Shtetet e Bashkuara dhe NATO, fuqitë më të mëdha të sigurisë në histori, kanë mësuar për guximin moral dhe vizionin strategjik nga vendet më të vogla, joanëtare të NATO-s, të cilat janë të rrezikuara nga hakmarrja ruse.
Rezistenca epike e Ukrainës ndaj sulmit sadist të Vladimir Putinit ka shkaktuar kosto të jashtëzakonshme njerëzore, materiale dhe ekonomike. Populli ukrainas vazhdon të rezistojë pavarësisht se Perëdimi e furnizoi shumë vonë me armë vendin.
Tani, dy nga fqinjët e Rusisë, Finlanda dhe Suedia, neutrale gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë dhe pas Luftës së Ftohtë, janë të frikësuara nga kriminaliteti i Putinit në Ukrainë dhe kërkojnë anëtarësimin në NATO, raporton abcnews.al.
Putini është kundërpërgjigjur me kërcënimet e tij tipike brutale. Zhvillimi vjen në një kohë kritike si nga Uashingtoni, ashtu edhe nga Brukseli, ku NATO pritet të shpallë konceptin e saj të ri Strategjik në qershor.
Kjo ka një rëndësi të madhe në konkurrencën ekzistenciale midis demokracisë dhe autokracisë. Në dekadat e fundit, dy koncepte të parandalimit strategjik kundër agresionit janë shfaqur nga praktikat dhe politikat e Shteteve të Bashkuara si lider i botës së lirë. Për vendet që konsiderohen kritike për sigurinë kombëtare të SHBA-së, Uashingtoni ka angazhime të vjetra të traktatit që do t’i mbrojë.
Kjo përfshin të gjitha vendet e NATO-s – “çdo centimetër”, thotë Biden dhe pesë aleatët e Amerikës Azi, Oqeani, Japoni, Koreja e Jugut, Australi, Filipinet dhe Tajlanda.
Demokracitë e tjera që konsiderohen të rëndësishme për interesat e SHBA-së, por të cilave u mungon një angazhim formal ushtarak, mund ose nuk do të mund të mbrohen dot drejtpërdrejt.
Përshembull, Tajvani është ende i paqartë nëse në rast të një lufte me Kinën, Amerika do ta ndihmonte. Për më shumë se dy dekada, Ukraina ishte pikërisht në atë pozitë, duke pyetur veten nëse demokracitë kryesore në botë do ta ndihmonin në luftën kundër fqinjit të saj autokratik, përtej trajnimit thelbësor dhe funizimit me armë për vetëmbrojtje.
Por meqënëse ndërhyrja e SHBA-së mund të çojë në një konflikt të drejtpërdrejtë që mund të “nënkuptojë fillimin e Luftës së Tretë Botërore”, Amerika dhe NATO do të qëndrojnë jashtë luftës, sipas Biden.
Tajvani, në një situatë afërsisht të njejtë është i shqetësuar për standardin e sapodeklaruar të Biden. Kina ka të ngjarë të supozojë se Uashingtoni do të ndjekë “opsionin e Ukrainës” me Tajvanin. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur miratimin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë dhe ka premtuar një proces të përshpejtuar të pranimit.
“Të gjithë aleatët e NATO-s do t’i mirëpresin ata,” tha ai. Finlanda dhe Suedia mund t’i bashkohen lehtësisht kësaj aleance nëse vendosin të aplikojnë.”
Por takimi i ardhshëm i NATO-s është më 29 qershor dhe Putini ka treguar se mund të marrë vendime të mënjehershme në momentin që rrezikohen qëllimet dhe ambiciet e tij. Putini mund të jetë duke menduar për një goditje rrufe në Finlandë dhe/ose Suedi, jo domosdoshmërisht për të pushtuar Helsinkin ose Stokholmin ose për të rrëzuar qeveritë, por thjesht për të shkaktuar një konflikt duke i detyruar vendet të heqin dorë nga anëtarësimi në NATO.
