Ish-sekretari i ish- kryeministrit britanik, Tony Blair, Alastair Campbell në një intervistë për Jeremy Vine të BBC ka “shpërtheu” kundër Boris Johnson dhe planit të masave që qeveria e tij mori ndaj koronavirusit.
Ish-sekretari për Shtypin i Downing Street, se kishte marrë një mesazh nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili kishte vënë në dyshim qasjen e qeverisë për krizën COVID-19.
“Më shkroi miku im, Kryeministri i Shqipërisë; Çfarë dreqin po bën? A ka ndonjë ide se çfarë është duke bërë?,”-tha ai.
“” A e di ai çfarë po bën? “”
Ai shtoi: “Unë mendoj se është e egër mënyra se si kjo qeveri ka thënë vazhdimisht se po udhëhiqemi nga shkenca.
“Shkenca dhe shkencëtarët janë atje për të informuar, ata nuk janë aty për të udhëzuar”, tha Campbell raporton express.co.uk.
“Unë thjesht mendoj se kjo qeveri ka marrë formë për këtë, ne e kemi parë këtë me Johnson.
Ai s’do të bëjë asgjë për të shpëtuar lëkurën e tij.
Ai nuk e ka marrë seriozisht këtë që nga fillimi“, tha ai më tej.
Britania ka numrin e katërt më të lartë të rasteve të COVID-19 në botë dhe numrin e dytë të vdekjeve.
Mbretëria e Bashkuar ka më shumë se 195,000 raste në total të infektuar.
Numri i të vdekurve në Britani aktualisht është më i lartë se 29,000 njerëz. / Javanews
g.kosovari
Haha haha