• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Çfarë dëshiron në të vërtetë ISIS?

by A R
13/12/2015 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Liderët e botës së lirë nuk dinë si të përgjigjen në ndaljen e Shtetit Islamik Abu bakr al-baghdadi: Kalifati mund të ekzistojë vetëm nëse e mban territorin e tij ISIS-i nuk i pranon kufijtë e shteteve që e përbëjnë botën moderne e as idenë e një shteti demokratik ose të nënshtetësisë. Ai i sheh këto si krijime të bëra nga njerëzit që bien në kundërshtim me nocionin e kalifatit. Kështu që shpesh thekson se do ta ndryshojë kufirin nga periudha koloniale që e ndan Irakun nga Siria

Debati shpesh ka të bëjë me taktikën: Si të fitohet avantazhi në fushëbetejë, si të ndalet makina e propagandës, si të bllokohen burimet e të ardhurave të ISIS-it? Por, shumë më pak dihet në lidhje me qëllimet e grupit, çfarë dëshiron që të arrijë dhe cilët janë hapat për arritjen e atij qëllimi. Ngritja e grupit në Irak – dhe zënia e mijëra kilometrave katrorë të tokës – ishte aq e papritur dhe tronditëse sa që ka lënë shumë analistë dhe zyrtarë të habitur. Para një viti, ‘New York Times’ publikoi komente të fshehta në lidhje me ideologjinë e ISIS-it nga ana e Major Gjeneralit Michael K. Nagat, atëkohë komandant amerikan i operacioneve speciale në Lindje të Mesme.“Nuk e kemi mundur idenë”, ka thënë ai. “Ne madje as nuk e kuptojmë atë ide”. ISIS-i nuk e mban të fshehtë ambicien përfundimtare të tij: Një kalifat global të siguruar përmes luftës globale. Në atë aspekt flet për mbajtje dhe zgjerim në pjesë sa më të mëdha të Irakut dhe Sirisë. Synon që t’i shkatërrojë kufijtë ekzistues, ta dërgojë luftën e tij, luftën e Islamit, në Evropë dhe Amerikë, dhe në fund t’i udhëheqë myslimanët drejt një beteje apokaliptike kundër “mosbesuesve”. Propaganda e tij mbështetet në një interpretim shumë dallues të Kuranit dhe teksteve të tjera fetare për t’i promovuar këto qëllime, sikur edhe për t’u treguar mbështetësve se ato mund të arrihen.

 

Kalifati global

ISIS-i shpesh e përdor revistën e tij në internet ‘Dabiq’ për ta treguar vizionin e tij. Titulli i revistës nuk është aksidental, dabiq është një qytezë në veri të Sirisë që momentalisht mbahet nga ISIS dhe ku, sipas profecisë Islame, ushtritë e Romës do të mblidhen për t’u takuar me ushtritë e Islamit. Profecia është e rëndësishme për ISIS-in, i cili e pranon fjalën e Profetit dhe hadithet, ose të thënat, që atribuohen me kuptim të plotë të fjalës dhe nuk vihen nën dyshim. Profecia i ofron ISIS-it ngjitësin e sigurisë teologjike. E sipas profecive, ushtritë islamike në fund do ta pushtojnë Jerusalemin dhe Romën. Ideologët e ISIS-it vazhdimisht e citojnë Kuranin në formimin e vizionit të grupit. Qindra deklarata të grupit, në audio dhe video mesazhe, përmbajnë referenca të shumta me fjalët e Profetit. Pa marrë parasysh që shumica e myslimanëve, madje edhe xhihadistëve, i shohin interpretimet e Kuranit dhe haditheve nga ana e ISIS-it si manipulime ose shtrembërime në këtë proces mbështetësit e grupit tregojnë profecinë që thotë: “Do të vijë një kohë kur tri ushtri të Islamit do të paraqiten në të njëjtën kohë, një në Levant, një në Jemen dhe një në Irak”. Ky është një motivim i madh për mbështetësit, e është edhe mesazh për myslimanët: Fundi i botës po afrohet, e nëse dëshiron që të jesh mysliman i vërtetë, në anën e duhur të historisë, më mirë është të na bashkëngjitesh. Mbi të gjitha, ISIS kërkon plotësimin e profecisë, e madhe edhe e pranon se do t’i afrohet shkatërrimit në proces. Ndjekësit e tij i theksojnë këto fjalë të Profetit: “Një lidhje fitimtare e luftëtarëve nga ndjekësit e mi do ta vazhdojnë luftën për të vërtetën, përkundër faktit se do të jenë të braktisur, ata do të jenë në portat e Jerusalemit dhe rrethinave të tij dhe ata do të jenë në portat e Damaskut dhe rrethinave të tij”.

 

Mbajtja dhe zgjerimi

Në predikimin e tij në Mosul, në verën e vitit 2014, hera e vetme e paraqitjes së tij në publik si lider i ISIS-it, Abu bakr al-baghdadi, ka thënë se është obligim formimi i kalifatit dhe për këtë arsye ai duhet të njihet si kalif. Kalifati mund të ekzistojë vetëm nëse e mban territorin e tij e qëllim i ISIS-it është që të mbajë dhe zgjerojë. “Kalifatet nuk mund të ekzistojnë si lëvizje nëntokësore, për shkak se autoriteti territorial është një kërkesë. Nëse u merret ai territor, të gjitha zotimet e besnikërisë më nuk janë të lidhura”, ka shkruar Graeme Ëood në ‘The Atlantic’.

