Çezmat publike të vendosura në kryeqytet duket se kanë gjetur edhe një tjetër funksion. Të vendosura nga Bashkia Tiranë dhe me financim nga Shteti i Kuvajtit, çezmat me dizenjo orientale janë bërë objekt gallate në rrjetet sociale.
‘JAVA News’ sjell dy foto të punuara në Photoshop ku paraqitet kryeministri benda një porte që të ngjan si burg dhe kreu i bashkisë Veliaj si Aladini pranë çezmës në formën e çajnikut.
Fotot janë bërë nga faqja ‘Çmendina Dublim’ në Facebook, ndërkohë që çezmat publike kanë pak ditë që janë vendosur në Tiranë për të ndihmuar qytetarët gjatë ditëve të nxehta.










