Kryeministri kanadez, Justin Trudeau njoftoi të shtunën shkarkimin e ambasadorit të Kanadasë në Kinë, John McCallum, disa ditë pas komenteve të diskutueshme të tij mbi kërkesën amerikane për ekstradimin e kryefinancieres së ”Huawei”.
‘’Dje në mbrëmje i kërkova John McCallum për të më paraqitur dorëheqjen nga posti i ambasadorit të Kanadasë në Kinë’’, bëri të ditur me anë të një komunikate Trudeau.
Meng Wanzhou, vajza e themeluesit të ‘’Huawei’’ u arrestua më 1 dhjetor në Vankuver me kërkesë të drejtësisë amerikane, e cila e akuzon atë për shmangien e sanksioneve amerikane ndaj Iranit.
Ndalimi i saj shkaktoi një krizë të paprecedentë diplomatike mes Pekinit dhe Otavës.
/a.rada