 

Shkatërrimi i kufijve

ISIS-i nuk i pranon kufijtë e shteteve që e përbëjnë botën moderne e as idenë e një shteti demokratik ose të nënshtetësisë. Ai i sheh këto si krijime të bëra nga njerëzit që bien në kundërshtim me nocionin e kalifatit. Kështu që shpesh thekson se do ta ndryshojë kufirin nga periudha koloniale që e ndan Irakun nga Siria. ISIS-i ka krijuar provinca – vilajete – që nuk kanë ngjashmëri me shtetet ekzistuese. Vetë Baghdadi e ka vendosur shkatërrimin e kufijve në qendër të qëllimeve të grupit/ “Shteti Islamik nuk i pranon kufijtë sintetikë, e as shtetësi tjetër përveç Islamit”, ka deklaruar ai në vitin 2012. ISIS-i e sheh veten si shpëtimtar të pakicave myslimane në vende të ndryshme të botës.“Nuk do ta gëzojmë jetën deri kur t’i lirojmë myslimanët kudo që janë, deri në momentin kur do ta rimarrim Jerusalemin dhe Andaluzinë, si dhe ta pushtojmë Romën ka thënë Adnani në vitin 2013. Ndërkohë, për ta përshpejtuar procesin, ISIS dëshiron që të nxisë urrejtje fetare në Evropë dhe SHBA, në mënyrë që myslimanët të mos ndjenë më se i takojnë perëndimit, dhe ose të kryejnë sulme në vendet ku jetojnë ose të largohen dhe t’i bashkohen kalifatit.

 

Skllavërimi i mosbesuesve

Me gjithë sasinë e madhe të armatimit, resurseve dhe teknologjisë që mund të sjellë SHBA-ja në fushëbetejë, ISIS është duke bërë gjithçka që mundet për ta tërhequr perëndimin në një betejë më të gjerë. Vrasja e pengjeve amerikane ka qenë pjesë e kësaj strategjie të provokimit; e gjithashtu ishin edhe sulmet në Paris.“Ata dëshirojnë që ne të bëhemi të ndjeshëm”, ka thënë gjenerali Nagata. Përfshirja e SHBA-së dhe perëndimit në një luftë tokësore, mendon ISIS, nuk do t’u lë myslimanëve zgjidhje tjetër, por që ta mbrojnë kalifatin, duke nxitur kështu një konfrontim global. Sipas perspektivës së ISIS-it në këtë betejë mund të jetë vetëm një fitues. Në shtator të vitit 2014, Adnani ka thënë se të drejtit “gjithmonë janë fitimtarë, që nga koha e betejës së Noas dhe deri në momentin kur Allahu e merr në posedim Tokën dhe njerëzit në të”.

 

 

 

Next Post

Vëzhgimi i frikshëm: “Sekretet e pista” të kompanive ajrore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në prag të zgjedhjeve në Kosovë/ Si e rrit inteligjenca artificiale rrezikun e propagandës ruse

Në prag të zgjedhjeve në Kosovë/ Si e rrit inteligjenca artificiale rrezikun e propagandës ruse

December 27, 2025
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Katër persona dhunojnë brutalisht 17-vjeçarin në Greqi, një prej autorëve shqiptar

December 27, 2025
Sulm i përgjakshëm në Siri/ Plagosje dhe vdekje në një xhami, destabilizohet qeveria e re

Sulm i përgjakshëm në Siri/ Plagosje dhe vdekje në një xhami, destabilizohet qeveria e re

December 27, 2025
Vlora çel zyrtarisht sezonin turistik me spektakël fishekzjarresh

“Të përdoren nga persona mbi 12 vjeç”/ Zjarrfikësit japin këshilla për të pasur kujdes me fishekzjarrët

December 27, 2025
Një plagë që ende kullon gjak

“Le Temps” e Gjenevës: A do ta nxjerrin Kosovën nga kriza zgjedhjet e reja parlamentare?

December 27, 2025
“Shembull profesionalizmi në misionin e NATO-s”, Vengu viziton Forcat e Armatosura shqiptare në Bullgari

“Shembull profesionalizmi në misionin e NATO-s”, Vengu viziton Forcat e Armatosura shqiptare në Bullgari

December 27, 2025
Tabaku: Shqiptarët duhet ta dinë kush përfiton nga paqja fiskale, sekreti tatimor s’mund të fshehë të vërtetën

Tabaku: Shqiptarët duhet ta dinë kush përfiton nga paqja fiskale, sekreti tatimor s’mund të fshehë të vërtetën

December 27, 2025
42-vjeçari humbi jetën gjatë ndeshjes në kalçeto, mjeku sportiv tregon masat që duhen marrë para çdo loje

42-vjeçari humbi jetën gjatë ndeshjes në kalçeto, mjeku sportiv tregon masat që duhen marrë para çdo loje

December 27, 2025
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Përplasi dy punonjës policie, përfundon në pranga 43-vjeçari në Tiranë. Drejtonte makinën i dehur

December 27, 2025
“Se mos të dridhen duart kur të bësh qitje”/ Miri i “fluturon” puthje Kristit: Do vish të përkëdhel ty?

“Se mos të dridhen duart kur të bësh qitje”/ Miri i “fluturon” puthje Kristit: Do vish të përkëdhel ty?

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com