Të njejtën gjë që ka bërë më Ukrainën 20 vite, ai mund të bëjë të njejtën gjë edhe me Suedinë dhe Finlandën.
Diçka e tillë do të pengonte anëtarësimin në NATO, sepse do të rrezikonte që të gjitha vendet e aleancës të përfshiheshin në luftë sipas Nenit 5. Kryeministrja finlandeze Sanna Marin, në një konferencë për shtyp me kryeministren suedeze Magdalena Andersson, tha se dëshira e vendit të saj për t’u bashkuar me NATO-n është pikërisht për të rritur numrin e aleatëve në rast se do të sulmohen nga Rusia.
Por Stoltenberg e sheh qëllimin kryesor të NATO-s jo për të mbrojtur vendet që aspirojnë të anëtarësohen në NATO, si Ukraina, por për të shmangur të bëhen pjesë e konfliktit. Duke pasqyruar komentin e Biden, ai tha : “Përgjegjësia kryesore e NATO-s është të mbrojë të gjithë aleatët dhe të parandalojë që ky konflikt të përshkallëzohet në një luftë të gjerë midis NATO-s dhe Rusisë.
NATO nuk do të përfshihet drejtpërdrejt në konflikt. Aleatët e NATO-s nuk do të dërgojnë trupa në Ukrainë.”
Kjo është thembra e Akilit të NATO-s që Putini e ka shfrytëzuar me sukses për të pushtuar Gjeorgjinë dhe Ukrianën.
Uashingtoni, Londra dhe Moska dolën garante për sigurinë e Ukrainës kur ajo hoqi dorë nga armët e saj bërthamore në 1997. Në vitin 2008, me këmbënguljen e Uashingtonit, NATO deklaroi se Gjeorgjia dhe Ukraina do t’i bashkoheshin aleancës, por brenda disa muajsh, Putini papritmas pushtoi Gjeorgjinë, duke dënuar në këtë mënyrë qëllimin e NATO-s.
Duke parë pasivitetin perëndimor, Putini më pas nxiti dhunën mes rusishtfolësve në Ukrainën Lindore, duke dëmtuar perspektivat e Kievit për anëtarësimin në NATO. Në vitin 2014, Rusia pushtoi Ukrainën Lindore dhe Krimenë, duke zbehur perspektivat e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
Tani, Finlanda dhe Suedia po testojnë bindjet e NATO-s.
Putini e di nga përvoja se përshpejtimi i konfliktit me Suedinë apo Finlandën do të ishte mënyra më e sigurt për të penguar NATO-n. Duke reflektuar mbi pozicionin e NATO-s, Biden ka deklaruar dy synime:
Së pari, ai nuk do të dërgojë asnjë ushtar apo pilot të vetëm amerikan për të mbrojtur Ukrainën edhe kundër gjenocidit – pasi diçka e tillë do të rrezikonte Luftën e Tretë Botërore.
Së dyti, Amerika nuk do t’i japë “asnjë centimetër” të territorit të NATO-s Putinit, pavarësisht të njëjtit rrezik të përshkallëzimit të mundshëm të luftës bërthamore.
Në lidhje me situatën Finlandë-Suedi, ambasadorja e SHBA-së në NATO, Julianne Smith tha se Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë asnjë deklaratë sepse administrata po mendon të njëjtën zgjedhje që tre paraardhësit e saj shmangën lidhur me Gjeorgjinë dhe Ukrainën: nëse do të përballej me Putinin.
Nëse Biden nuk merr asnjë vendim ndëkohë që Putin sulmon Finlandën dhe Suedinë, atëherë ai mund të mbështetet në politikën e NATO-s për tu ofruar vendeve një mundësi për të qënë pjesë e aleancës.
Qasja tepër e kujdesshme e SHBA-së dhe NATO-s nuk do të pengojë, agresionin rus- si dhe atë të Kinës në Tajvan./ abcnews/
/b.h