• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë do të ndodhë me botën në vitin 2021? 10 parashikimet e “The Economist”

by Java News
19/11/2020 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tom Standage-The Economist

A ndiheni me fat? Numri 21 është i lidhur me fatin, rrezikun, shfrytëzimin e shanseve,dhe hedhjen e zareve. Është mosha minimale në të cilën mund të hyni në një kazino në Amerikë dhe emri i një loje të njohur me letra, Blackjack.

Të gjitha këto duken çuditërisht të përshtatshme për një vit me një nivel pasigurie të pazakontë. “Çmimi i madh” që ofrohet është shansi për të vendosur nën kontroll pandeminë e koronavirusit. Por ndërkohë, rreziqet janë të shumta, mbi shëndetin, rimëkëmbjen ekonomike dhe stabilitetin shoqëror. Ndërsa afrohet viti 2021, ja cilat janë 10 tendencat që duhen pasur në vëmendje vitin e ardhshëm.

  1. Lufta mbi vaksinat

Ndërsa vaksinat e para bëhen të disponueshme në sasi të mëdha, fokusi do të zhvendoset nga përpjekja heroike në zhvillimin e tyre, tek përpjekja e madhe që duhet për shpërndarjen e shpejtë të tyre. “Diplomacia e vaksinave”, do të shoqërojë përplasjet brenda dhe midis vendeve, mbi atë se kush duhet t’i marrë ato dhe kur.

  1. Një rimëkëmbje ekonomike e luhatshme

Ndërsa ekonomitë dalin nga pandemia, rimëkëmbja do të jetë e vështirë, teksa shpërthimet epidemike lokale vijnë e ikin, ndërsa qeveritë nuk mund të ndihmojnë pafundësisht sipërmarrjet private që të ndihmojnë punëtorët që kanë humbur vendet e tyre të punës. Hendeku midis kompanive të forta dhe atyre të dobëta do të zgjerohet.

  1. Dalja nga kaosi i ri botëror

Sa do të jetë në gjendje Joe Biden, presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, që të rregullojë

një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla? Traktati i Klimës i Parisit, dhe marrëveshja bërthamore e Iranit, janë pikat nga duhet filluar kjo punë. Por dëmet e këtij rendi që para Donald Trumpit, do ta zgjasin përtej presidencës së tij.

  1. Më shumë tensione SHBA-Kinë

Mos prisni që zoti Biden ta anulojë luftën tregtare me Kinën. Përkundrazi, ai do të dëshirojë të rregullojë marrëdhëniet me aleatët, për t’i zhvilluar ato në një mënyrë më efektive. Shumë vende nga Afrika në Azinë Juglindore, po bëjnë çmos për të shmangur rreshtimin me njërën palë kur të rriten tensionet.

  1. Kompanitë e vijës së frontit

Një front tjetër për konfliktin SHBA-Kinë janë kompanitë, dhe jo vetëm Huauei dhe TikTok, pasi biznesi po bëhet edhe më shumë një fushëbetejë gjeopolitike. Veç presionit nga lart, bosët e këtyre kompanive po përballen me presion nga poshtë, pasi punonjësit dhe klientët kërkojnë që ata të marrin një qasje ndaj ndryshimeve klimatike dhe drejtësisë sociale, ku politikanët kanë bërë shumë pak.

  1. Pas zhvillimit të përshpejtuar të teknologjisë

Në vitin 2020, pandemia përshpejtoi përvetësimin e shumë sjelljeve teknologjike, nga video-konferencat tek blerjet në internet, puna dhe mësimi në distancë. Në vitin 2021, do të bëhet më e qartë shkalla në të cilën këto ndryshime do të mbeten ose do të kthehen pas.

  1. Një botë ku do lëvizet më pak

Sektori i turizmit do të tkurret dhe do të ndryshojë formë, duke pasur më shumë theks tek udhëtimet brenda vendit. Linjat ajrore, zinxhirët e rrjeteve hoteliere, dhe prodhuesit e avionëve do të hasin shumë vështirësi, ashtu si universitetet që mbështeten shumë tek studentët e huaj. Edhe shkëmbimi kulturor do të vuajë pasojat e pandemisë.

  1. Një mundësi për ndryshimin e klimës

Kjo krizë shihet si një shans i artë për të ndërmarrë veprime energjike kundër ndryshimit të klimës, teksa qeveritë po investojnë gjithnjë e më shumë planet e gjelbra të rimëkëmbjes, për të krijuar vende të reja pune dhe për të ulur emetimet e gazrave të dëmshëm në atmosferë. Sa ambicioze do të jenë premtimet në këtë fushë në konferencën e OKB për klimën, që u shty këtë vit?

  1. Viti i një déjà vu-je

Ky është vetëm një shembull se si mund të jetë viti i ardhshëm në shumë aspekte, si një kapitull i dytë i vitit 2020, pasi ngjarjet përfshirë Olimpiadën, Dubai Expo, dhe shumë aktivitete të tjera politike, sportive dhe tregtare do të çelen një vit më vonë sesa ishin planifikuar. Por jo të gjithë ato do të kenë sukses.

  1. Një këmbanë alarmi për rreziqe të tjera

Akademikët dhe analistët, shumë prej të cilëve e kanë paralajmëruar prej vitesh rrezikun e një pandemie, do të përpiqen të shfrytëzojnë rastin për t’i bindur politikë-bërësit të marrin më seriozisht rreziqe të tjera të neglizhuara më herët, të tilla si rezistenca ndaj antibiotikëve dhe terrorizmi bërthamor. Urojuni atyre fat.

Next Post
‘Zhduken 2 javë në vilat e tyre dhe thonë se kanë hequr bajamet, por…’/ Braçe shpërthen ndaj politikanëve që mohojnë virusin

'Virusi s'ndalet se do Lylzimi apo Meta'/ Apeli i Braçes: Respektoni masat, nuk ju infekton qeveria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

April 7, 2026
PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

April 7, 2026
Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In