• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë e komplekson lidershipin e opozitës pas marrëveshjes!

by Alfred Peza
15/01/2020 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ngritja e Këshillit Politik dhe arritja e marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës për reformën elektorale, është pritur me emocione të përziera, në panoramën 360 gradëshe të shoqërisë shqiptare. Kjo ishte krejt normale dhe e justifikueshme, në klimën e përplasjeve një vjeçare dhe akteve politike “in extremis”, të përdorura nga opozita më e madhe në vend e ndihmuar edhe nga Presidenti Ilir Meta, përballë mazhorancës qeverisëse të Kryeministrit Edi Rama.

Por ajo që bie më shumë në sy dhe bën më tepër çudi në të gjithë këtë tablo të përceptuar publikisht, është një lloj hutimi, një lloj kompleksimi dhe një gjendje “as qesh, as qaj” e lidershipit të opozitës, pas reagimeve të para antiopozitare.

LSI dhe krerët e saj duket se e kanë marë më me sportivitet këtë moment duke mos qenë shumë aktivë për të dhënë shumë shpjegime në media dhe publik. Kjo qasje ka anën e vet negative të mungesës së transparencës me strukturat dhe votuesit e tyre. Por është pozitive sepse nuk u duhet që të japin detaje që mund të bien ndesh me qëndrimet e kundërta, të peridhës përpara marrëveshjes.

Lulzim Basha edhe për shkak të peshës më të madhe që ka PD dhe barrës kryesore që ai mban si kryetar i opozitës bashkë me njerëzit rrotull tij, e reflektojnë qartësisht kompleksimin për atë që kanë bërë. Herë u duket sikur me zor e fshehin gëzimin nga ulja në tryezë me përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës së re në Parlament. Herë duket sikur u vjen turp për arritjen e marrëveshjes për miratimin me konsensus të reformës zgjedhore. Herë duket sikur e frenojnë me vetëdije triumfalizmin. E herë herë, duket sikur janë bërë pishman për atë që kanë arritur.

Kjo është arësyeja se përse Lulzim Basha është më hiperaktiv se kurrë për të dhënë shpjegime sa mediave, aq edhe strukturave drejtuese të partisë në qendër e në bazë. Sa mbështetësve e përkrahësve të vet, aq edhe opinionit publik në përgjithësi dhe analistëve të parapëlqyer në veçanti. Herë duke e paraqitur atë që ka ndodhur si një fitore të opozitës dhe herë tjetër, si një justifikim për humbjen. Herë kërkon që ti qetësojë të pakënaqurit me kauzën e zgjedhjeve të parakohëshme. E herë tjetër, me rikthimin tek rruga radikale e protestave.

Duke u sjellë në këtë mënyrë, Lulzim Basha nuk bën gjë tjetër, veçse i ul akoma edhe më tepër pikë vetes, në profilin e tij prej udhëheqësi të PD dhe të “Opozitës së Bashkuar”. Sepse me qëndrimet e tij “as mish, as peshk”, ai nuk bën gjë tjetër veçse transmeton dhe injekton, më shumë paqartësi dhe pasiguri, tek të gjithë opozitarët në Shqipëri. Duke ushqyer më shumë teoritë konspirative, në një vend që prodhon pafund të tilla, edhe atëherë kur nuk ndodh asgjë e ngjashme.

Lulzim Basha ka vetëm një rrugë për të ndjekur, në mënyrë që të ketë sukses, pas marrëveshjes me PS dhe me opozitën e re Palamentare. Ka modele të spikatura, që kanë ditur në histori ta rikthejnë situatën nga disfavori rrënimtar, në favorin e tyre triumfues. Bill Klinton, është një prej shembujve. Pas mandatit të parë katastrofik si Guvernator i Arkansasit, ai kërkoi faljen e madhe publike për të gjitha gabimet që kishte bërë, duke premtuar dhe arritur suksese pas suksesi. Të cilat e çuan më pas drejt një karriere të shkëlqyer politike, derisa drejtoi për dy mandate me radhë SHBA.

Edhe Lulzim Basha duhet të kalojë nga një rrugë e ngjashme, nëse nuk do që edhe sukseset si këto, ti numërohen si dështime. Ai duhet të tregohet sa më i sinqertë me popullin opozitar dhe ti kërkojë falje për aventurën e pashembullt vetëvrasëse të djegies së mandateve të deputetëve. Duhet ti kërkojë falje që e nxorri opozitën nga Parlamenti, nga sistemi politik dhe demokratik i vendit. Ti kërkojë falje që foli në emër të tyre, kur i ftoi në “revolucionin e molotovëve” dhe bojkotoi zgjedhjet e 30 qershorit. Ti kërkojë falje popullit opozitar që pas 30 vjetësh, i la pa asnjë përfaqësim në Kuvend, në pushtetin qëndror dhe në 61 bashkitë e Shqipërisë.

Lulzim Basha duhet ti kërkojë falje popullit opozitar kur i premtoi se do ti rikthente në pushtet, duke mos e fituar atë me votë, por duke synuar që tia dhuronin në tavolinë, përmes kauzës: “Ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita!”

Vetëm pas kësaj Lulzim Basha do të ndihet i çliruar dhe do të ketë besueshmërinë e duhur, për ti shpjeguar popullit opozitar se demokracia është dialog si ai që ka nisur me mazhorancën e Kryeministrit Edi Rama, në tryezën e Këshillit Politik. Se politika është arti i kompromisit, si ai që u arrit për të votuar reformën e re zgjedhore deri më 15 mars. Se pluralizmi është pranim i kundërshtarit dhe një culture e bashkëjetesës politike në diversitet. Se në pushtet vihet vetëm nëpërmjet votës së qytetarëve dhe me asnjë përrallë e marifet tjetër, jashtë sistemit demokratik të vendit.

Pas kësaj, është e sigurtë që Lulzim Basha dhe gjithë lidershipi i opozitës, jo vetëm që nuk do të ndihen të kompleksuar si deri më sot, por do të ndihen më të lehtësuar se kurrë. Të gatshëm për tia nisur nga e para, pas miratimit të reformës, me përgatitjet për fushatën e zgjedhjeve të qershorit 2021.

Next Post
SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve voton për dërgimin në Senat të akuzave për shkarkimin e Trump

SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve voton për dërgimin në Senat të akuzave për shkarkimin e Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

April 6, 2026
Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

April 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Prill 2026

April 6, 2026
“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

April 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

April 6, 2026
Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

April 6, 2026
Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In