• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Çështja penale është ndarë”/ Hetimi ndaj Arben Ahmetajt, reagon zyrtarisht SPAK: Prokurori Braho u largua me kërkesën e tij

by Java News
10/03/2023 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas kontrolleve nga BKH në vilën e ish partneres dhe banesën e ish-gruas së Arben Ahmetajt, SPAK reagon zyrtarisht në lidhje me hetimin ndaj ish-zv.kryeministrit.

Sipas SPAK, sqarohet se prokurori Klodjan Braho është larguar me kërkesën e tij, dhe se hetimet po kryhen nga prokurorja Enkeleda Millonaj.

Sakaq, të dhënat për Arben Ahmetajn po vlerësohen nga prokurorët, ndërsa thuhet se çështja penale ndaj tij është ndarë.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke pasur në konsideratë që në mënyrë të përsëritur prej një periudhë kohore disa mujore, në disa media dhe portale mediatike, janë ngritur pretendime në lidhje me veprimet proçedurale të kryera nga prokurorët Klodjan Braho dhe Ened Nakuçi në ushtrimin e ndjekjes penale lidhur me proçedimin penal nr.277 viti 2020 që bën fjalë për kontratën e koncensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”, vlerëson të nevojshme që të informojë opinionin publik si më poshtë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në përfundim të hetimeve paraprake për proçedimin penal nr.277 viti 2020 të Prokurorisë së Posaçme, në datën 09.12.2022 ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k, me akuzat e tyre respektive.

Prokurorët e çështjes kanë kryer veprimet proçedurale duke u bazuar në Kodin e Procedurës Penale si dhe në provat që janë mbledhur gjatë fazës së hetimeve paraprake. Veprimet proçedurale të prokurorëve të çështjes në lidhje me këtë proçedim penal nuk janë veprime dhe qëndrime të tyre personale, por përfaqësojnë qëndrimin dhe vendimin e institucionit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjyqtari i seancës paraprake me vendimin nr.21, datë 21.02.2023 e ka vlerësuar si të drejtë dhe të bazuar në ligj kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale dhe ka vlerësuar se hetimet janë të plota, se ka prova të mjaftueshme për të provuar akuzat penale të ngritura, duke vendosur dërgimin në gjyq të kësaj çështje penale. Ky vendim i gjyqtarit të seancës paraprake, i cili është një vendim ndaj të cilit nuk lejohet ankim, rrëzon çdo pretendim të padrejtë ndaj prokurorëve të çështjes për hetime të paplota apo për akuza të pabazuara në prova të mjaftueshme.

Në lidhje me veprimet e kryera nga shtetasi Arben Ahmetaj në cilësinë e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Ministrisë së Drejtësisë, si dhe në lidhje me disa fakte dhe rrethana të tjera që kanë rezultuar nga hetimet e paraprake, është vendosur ndarja e çështjes penale duke u rregjistruar proçedimi penal nr.277/1, datë 19.09.2022. Ky proçedim penal është hetuar nga prokurori Klodjan Braho dhe është ndarë si proçedim penal më vete para se prokurori Ened Nakuçi të bëhej pjesë e grupit hetimor për proçedimin penal nr.277 viti 2020.
Aktualisht, proçedimi penal nr.277/1 viti 2022 është duke u hetuar nga prokurore Enkeleda Millonaj, pasi me vendimin e Drejtuesit të Prokurorisë të datës 30.01.2023 është vendosur zëvendësimi i prokurorit Klodjan Braho, me kërkesë të këtij të fundit.

Prokuroria e Posaçme kundërshton çdo tentativë për intimidim dhe sulme personale ndaj prokurorëve të posaçëm që synon t’i kufizojë ata nga kompetenca dhe përgjegjësia e tyre për të ushtruar ndjekjen penale sipas Kushtetutës dhe ligjit.
Cilido që ka pretendime për veprimtarinë proçedurale të prokurorëve të posaçëm ka mundësinë që t’i referojë ato në organet kompetente, në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë apo edhe në organet e ndjekjes penale, autoritete të cilat ligji iu ka njohur kompetencën për të verifikuar dhe për të kontrolluar punën e prokurorëve të posaçëm./m.j

Next Post
Irani e Arabia Saudite pranojnë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike pas ndërmjetësimit të Kinës

Irani e Arabia Saudite pranojnë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike pas ndërmjetësimit të Kinës

Comments 1

  1. Justice says:
    3 years ago

    Pink pongun “drejtesia” plehrat Shqiptare & dhe Shqiptaret e luajn shum bukur , por pjesa e botes tjeter western punojn from dusk to dawn dhe s’kan leke me pislliqe the te shesin tangerlliqe ! Si lord he sgjebosur nbrek ; pshembull plehrat e felliqur qe si pjerdh njeri ne bot e jo me te bejne show kokepari dembabadem Meta/Metaj & Monica /ugly plastika, Maloku plehr qe vjen era shure dhe mut malok dembabadem Berisha . Ne pergjithesi populli Shqiptar kerkon free nga bota dhe I ben karshillik botes me gjen e vjedhur, populli Shqip s’ka moral or God in there bones only liars & thugs

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndarja nga jeta e këngëtarit Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

Ndarja nga jeta e këngëtarit Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

December 23, 2025
“Mos na fyeni”, irritohet në studio Agron Duka; Habit moderatori: T’ju qeras me një dopio raki shafrani

Protesta para Kryeministrisë, Duka: Unë dal kundra kleptokracisë dhe jo në krah të Berishës

December 23, 2025
Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Inauguruam dje misionin e ri të opozitës, qytetarët “firmosën” kontratën me..

Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Inauguruam dje misionin e ri të opozitës, qytetarët “firmosën” kontratën me..

December 23, 2025
“Puthja e Endrit Shabanit, jonjerëzore”, Ilir Beqaj komenton në gjyq zgjedhjen e tij si Avokat i Popullit

“Puthja e Endrit Shabanit, jonjerëzore”, Ilir Beqaj komenton në gjyq zgjedhjen e tij si Avokat i Popullit

December 23, 2025
Kryeministri Rama takim me bizneset: Çdo gjë që ju hiqni punonjësve do ta keni në llogarinë e ferrit ku do përfundoni

Kryeministri Rama takim me bizneset: Çdo gjë që ju hiqni punonjësve do ta keni në llogarinë e ferrit ku do përfundoni

December 23, 2025
Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje, 37 të falurit sërish drejt ekzekutimit

Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje, 37 të falurit sërish drejt ekzekutimit

December 23, 2025
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca për Altin Hajrin

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca për Altin Hajrin

December 23, 2025
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

Dhunuan dy punonjës policie dhe drejtorin e IMT, zbulohen emrat e 3 të arrestuarve

December 23, 2025
“Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK”/ Rama për zgjedhjen e Klodian Brahos: Do ketë mbështetje të palëkundur për të përmbushur misionin

“Shkundni mirë xhepat”, Rama bën për ‘ujë të ftohtë’ ndërtuesin: Keni paga 50 mijë lekë…

December 23, 2025
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 24 Dhjetor 2025

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com