka hequr dorë nga e drejta për të qenë në sistem. Por, vendimi i Gjykatës e ka prishur në thelb ligjin e Vettingut, dhe ky duket se do ishte debat më shumë politik.

E vërteta është se Adriatik Llalla nuk e ka nisur ende betejën e gjykimit dhe ndëshkimit të mundshëm për shkak të detyrës.

Ndaj tij ka një proces hetimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila bazohet mbi dyshimet rreth mënyrës se si ai ka krijuar pasurinë e tij. Në dosje ka dhe elementë të prekjes së integritetit të detyrës së tij për shkak të favoreve dhe bizneseve që ka bërë me individë të veçantë. Dhe kjo është dosje nën hetim, e cila duhet të përfundojë në gjykatë. Kjo është prova e parë që do të kalojë drejtësia lidhur me çështjen “Llalla”.

Ndërkohë, institucione të tjera të prodhura nga reforma në drejtësi, përfshi Byronë Kombëtare të Hetimit, Prokurorin e posaçëm etj., kanë gjithë tagrin të hetojnë ligjshmërinë e veprimeve të tij si ish- kryeprokuror, pasuritë e tij dhe ligjshmërinë e akteve ligjore të firmosura prej tij.

Dhe vet Kolegji i Apelimit ka çuar në Prokurori çdo fakt që ka gjetur rreth tij.

Pra, në fund të fundit, Adriatik Llalla ka fituar të drejtën të mos jetë pjesë e sistemit të dejtësisë, por jo të mos gjykohet. Kur të gjykohet do të shikojmë standartin që shpresojmë të vendosë reforma në drejtësi.

Next Post
Shpallja ‘non grata’ e Llallës nga SHBA mesazh për Berishën, Metën dhe politikën

Nuk ka Vetting për Llallën, Zëri i Amerikës: Ka llogari të hapura me drejtësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E FUNDIT/ Ndryshime drastike në qeveri! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

E FUNDIT/ Ndryshime drastike në qeveri! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

February 26, 2026
Numri i lartë i të paraburgosurve, Lamallari: Të zbatohen masa alternative si mbikëqyrja elektronike

Numri i lartë i të paraburgosurve, Lamallari: Të zbatohen masa alternative si mbikëqyrja elektronike

February 26, 2026

Edi Rama si “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtor me drejtësinë”

February 26, 2026
Paraqesin rrezik për stabilitetin e saj/ Ndalohet kalimi i mjeteve të rënda në një urë mbi lumin Shkumbin në Peqin

Paraqesin rrezik për stabilitetin e saj/ Ndalohet kalimi i mjeteve të rënda në një urë mbi lumin Shkumbin në Peqin

February 26, 2026
Ekstradimi nga Dubai/ “Pse Durim Bami mund të ‘zbërthejë’ mënyrën se si ka funksionuar krimi shqiptar”

Ekstradimi nga Dubai/ “Pse Durim Bami mund të ‘zbërthejë’ mënyrën se si ka funksionuar krimi shqiptar”

February 26, 2026
“Prania ushtarake e SHBA në Kosovë mbetet e rëndësishme”, Osmani pret të Ngarkuarën me Punë në ambasadën amerikane

“Prania ushtarake e SHBA në Kosovë mbetet e rëndësishme”, Osmani pret të Ngarkuarën me Punë në ambasadën amerikane

February 26, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

A është edhe kjo ish-mësuese viktimë e degradimit të shoqërisë?

February 26, 2026
Manjani akuza Qeverisë: Kodi i Ri Penal është arma për grabitjen e pronës

Manjani: Ndjekja penale me dosje si e Nesti Angonit është abuzive, të dënohet kush nxjerr sekretet hetimore

February 26, 2026
Po përballen me procesin në Hagë/ Nis PETICIONI kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Po përballen me procesin në Hagë/ Nis PETICIONI kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

February 26, 2026
Ministrja maqedonase e Arsimit nuk pranon që ta pyesin në shqip! Gazetarët: Kur të vini në Tetovë merrni përkthyes

Ministrja maqedonase e Arsimit nuk pranon që ta pyesin në shqip! Gazetarët: Kur të vini në Tetovë merrni përkthyes

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In