Përmes një postimi në rrjetet sociale, drejtuesi i komisionit parlametar, Ulsi Manja ka reaguar mbi temën e nxehtë të pronave në Shqipëri.
“Opinionet ligjore të pavarura dhe të njohura ndërkombëtarisht, janë bërë pjesë e procedurave parlamentare, këtë herë me delegacionin e Komisionit të Venecias, për projektligjin “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, shkruan Manja.