• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

CEZ/ Vendimi i gjykatës për 9.5 mln euro, Romeo Kara: Eshtë vetëm fillimi

by Java News
21/07/2017 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një trup gjykues në Gjykatën e Tiranës ka dënuar kompaninë CEZ-DIA të Kastriot Ismailajt që t’i paguajë kompanisë shtetërore të energjisë OSHE, plot 9.5 milionë euro. Kjo është një shifër e vogël, krahasuar me humbjet që ka pasuar shteti shqiptar në gropën e madhe të privatizimit të OSHE-së në vitin 2009. Sa për ilustrim, vetëm për ndërmjetësim, Nuel Kalaj ka tërhequr 7 milionë euro brenda ditës cash, si shpërblim se ka sjellë çekët në Tiranë.

Vendimi për të dëmshpërblyer OSHE-në përbën hapin e parë të pranimit zyrtar të abuzimit që ka ndodhur me të ashtuquajturat borxhe që DIA ishte caktuar të merrte nga abonentët dhe t’i kthente në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë. Romeo Kara, ish-juristi i DIA, tashmë akuzatori kryesor për çështjen në fjalë, ka marrë përsipër që të tregojë të vërtetën e tij për sa është në dijeni; ndërsa Prokuroria nuk e ka marrë asnjëherë në mbrojtje, edhe pse kërcënimet ndaj jetës së Romeo Karajt dhe familjes së tij bëhen çdo ditë.

Romeo Kara, në një prononcim për tesheshi.com deklaroi se:

“Çështja civile u zhvillua e ndarë nga çështja penale, pavarësisht se ne kërkuam të jemi palë ne ceshtjen penale.

Lidhur me zhvillimin e ceshtjes civile, nuk u kerkua ndonje pezullim nga ana e te paditurit qe eshte edhe i akuzuar njekohesisht.

Gjykata lidhur me kete ceshtje shqyrtoi ne themel padine tone si dhe u bene aktet e nevojshme te ekspertimit.

Ligjerisht gjykata penale nuk i referohet ketij vendimi, por ajo mund ta marre parasysh faktin qe i akuzuari Ismailaj deklarohet me vendim gjykate debitor karshi OSHEE-se.

Mashtrimi parashikohet njekohesisht nga Kodi Civil si dhe nga Kodi Penal, pra ne te vertete te dyja ceshtjet kane lidhje organike me njera-tjetren.

Mashtrimi nga gjykata civile u pranua, keshtu qe ngelet per tu u pranuar edhe nga gjykata penale per te konstatuar fajesine e Ismailajt.

Besoj se gjykata penale do te jete realisht perpara nje presioni te tille, megjithese ajo tashme ka kryer nje numer rekord seancash dhe e njeh mire kete ceshtje.

Civilisht Ismailaj e mori denimin e tij, tani presim ate penal”.

ma.me

Next Post
Vlorë/ Mjeti përplas këmbësoren, rëndë 53-vjeçarja

Berat/ Aksidentohen 2 mjete, arrestohet Renato Cjapi që drejtonte motoçikletën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lavrov: Rusia nuk është e pastër, nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi

Lavrov mohon çdo lidhje me Groenlandën: Rusia nuk ka të bëjë fare, nuk ka prova për pushtim

January 20, 2026
Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të reja ruse

Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të reja ruse

January 20, 2026
Arrestimi i gjyqtares Enkeleda Hoxha, Xhixho: Roli i SPAK për t’u vlerësuar

“Tregje me ushqime te pasigurta!” Xhixho: Siguria ushqimore pengon për në BE

January 20, 2026
“Zonja Kos, mos u bëj bozë”, Flamur Noka i bashkohet kritikave në kor të PD kundër Komisioneres së Zgjerimit të BE

Noka pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit: Nga 30 ditë, na përjashtuan deri në Mars!

January 20, 2026
Kryenegociatorja e re jep porositë e para për stafin: Besimi që na është dhënë është i veçantë

Shqipëria drejt BE/ Kryenogociatorja Dhuka: Ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet!

January 20, 2026
Aksident tragjik në Thumanë, humb jetën këmbësori 36-vjeçar

Java e kontrolleve: 6 të arrestuar për alkool dhe dhjetëra makina merren me karrotrec në Tiranë

January 20, 2026
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar një Evropë të re dhe të pavarur

Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar një Evropë të re dhe të pavarur

January 20, 2026
Gara për Prishtinën/ Zaloshnja: 52.2 përqind mendojnë se fiton Përparim Rama. PDK ndikon pjesëmarrjen!

“PS sot, më shumë mandate se në 11 maj”, Zaloshnja: PD në vendnumëro. Humbin pikë të rejat

January 20, 2026
Ministri i Drejtësisë urdhëron 22 inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim

Ministri i Drejtësisë urdhëron 22 inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim

January 20, 2026
‘Paraja rrëfen’, Sejko: Historia e sistemit monetar është bazë për stabilitetin e së ardhmes

‘Paraja rrëfen’, Sejko: Historia e sistemit monetar është bazë për stabilitetin e së ardhmes

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In