• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Çështja e PD-së ka kaluar në gjykatë, duhen vite për të dhënë vendim’/ Çupi: Skandali i pagave tregon raportet e dëmtuara që ka individi me ligjin

by Java News
27/12/2021 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Frrok Çupi parashikon një kalvar të çuditshëm që do të zgjasë me vite brenda Partisë Demokratike me përplasjet Berisha-Basha. Në një intervistë për “Studio Live” në Report Tv, Çupi tha për gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj se tashmë çështja është në gjykatë dhe që kjo e fundit të dalë më një vendim se kë statut do të njoh dhe regjistrojë do i duhen vite të tëra. Analisti u shpreh se përtej kërcënimeve që bën Sali Berisha, në fakt nuk do të ketë asnjë marrje selie të PD me dhunë.

“Kjo gjendje që është tani që do të marr zyrën apo do shkojë në gjyq do të vazhdojë deri në 2025, për arsye të ligjit. Pasi çështja nuk ka lidhje me kërcënime fizike , por çështja ka shkuar në gjykatë dhe duhet pritur fjala nga ajo. Kemi të bëjmë më një palë dhe një apendiks (shtojca) tjetër që thotë ka një status. Gjykata tani do të vendos. Vetëm gjykata e Lartë ka nevojë për 5 vite që të gjykojë këtë çështje, 3 vite do i mbajë gjykata e Apelit dhe do të shkojmë në një kalvar shumë të çuditshëm. Nuk do të ketë as lutë as përleshje as marrje me forcë, të gjitha këto janë përrallë nga e kaluara”, tha Çupi.

Lidhur me skandalin e publikimit e mbi 695 mijë pagave, numrave të ID, targave dhe numrin e celularëve për Frrok Çupin është bërë nga individë kuriozë që u lidhen nëpër duar të dhëna kaq sensitive. Çupi tha se ky skandal vjen si pasojë e raportit të dëmtuar të ka individi me ligjin dhe se përgjegjësi duhet të marrë përgjegjësit. Megjithatë për Çupin kjo nuk duhet parë si skandal por si një mënyrë transparence.

“Mendoj se ngjarja e vërtetë është reagimi ndaj saj. Ajo që ka ndodhur nuk është e mirë dhe në demokraci skandalet janë qen roje të demokracisë, pasi në të kundërt do të hante vetveten dhe do të binte në totalitarizëm. Për mua qeveria ka përgjegjësinë e parë që pse nuk i ka shpallur më parë dhe e dyta pse po nxjerr përgjegjësin e tyre. Një mendje më vjen me thënë se ndoshta e ka bërë edhe vetë qeveria për të ndihmuar në procesin e transparencës apo për të diskutuar për disa ditë rreth kësaj flluske. Njerëzit kuriozë që kanë të dhënat nëpër duar i kanë lëshuar në internet dhe se tashmë duhet të përgjigjen në prokurori. Mbase e kanë bërë me thënë “hajde ta bëj njëherë”. Përderisa raportet e individët me ligjin janë shumë të dëmtuara dhe rrënuara, secili mendon s e mund të bëjë gjithçka dhe mund të jetë edhe një gjë kaq naive e vulgare”, tha analisti.

Pas disa tentativave për të pushtuar me forcë selinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka lënë afat Lulzim Bashës deri në 5 janar 2022, për t’u larguar nga selia bashkë me lidershipin e tij. Në të kundërt, Sali Berisha ka sinjalizuar se do të rrethojë me mbështetësit e tij selinë blu, duke nënkuptuar mundësinë e largimit të Bashës me forcë. Nga ana tjetër, Lulzim Basha ka deklaruar se po përgatitet për të përballuar të gjithë skenarët e Sali Berishës, përfshirë edhe një sulm të mundshëm të këtij të fundit, për të marrë me forcë selinë. Dy grupet, pasi kanë shkarkuar dhe nuk njohin njëri-tjetrin,  kanë nisur edhe një betejë ligjore. Është pikërisht kjo përballje ligjore, e cila në fund do të përcaktojë se kush do ta kontrollojë selinë e Partisë Demokratike. Berisha ka dërguar për konfirmim në gjykatë statutin paralel që miratoi më 11 dhjetor 2021 ku ka shkarkuar Bashën ndërsa ka kaluar PD-në në duart e një të ashtuquajturi Komision për Rithemelimin e partisë. Për konfirmim në gjykatë ka dërguar ndryshimet statutore të korrikut edhe Lulzim Basha, ndonëse 5 muaj me vonesë. Mbi këto ndryshime, Basha nxori jashtë lojë të gjitha vendimet e njëanshme dhe strukturat paralele të ngritura nga Berisha.

Gjatë javës së fundit vendi u përfshi në një skandal që kishte lidhje me publikimin e të dhënave personale të mijëra shqiptarëve duke i bërë ata një “pre” më e lehtë ndaj shantazheve të kriminelëve. Në rrjetet sociale u përhap me shpejtësi lista e pagave e mbi 694 shqiptarëve të muajit prill 2021, numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj!/shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
“Je flori”/ Festë me fishekzjarrë në Kavajë, 153 familje u futën në shtëpitë që u rindërtuan. Rama ndan dhuratat: Qeveria s’bën vezë të kuqe

“Je flori”/ Festë me fishekzjarrë në Kavajë, 153 familje u futën në shtëpitë që u rindërtuan. Rama ndan dhuratat: Qeveria s'bën vezë të kuqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Nafta mbi 200 lekë/litër! Ku ndryshon Shqipëria nga rajoni?

March 25, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Kali i Saliut, tagjia e Edit

March 25, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

March 25, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Sekretet” e takimit Nano-Millosheviç në Kretë, Paskal Milo flet për 90 minutat që askush nuk i përmend

March 25, 2026
Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

March 25, 2026
SHBA-të i japin fund miqësisë me Iranin

“SHBA ka fituar në Iran”, Trump: Tehrani ka rënë dakord të mos zotërojë armë bërthamore

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In