• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“CEZ”, Prokurorët që dekonspiruan hetimin, ja emrat…!

by Romeo Karaj
14/02/2017 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Romeo Karaj

Janë të shumtë personat të cilët më pyesin se çfarë vendimi do të marrë komisioni parlamentar për investigimin e privatizimit të OSSH. Është një pyetje që më shqetëson edhe vetë mua.

Populli dhe unë si pjesë e tij presim që vendimi i komisionit të jete hapi i duhur ligjor për zbardhjen dhe futjen e çështjes në binarët e duhur.

Sipas meje dhe specialistëve më të mirë të këtij vendi, vendimi më i mirë i këtij komisioni do të ishte krijimi i një task force me prokurore dhe OPGJ me detyrën e investigimit të hollësishëm dhe fillimin e çështjes penale përkundrejt keqbërësve ish qeveritarë.

Si vendim duket i thjeshtë dhe i logjikshëm, por po të paramendosh se si do zbatohet në realitet ngritja dhe funksionimi i një task force të tillë, atëherë kupton se për momentin kjo gjë është e pamundur.

Si dhe kush do të zgjedhë prokurorët?

A është kjo prokurori aq e pastër dhe aq e pavarur sa të realizojë këtë mision?

Nuk po flas për të gjithë prokurorinë, por po marr shembull vetëm atë të Tiranës. Është një prokurori tërësisht e pabesueshme dhe nën ndikimin e të gjithë berishajve.

Mjafton të përmendim se shefja e sektorit antikorrupsion në këtë prokurori është Deniona Katro, njeri i afërt i Argita Berishës.

Për të mos folur pastaj për drejtuesin e prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha. Ai së bashku me prokurorin Ardian Braho, dekonspiruan takimin me avokatët e Clifford Chance të mbajtur në zyrën e tyre tek Kastriot Ismailaj në vjeshtë 2013.

Në fillim të vitit 2014 Ismailaj dorëzon një parashtrim ne arbitrazhin e Vjenës ku për turp të të gjithë neve shihej se si zyrtarët e këtij shteti, në kundërshtim me çdo lloj norme dhe etike profesionale shisnin informacione dhe merrnin përsipër të dëshmonin edhe vetë në arbitrazh pro Ismailajt dhe ne dëm të shtetit.

Në parashtrime nuk përmendeshin emrat, por të gjitha detajet e bisedës së bërë në zyrën në fjalë, se nga kush u servir ky informacion, nuk ka më dyshim.

Për arsyen e mësipërme u rrezikua totalisht pozita jonë në arbitrazh si dhe u kërkua heqja e licencës së avokatit kryesor, Tim Schreiber.

Po nga kjo prokurori u shty deri në limite arrestimi i Ismailajt dhe për çudi, ditën që arrestohet, i jepet vërejtje prokurores që e arrestoi.

Duke parë situatën mendoj se strukturat për zbardhjen dhe çuarjen deri në fund të kësaj çështjeje nuk janë gati.

Përkundrazi kjo prokurori qëndron si garanci e ish-pushtetarëve të inkriminuar në këtë aferë.

Ata kanë vetëm një rrugë; të dëmtojnë provat që janë, të pengojnë marrjen e provave të reja si dhe të bëjnë të pabesueshëm dëshmitarët e mundshëm.

Kjo prokurori do të fillojë gjuetinë e shtrigave sipas kërkesave karshi çdo personi që përballet me ish-pushtetarët hajdutë të kësaj afere.

Kjo do të jetë beteja e ardhshme.

Next Post
Xavi Alonso nuk luan në ndeshjen me Arsenalin

Xavi Alonso nuk luan në ndeshjen me Arsenalin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

March 28, 2026
Prezantimi i Operatorit të Ujit, Balluku: Organizimi do bëhet në katër rajone

GJKKO i bllokoi pasaportën, Gjykata e Lartë shqyrton më 9 prill rekursin e Belinda Ballukut

March 28, 2026
Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

March 28, 2026
Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

March 28, 2026
“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake

“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake

March 28, 2026
Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

March 28, 2026
Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

March 28, 2026
Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

March 28, 2026
“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

March 28, 2026
Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In