• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë duhet të dini për qëndrimin në Gjermani dhe shanset për punë

by A R
14/03/2019 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procedurat më të shkurtra të azilit ne Gjermani bëjnë që refugjatët të fillojnë më shpejt nga puna ose edhe të nisin një kurs për mësimin e gjuhës

Në këtë përfundim ka ardhur një studim i realizuar nga Instituti për hulumtimin e tregut të punës dhe profesioneve (IAB), shkruan DPA. E kundërta ndodh kur procedurat janë të gjata. “Po u zgjat procedura e azilit për gjashtë muaj, shanset për gjetje të punës ulen për 11 për qind”, thuhet në studimin e institutit në fjalë, të prezantuar të martën.

Një rezultat i tillë dëshmon se ka qenë i drejtë vendimi i marrë pak vite më parë për të shkurtuar dukshëm procedurën e azilit, thonë hulumtueset e tregut të punës, Hanna Brenzel dhe Yuliya Kosyakova, autore të studimit.

Veç kësaj, refugjatët nga vendet me perspektivë të mirë për mbetje në Gjermani, si për shembull nga Siria, kanë investuar në mënyrë më të fuqishme në mësimin e gjuhës. Diplomimi në një kurs gjuhe pastaj çon në dyfishim të kohës së ndërmjetme deri në gjetjen e një vendi pune. E kundërta ndodh me refugjatët nga vende me shanse më të vogla për të qëndruar në Gjermani, si Shqipëria, transmeton ‘albinfo’. Ata, sipas studimit, fitojnë më shpejt një vend pune.

“Konsiderohet se refugjatët me shanse të vogla ose pa shanse fare për të mbetur në Gjermani bëjnë më shumë përpjekje drejt tregut të punës, në mënyrë që të përmirësojnë shanset e tyre të qëndrimit dhe nga ana tjetër, kohën e tyre të mbetur, ta shfrytëzojnë për të fituar para”, sqarojnë autorët e studimit.

E drejta gjermane e qëndrimit, mbi këtë bazë parasheh mundësinë që të punësuarit të cilët mund të mbajnë veten me të ardhurat e tyre, pas tetë vitesh qëndrimi në Gjermani mund të fitojnë një leje qëndrimi. Marrë në përgjithësi, 3/4 e numri të të anketuarve kanë deklaruar se e kanë filluar ose madje, e kanë përfunduar tashmë një kurs të gjuhës.

“Si njohja e kërkesave për azil ashtu dhe fitimi i statusit “Duldung” (tolerim) shpejtojnë vendimin për të ndjekur një kurs gjuhe. Kështu, duket se i rëndësishëm është më shumë absolvimi i kursit se sa rezultati i procedurës së azilit”, thonë autoret e studimit.

Procedura e azilit aktualisht në Gjermani zgjat gjysmë viti. Në tremujorin e tretë të vitit 2018 ka zgjatur mesatarisht 6.1 muaj periudha në mes të shtrimit të kërkesës për azil dhe vendimit të Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF). Ndërsa në vitin 2017 kjo periudhë ka zgjatur dukshëm më shumë, 10.7 muaj.

/a.rada

Next Post
E rëndë në qendër të Tiranës, makina ‘futet’ në lokal (FOTO)

E rëndë në qendër të Tiranës, makina 'futet' në lokal (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

March 12, 2026
Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

March 12, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Arresti me burg është masë ekstreme, Gjykata e Lartë duhet të ndalë abuzimet

March 12, 2026
U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

March 12, 2026
Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

March 12, 2026
Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

March 12, 2026
Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

March 12, 2026
Kapedanët

Imuniteti i Ballukut, Kuko: Kuvendi ka rol kushtetues, jo gjyqësor. Në asnjë rast nuk cenohet hetimi

March 12, 2026
Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

March 12, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Shqiptarët, ndër popujt që përdorin më shumë transportin publik në Europë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In