• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë dëshmuan të ndaluarit për përplasjen te PD-ja?/ “I gjeta në rrugë bishtat e kazmës, i mora se më duheshin në shtëpi”

by
11/01/2022 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria dha sot pretencën duke kërkuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për katër prej të ndaluarve më datë 8 janar në selinë e PD-së, ndërsa për 30 të tjerë u kërkua masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Vendimi pritet të jepet nesër, ndërkohë që abcnews.al ka arritur të sigurojë dosjen e prokurorisë, ku janë dëshmitë e dhëna prej të ndaluarve në lidhje me çfarë ndodhi mesditën e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

Njëri prej të ndaluarve, i riu nga Durrësi, Gentian Lamnicaj është shprehur se nuk ka bërë asgjë të kundraligjshme në selinë e PD-së.

“Unë vetëm kam duartrokitur kur u hap dera dhe u futa brenda të mbrohesha se nga sipër binin xhama”, është shprehur ai.

Agron Gjura, anëtar i PD-së është shprehur se ishte duke shkuar në shtëpi dhe u ndalua nga policia. Ndërkohë, blutë e Tiranës e kanë fiksuar atë duke kryer veprime ndaj forcave të rendit.

Tepër interesante është dëshmia e Hajredin Gjurajt, i cili i ka arsyetuar një një mënyrë tepër origjinale hunjtë që policia i kapi në duar kur e ndaluan.

“Kisha nevojë të bëja ca rregullime në shtëpi. I gjeta në rrugë bishtat e kazmës dhe i mora sepse më dhueshin t’i përdorja. Ishte policia që ushtroi dhunë ndaj nesh dhe jo ne ndaj saj”, është shprehur ai.

Denis Luku shprehet se nuk ka ushtruar dhunë ndaj policisë dhe se në pamjet e fiksuar prej forcave të rendit nuk ishte ai.

“Levën e gjeta aty në seli. Dera ishte e mbyllur dhe unë e përdora levën për të hapur derën e partisë sime”, shprehet ai.

Denis, Valdrin Dervishaj dhe Oerges Dervishaj shprehen se nuk kanë qenë fare në protestë, por në një qendër tregtare aty pranë ku edhe janë ndaluar nga policia.

Mes të ndaluarve janë edhe persona të dyshuar se ishin brenda godinës së PD-së dhe gjatë tre orëve të përplasjes kanë hedhur sende të forta nga sipër ndaj mbështetësve të Bashës.

Raporti i policisë thekson se i ndaluari tjetër Duleman Marku ka kryer veprime të dhunshme ndaj tyre, ndërsa ky i fundit shprehet se nuk do të japë asnjë sqarim ndaj prokurorëve.

Policia dyshon se Armando Dervishi , Ardian Myrto dhe Oltian Zenelaj kanë qenë brenda godinës dhe kanë goditur me bidona plastikë në drejtim të turmës.

Të dyshuar si persona që kanë goditur në drejtim të mbështetësve të Berishës nga brenda selisë së PD-së janë edhe Ylli Gosturani, vëllai i truprojës së kryedemokratit Lulzim Basha; Selman Krasniqi dhe Xhevahir Xhorxhev.

/b.h

Next Post
“Berisha ha edhe fëmijët e tij për pushtet”/ Anëtari i kryesisë së PD: Shpallja ‘non-grata’ e largimi i tij nga PD, shpëtim për shqiptarët

“Berisha ha edhe fëmijët e tij për pushtet”/ Anëtari i kryesisë së PD: Shpallja 'non-grata' e largimi i tij nga PD, shpëtim për shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In