• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë duhet të dini për Samitin e Komunitetit Politik Europian që mbahet në Tiranë

by A R
16/05/2025 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të premte, Shqipëria pret Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Europian (KPE) në Tiranë, ku mblidhen 47 krerë shtetesh ose qeverish, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore europiane dhe ndërkombëtare. Kjo do të jetë hera e parë që KPE mblidhet në Ballkanin Perëndimor, një moment me rëndësi historike si për Shqipërinë, ashtu edhe për të gjithë rajonin.

Samiti i Tiranës zhvillohet në një kohë kur Europa ndodhet në një pikë kritike kthese. Një luftë vazhdon në kufirin e saj lindor. Tensionet po rriten në nivel global. Kërcënimet hibride, shtrëngimi ekonomik dhe tronditjet teknologjike po vënë në provë qëndrueshmërinë demokratike dhe po kërkojnë përgjigje më të koordinuara europiane, shkruan A2 CNN. Në këtë kontekst, Komuniteti Politik Europian spikat si një forum jetik për unitetin, një forum që shkon përtej kufijve institucionalë dhe bashkon të gjithë familjen e kombeve europiane për të shkëmbyer ide, përballuar sfidat e përbashkëta dhe për të përshkruar një rrugë të përbashkët përpara.

Duke u mbështetur mbi vrullin e samiteve të mëparshme në Pragë, Moldavi, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Hungari, KPE në Tiranë do të shërbejë si një platformë për dialog politik të hapur dhe bashkëpunim konkret. Agjenda do të pasqyrojë çështjet më urgjente për qytetarët europianë sot, ndërsa do të ofrojë gjithashtu hapësirë për të parë përpara me qartësi dhe ambicie.

Diskutimet do të zhvillohen në tre tryeza të nivelit të lartë me tema të ndryshme.

E para do të fokusohet në sigurinë europiane dhe qëndrueshmërinë demokratike, duke trajtuar si nevojat e menjëhershme – siç është mbështetja për Ukrainën në ndjekjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme – ashtu edhe sfidat afatgjata, përfshirë mbrojtjen e proceseve demokratike nga ndërhyrjet e huaja dhe forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes kolektive të Europës.

Tryeza e dytë do të shqyrtojë mënyrat për të rritur konkurrueshmërinë dhe sigurinë ekonomike, me fokus në inovacionin, infrastrukturën digjitale, qëndrueshmërinë energjetike dhe autonominë strategjike të nevojshme për të siguruar zinxhirët kritikë të furnizimit dhe për të balancuar objektivat klimatike me forcën industriale.

Seanca e tretë do të trajtojë dinamikat komplekse të migracionit, lëvizshmërisë dhe fuqizimit të të rinjve. Nga nevoja për rrugë legale dhe bashkëpunim me vendet e origjinës dhe transitit, te instrumentalizimi i emigracionit dhe sfida për të mbajtur krahun e punës brenda ekonomive kombëtare, liderët do të eksplorojnë zgjidhje të koordinuara të mbështetura në partneritet dhe vizion afatgjatë. Ky diskutim do të përfshijë gjithashtu rolin e brezit të ardhshëm në formësimin e së ardhmes së Europës, veçanërisht në dritën e inteligjencës artificiale dhe ritmit të përshpejtuar të ndryshimeve teknologjike.

Roli i Shqipërisë si vend mikpritës pasqyron përkushtimin e saj gjithnjë më të thelluar europian dhe kontributin në rritje për stabilitetin rajonal dhe kontinental. Si anëtare e NATO-s, vend kandidat për BE-në dhe zë aktiv në bashkëpunimin rajonal, Shqipëria është në një pozitë unike për të mundësuar një dialog domethënës në një moment kur Europa duhet të flasë dhe të veprojë me më shumë kohezion.

Samiti i KPE-së do të zhvillohet në zemër të Tiranës, në Sheshin Skënderbej – një hapësirë ku historia dhe identiteti modern i Shqipërisë bashkohen. I rrethuar nga institucione të kulturës dhe qeverisjes, sheshi mishëron transformimin demokratik të vendit dhe frymën përpara. Ai përfaqëson sot jo vetëm një simbol të rilindjes kombëtare, por edhe një vend takimi të përshtatshëm për dialog të hapur, aspirata të përbashkëta dhe një Evropë më të fortë e më të bashkuar.

Samitet e mëparshme

Ideja e një “Komuniteti Politik Evropian” u paraqit fillimisht nga Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Europian në Strasburg, më 9 maj 2022.

Presidenti Macron deklaroi: “Ky organizëm i ri Europian do t’u mundësojë kombeve demokratike europiane të gjejnë një hapësirë të re për bashkëpunim politik, siguri, bashkëpunim në energji, transport, investime, infrastrukturë, lëvizjen e njerëzve.”

6 tetor 2022 – Pragë, Çeki: Takimi i parë i Komunitetit Politik Europian mblodhi liderë nga e gjithë Europa në një frymë uniteti. Dy çështje dominuan diskutimet: paqja dhe siguria, veçanërisht lufta e Rusisë në Ukrainë, dhe kriza energjetike.

1 qershor 2023 – Bulboaca, Moldavi (Kështjella Mimi): Takimi i dytë i KPE-së ku u diskutua përpjekja e përbashkët për paqe dhe siguri, qëndrueshmëri energjetike, si dhe lidhshmëri dhe mobilitet në Evropë.

5 tetor 2023 – Granada, Spanjë: Takimi i tretë ku liderët diskutuan mënyra për ta bërë Europën më të qëndrueshme, më të begatë dhe më të rëndësishme në skenën globale.

18 korrik 2024 – Pallati Blenheim, Oxfordshire, Mbretëria e Bashkuar: Takimi i katërt konfirmoi mbështetjen për Ukrainën dhe u përqendrua te energjia dhe lidhshmëria, siguria dhe demokracia, si dhe migracioni.

7 nëntor 2024 – Budapest, Hungari: Takimi i pestë adresoi sfidat e sigurisë europiane në kontekstin e luftës së agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe përshkallëzimit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme.

Gjithashtu u diskutuan migracioni i parregullt dhe çështje që lidhen me sigurinë ekonomike, lidhshmërinë në energji, transport, IT dhe tregtinë globale, si dhe marrëdhëniet BE-SHBA në kontekstin e zgjedhjeve të fundit në SHBA.

Next Post
VIDEOLAJM / Katër mandate?! Kancelari gjerman habitet me fitoren e Ramës

VIDEOLAJM / Katër mandate?! Kancelari gjerman habitet me fitoren e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In