• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë duhet të presim nga “16 Shkurti” i opozitës

by Ardit Rada
13/02/2019 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Teksa Lulzim Basha ka nisur një tur takimesh nëpër Shqipëri, asgjë nuk po ndodh nga partia e dytë opozitare apo aleatët më të vegjël sesa LSI. Kjo nuk shpjegon detyrimisht një distancë konceptesh për partitë e pakicës, por sëpaku është tregues i mungesës së mundësisë për të treguar forcën me numra.

Publiku shqiptar ka parë këto ditë sesi Lulzim Basha shfaqet nga Kampi i Tepelenës në Pogradec brenda një orë. Apo sesi ecte “live” nën diellin e Lushnjes ndërkohë që në Tiranë kish rënë muzgu. Sesi në Laç këtë fillim shkurti ndihej i habitur nga pjesëmarrja, ndërkohë që në atë qytet PD as nuk kandidoi në vitin 2015 për lokalet, duke tërhequr kandidatin për shkak të dekriminailzimit.

Pamë këtë shkurt në Durrës një Bashë, që në dyert e zyrës së Vangjush Dakos shprehej i habitur nga qytetarët që e rrethonin. Dhe deklaronte se pavarësisht se nuk ishte njoftuar për miting, dashur pa dashur ai u organizua nga rrethanat. Ku çuditërisht në këtë rastësi nuk mungonte mikorofoni i lidhur me korrent. Kjo shfaqje e sajuar ndodhte pikërisht në Bashkinë ku për herë të fundit, partia që gjeti Basha, e ka drejtuar para 19 vitesh. Ku kandidaten humbëse për Bashki në vitin 2015, ua serviri tiranasve si deputete të siguritë në listë dy vite më pas.

Apo Alibeajn, që si humbës të katër viteve më parë në Fier, ua çoi fierakëve pas çadrës të parin në listë për deputet.

Të gjitha këto përmbledhin pazare të bëra aty për aty dhe një lojë regjish, një skenar pas pamjeve të sjella si “live” të një selie blu që ka rrezik nga ndikimi i rozës të kthehet në gurkali.

Sot, në çdo vend ku del në pah stepja e opozitës, del një lidhje e Bashës me ngjarjen. Unazën e Re ia kanë besuar Balliut, sepse është një kompani e lidhur me kreun e PD. Ahmetajn harruan se ishte ministër i Financave dhe për vitin që lamë pas sulmojnë ministren e sapo zgjedhur. Sepse është një kafe me Salianjin nga pas.

Sulmojnë ‘pastorin’ Lleshaj sepse nuk e donte Ilir Meta, por e kanë harruar Tahirin dhe Xhafajn. Merren me Ballukun që ende nuk ka mësuar zyrën dhe e “falin” Gjiknurin e HEC-eve të nisura që në qeverisjen e Berishës.

Opozita ka humbur busullën e akuzave politike. Shan familjarë, por nuk nxjerr dokumente dhe nuk citon ligjin. Mallkon pesë oligarkë, por emrat e kësaj pesëshes nuk i thotë. Dhe kjo pesëshe ishte 13 në deklaratën e Bashës, por u pjesëtua rrugës.

Këtë të shtunë nga opozita pritet një protestë e paralajmëruar si masive. Nisur nga gjendja ku fajin kryesor e ka qeveria dhe mungesa e shpresës i faturohet opozitës, kjo e fundit ka një detyrë të lartë.

Përtej një ’21 Janari’ të dytë, përtej një Dem Dollapi të Shtatorit `98, përtej një shtrëngimi duarsh në tribunë mes Lulzimit dhe Monikës; opozita ka vetëm një shans të tregojë seriozitetin!

Ky shans është pjesëmarrja e lartë në protestë. Kaq do të mjaftonte për ta parë si alternativë qeverisëse. Dhe pse jo, për të tembur realisht Edi Ramën.

/JavaNews/

Next Post
Konflikti i ri, Rusia paralajmëron SHBA-në të mos ndërhyjë në Venezuelë

Konflikti i ri, Rusia paralajmëron SHBA-në të mos ndërhyjë në Venezuelë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In