Kryetari i Komisionit Hetimor, Taulant Balla, i ka dërguar një kërkesë kompanisë CEZ në Pragë, për të mësuar nëse Nuel Kalaj ka pasur ndonjë kontratë me këtë të fundit.
Ai kërkon të dijë edhe nëse drejtuesit e CEZ, kanë pasur lidhje dhe kontakte me Nuel Kalajn.
Ky i fundit rezulton të ketë tërhequr 7 milionë euro cash brenda një dite nga CEZ.
Kalaj është thirrur për të dëshmuar, por deri më tani ai e ka refuzuar një gjë të tillë, edhe pse në media deklaroi se është gati të vijë në Shqipëri për t’iu përgjigjur pyetjeve të Komisionit Hetimor. /b.d










