• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë do të vendosin ekspertët/ Sot përfundon ora policore për kufizimin e lëvizjes pas 22:00

by Java News
02/12/2020 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme përfundon kufizimi i lëvizjes dhe mbyllja e bareve dhe restoranteve nga ora 22:00-06:00  vendosur nga Komitetit Teknik i Ekspertëve tre javë më parë.

Masat hynë në fuqi më datë 11 nëntor ndërsa Komiteti njoftoi se do të zgjasin deri në tre javë dhe se do të rishikoheshin çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

Pritet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të japin një vendim të ri lidhur me masat kufizuese nëse do të vijojnë apo do të jenë të reja.

“Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjença shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit delivery). Smart-working për administratën publike (sipas speçifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë. Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve“, tha Rakacolli më 10 nëntor.

Komiteti gjithashtu rekomandoi për administratën publike punën nga shtëpia ndërsa së fundmi u ndaluan grumbullimet me më tepër se 10 persona si dhe u vendosim për mësim të alternuar në shkolla. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi  ndalimin e mbledhjeve partiake dhe tubimet.

Në emër të Komitetit Teknik i Ekspertëve, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se ndalohen konferencat, ceremonitë e festave dhe ceremonitë martesore. Ndërsa për ceremonitë mortore lejohet vetëm familja. Këto masa mbesin në fuqi deri në një urdhër të dytë.

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi ditën e djeshme se nuk janë diskutuar masa të reja shtrënguese para festave të fundvitit megjithatë theksoi se nuk përjashtohet një mundësi e tillë në varësi të pandemisë së COVID-19

Shifrat e infektimeve dhe viktimave me COVID-19 vijojnë të mbeten të larta në vendin tonë, ku gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 832 raste pozitive dhe 12 viktima.

g.kosovari

Next Post
Horoskop/ 4 shenja që e kanë problem martesën

Horoskopi 2 Dhjetor 2020/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

March 11, 2026
Tirana qendër festimesh për Ditën e Verës, Veliaj zbulon aktivitetet që mbahen sot

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Si do të bëhet lëvizja e mjeteve më 14 mars

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In