• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çështja Halim Kosova, një gabim i madh i Bashës dhe PD

by Edmond Arizaj
03/12/2020 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edmond Arizaj

Kur dr. Halim Kosova humbi perballe Erion Veliajt ne zgjedhjet per kryeqytetin, i bera vetem nje sms: Doktor nuk humbe ti, humbi Tirana.

Nuk kam ndermend ta shpjegoj pse vazhdoj t’i qendroj ketij mendimi, nese dikush nuk e kupton, as shpjegimi im i gjate, nuk do mundet ta beje te kuptoje, sepse s’do te kuptoje. Por nuk eshte ky qellimi. Fare.

Jam krejt i hallakatur, si rrallehere gjashte muaj para zgjedhjeve, pa arritur te gjej nje pergjigje, cfare kerkon PD dhe Lul Basha? Do me hidhesh ne gryke e do me thuash: fitimin e zgjedhjeve, ardhjen ne pushtet, largimin e hajduteve, grabitesve, shporrjen e Edvin Kristaq bllokades, etj, etj togfjalesha sulmues.

Dakort po si? Dhjetorin mos e llogarit si muaj, sepse as e ka njeri mendjen tek zgjedhjet. Po dhe gjysma e janarit do shkoje si perhere, plus vaksinen ne pritje dhe kovidin neper kembe. Sa muaj i mbeten Bashes? Tre muaj.

Ne nje shkrim te para pak muajve (Basha koha te rivalizoje seriozisht Ramen…), sugjeroja mes te tjerave se PD duhet te mbledhe cdo cope te saj. Sot shohim se jo vetem copat e lena rrugeve nga PD, madje jo nga PD, por nga Basha me shume, jane kthyer ne rreziqe humbje votash, sado te pakta, PD paska luksin te shqelmoje edhe personalitete si Halim Kosova. Personalitete te fushes profesionale, jo politike.

A mund te me thoni ndonje politikan profesionist ne PD? Atehere si e paska kete luks PD, t’i mohoje vetes ne mos mijera, qindra, a doni, dhjetera vota?!

Sepse Halim Kosova ka vota qe i sjell ne emer te tij. Nuk eshte i perfolur. Nuk ka asnje njolle politike dhe institucionale. Edhe kaq jane shume ne mes te nje politike te zhytur ne turp e korrupsion, por mund te vazhdojme me fisnikerine, me qetesine, me butesine, me natyren luajale, me pamundesine e korruptimit material e intelektual.

Atehere si valle PD leshon nje “diamant” te tille? E hedh poshte kete diamant, me shkresat e dikujt qe ne ndryshim nga homologet, nga maja e shtetit, ben kontrollorin e cilesise ne parti. Pffff. Per me teper qe Kosova (vetem nga mbiemri Basha si nip andej, duhet te bente nje “perjashtim”), ka qene ne betejen e Tiranes…

Pra kthehem tek pyetja qe me hallakat, cfare kerkon Basha dhe PD? Sepse pushtetin s’e besoj qe e duan. Si mund ta duash kur kjo parti, e djathte, shperfill fisnikerine, ate qe na mungon prej kaq dekadash?!

Nuk e di a i eshte pergjigjur Basha ende asaj pyetjes ne po te njejtin shkrim qe citova pak me larte: Ai vete pse duhet ta votoje Lul Bashen? Nuk e di cfare strategjie ka. Nuk e di a ka strategji. Por realisht, sot PD dhe opozita duhet te ishin si legjione romake e falanga maqedonase bashke; te mos kishin asnje pike te dobet dhe kur te sulmonin rezistenca kundershtare te ishte krejt e paperfillshme.

Ne fakt “ushtria” e Bashes duket krejt si polaket mbi kuaj qe sulmojne me ulerima “tigrat” naziste. Mbetet vetem pak kohe qe Basha dhe PD te qartesohet se cfare kerkon, si e kerkon, pse e kerkon dhe mbi te gjitha, me ke e kerkon. Jam shume kurioz te mesoj, cili eshte ai person i perzgjedhur nga komisioni i PD qe ploteson kushtet per te qene perfaqesues politik i saj, me shume se Halim Kosova? Perfshire dhe dy bashkekryetaret e komisionit, e duke vazhduar edhe me larte./a.p

Next Post
Hakerat sulmojnë vaksinën/ Shënjestrohet sistemi i shpërndarjes

Hakerat sulmojnë vaksinën/ Shënjestrohet sistemi i shpërndarjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

“Shmangni zonat ku do të jenë demonstruesit”, Ambasada e SHBA-ve mesazh qytetarëve të saj për protestën e PD

March 19, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram: Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!

March 19, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Nard Ndoka kritika Berishës: Nuk e bëri kurrë PD-në një parti demokratike, i la të gjithë nën hijen e tij

March 19, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A thua e beson PPE Berishën?

March 19, 2026
Hapet Ura e Milotit pas përforcimit të themeleve, Ministri Karakaçi: Lehtëson qarkullimin për veriun e vendit

Hapet Ura e Milotit pas përforcimit të themeleve, Ministri Karakaçi: Lehtëson qarkullimin për veriun e vendit

March 19, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: I thashë Netanyahut të mos godiste centralet energjetike iraniane, nuk do ta bëjë më

March 19, 2026
Dalin pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin

Dalin pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin

March 19, 2026
Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Irani sulmon një rafineri nafte në një qytet të Izraelit

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In