Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e bërë nga përfaqësues të medias për lejimin e kamerave dhe transmetim live të shqyrtimit gjyqësor të dosjes “Partizani”.
Sipas gjykatës, prania e kamerave mund të ndikojë në ecurinë e procesit.
“Procesi ka një numër të lartë dëshmitarësh dhe transmetimi live mund të ndikojë tek dëshmitë e tyre dhe ta kthejë në debat publik çështjen”, arsyetoi gjykata.
Publiciteti i procesit ishte kërkuar edhe nga i pandehuri Jamarbër Malltezi.











